Cështja "Frroku", deputeti në Gjykatën e Lartë me pranga/Ja gjyqtarët që do japin vendimin

3 Prill 2015, 13:01Kronika TEMA

Mark Frroku, deputeti i kristian-demokratëve, është paraqitur në Gjykatën e Lartë me pranga në duar dhe me masa të larta sigurie, ndërsa procesi në ngarkim të tij, i dyti brenda pak ditësh po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Trupa e gjyqtarëve që do të japin vendimin mbi masën e sigurisë së Frrokut përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Tom Ndreca, Guxim Zenelaj, ndërsa relatorë të çështjes do të jenë Artan Broci dhe Edmon Islamaj.

Prokurorë të çështjes janë Rovena Gashi dhe Madrid Kullolli.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi arrestimin e Mark Frrokut, i cili u akuzua fillimisht për një vrasje në vitin 1999 në Belgjikë. Por më pas Prokuroria njoftoi se ndaj tij janë ngritur edhe dy akuza të reja.

Bëhet fjalë për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi dyshohet se deputeti Frroku disponon pasuri të shumta, të cilat i ka vënë nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme.

“Pra, fakti që akuzohet për vrasje për shkak të konflikteve në rrjetin e prostitucionit, aktivitet nga i cili dyshohet se ka krijuar të ardhura të mëdha, dyshohet se ka krijuar pasuri të paligjshme, për të cilat nuk justifikon burimin e pasurisë”, tha një zyrtar i prokurorisë.

Akuza e dytë e re, është ajo e “fshehjes dhe refuzimit për të deklaruar pasuritë”.

Prokuroria sqaron se më 30 mars 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka bërë një kallëzim ndaj tij, pasi kristiandemokrati Frroku ka refuzuar të jepte shpjegime për burimin e pasurive të tij.

Mësohet se pasuritë e deklaruara nga Frroku janë të shumta, çka ngrenë dyshime të forta se janë vënë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme. /gj.k/

2 komente në “Cështja “Frroku”, deputeti në Gjykatën e Lartë me pranga/Ja gjyqtarët që do japin vendimin”

  1. Billy says:

    Vetem keta Artan Brocin dhe Fatmira Hajdarin, nuk i honeps dot. Kta kane thane, shyqyr qe u vra Arbeni dhe Azemi qe u bame gjykates.

  2. sherifi says:

    Billy
    Paskemi qene ne nje mendje,nuk po e vazhdoi komentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje