Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin me Kosovën, “Statfor”, agjencia e njohur amerikane e inteligjencës ka përgatitur një raport të detajuar ku që në fillim të tij thuhet se “Fërkimet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë, por pretendimet e Shqipërisë mbi Kosovën do mbeten vetëm retorikë dhe nuk ka gjasa për një përshkallëzim serioz”.
“Por pavarësisht tensioneve të përhershme, kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk ka gjasa që të ndryshojnë në një kohë të afërt. Për shumicën e shqiptarëve, ideja e Shqipërisë së Madhe ka kuptim simbolik. Shumica e qeverive shqiptare kanë përdorur idenë e Shqipërisë së Madhe për arsye politike, por pak veprime konkrete kanë rezultuar nga kjo retorikë. Më e rëndësishme, aleatët kryesorë të Tiranës kundërshtojnë çdo pretendim territorial”, thuhet në raport.
“Rasti i Serbisë është i ngjashëm. Për arsye politike, Beogradi nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Por qeveria e di që nuk do e rimarrë këtë territor në një kohë të afërt”, thuhet në raportin e “Statfor”.
“Statfor” megjithatë sheh disa probleme të mundshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Megjithatë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën mund të gjenerojnë probleme në të ardhmen. Edhe pse Shqipëria njihet për destabilitetin politik, nuk ka tensione etnike. Por situata e lëkundshme në Kosovë përbën rrezik për Shqipërinë për disa arsye.
Së pari, konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë mund të krijojë çarje mes Tiranës dhe të tjerëve aktorë rajonalë, veçanërisht me Serbinë.
Së dyti, varfëria në Kosovë do të detyrojë Shqipërinë të thithë një numër kosovarësh të papunë për një kohë të gjatë. Sipas Bankës Botërore, mbi 14 përqind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, duke krijuar kushte potenciale për trazira sociale”, thotë raporti në fjalë.
Por pse e përdor Edi Rama këtë kartë?
“Qeveria shqiptare po e përdor idenë e bashkimit me Kosovën si presion ndaj BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.
Megjithatë Serbia dhe Shqipëria nuk duket se do anëtarësohen brenda kësaj dekade. Popullariteti i përgjithshëm i anëtarësimit në BE brenda shqiptarëve shpjegon se pse Tirana po i bën presion unionit.
Megjithatë negociatat e Shqipërisë me Brukselin do zvarriten përgjatë shumë viteve dhe mungesa e përparimit mund të rrezikojë këtë ekuilibër dhe mund të çojë në paqendrueshmëri rajonale”, thuhet në raport./albeu
BIG ALVANIA,thene ndrishe……to makri!
Pra Orthodhijaks do te thot jasht qitje e zez, true or false?
@tourgofag
Thene ndrishe: sto muni tis manas su!!!!!
o njerez,
nuk po ja hyme ketij “raporti” dhe nuk po ja hyme as deklarates se Rames,e tha se tha,do behet sdo behet,beri mire a beri gabim etj
bashkimi i Shqiperise me Kosoven,ka filluar realisht apo praktikisht,dhe ka kohe,ndersa bashkimi “zyrtar” eshte nje ceshtje politike delikate,qe do rri “varur” per disa kohe,kjo varet sigurisht nga rrjedha qe do marin ngjarjet/gjerat ne te ardhmen..
USA e ka patur ne plan,”shkeputjen e Kosoves” prej Yugos.edhe bashkimin perfundimisht me Shqiperine,me perpara se te fillonte lufta ne Yugo.
por nuk eshte kaq e thjeshte,
ne keto kohe kur Russia po kercenon NATOn,kriza ne Greqi e me gjere,rreziku i shperberoes se €,por edhe problemet e brendeshme te Shqiperise,korrupsioni,mafia,papunesia,fukaralleku,pa-aftesia per te patur nje shtet ligjor apo edhe nje ushtri etj…ja te gjitha keto te cojne ne aresyetimin qe nje bashkim zyrtar nuk eshte gati..
mgjt.te jeni te sigurte te gjithe, bashkimi perfundimisht eshte i pashmangshem,dhe Serbia nuk e merr me kurre Kosoven,kujt i pelqen le te gezoje e kujt nuk i pelqen le te merzitet!!
Me e pakta per momentin,Kosova do konsolidohet dalengadale si nje shtet i pavarur,prape kjo ne te mire te Shqiperise!!
Gezuar festen te gjitheve!!
a keni brisqe?
True
tomakri e kemi mare para 100vjeteve . Tani do ta servirim ca serbomedhenjeve dhe ca grekomedhenjeve
100% Ky raport nuk eshte ber nga inteligjenca amerikane pasi eshte shum shum amatoreske tejet amatoreske ky raporte eshte ber nga ndonje gazetare injorante nga shqiperia. shans teorike nuk me qen nga ndonje agjenci e inteligjences amerikane. nuk besoj se inteligjenca amerikane eshte kaq e pa informuar.
Edhe ky raport ka prapavije te qarte politike ndaj vete USA-s por edhe ndaj aleateve.
Jo se jam filozof,por kush do ta shohi edhe njehere intervisten e Rames,e ka te qarte idene e tij.
Rama thote se jane dy rruge:
1-Bashkimi klasik i dy vendeve.(i gjate ne kohe)
2-Rruga natyrale drejt BE-se.
Kur thuhet bashkim klasik dhe i gjate ne kohe,asnje nuk do e deshironte(as Rama vete).
Jo me kote Rama thote:- bashkim natyral drejt BE-se. Ky eshte afat shkurter dhe i sigurte. Kete lloj bashkimi e duan te gjithe(Shqiperia,Kosova,BE-ja dhe USA).
E ku jane thirrjet nacionaliste te Rames?
Apo sepse permendi rruget?
Kesaj i thone qe mos te pranojme se nje edhe nje bejne dy sepse rruga tjeter eshte 1 x 2=2.
Stratfor eshte ojf…ish-punonjes te inteligjences…
e pra, se duket qekan kput ne myth me ket analize inteligjente qe dhe lopa qe kullot bar e ka kuptu me kohe
Kete deklarat e perpiloje U.S.A p.m. RAMA vetem e tha bukur.
ca kurvnimi i bukur me ate shprehjen “…ne nje koh te afert”!
medemek ja ka fut xixat te dy palve se “ne nje koh te larget” mund ta ket secili kosoven (nenkupto kush merr lejen e ameriks)
persa i perket “lejes s qenit” kte e meritojn shqiptart
persa i perket “lejes se meritimit” kjo i tako serbve sepse jan dhe do t jen me t zhvillu e emacipu e europjanizu e civilizu…
europa osht me serbt,amerika me shqiptart..ne te ardhmen e larget
kush do fitoj?
shqiptaret me refugjata apo serbet me ekonomi t fuqishme dhe me karakter>
fiton ekonomija o trap! ka pas thon dikur Aqif Klinton Kaperton!
Edhe nje femije ne klas te 5-te e dinte kete,kurse keta paskan bo raport,shqetesim boteror ?
Ja keshtu te lumte !Rama i ben lavazh trurit te kosovareve .
EU-uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu-
huuuuuuu-huuuuuuuuuuuu-uuuuuuuuuuuuuuuu
Si tha Inteligjenca Kar tes
haaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Fake inteligjencen e satanit
Edhe kosova na duhet, pak probleme kemi
Si keshtu more Edi! Edhe i tredhur edhe na beje amshorin? Per amerikanet je thjeshte nje terheqes i parmendes se drurit per te punuar bahcene more Edi!
Mos na i tkurrni shpresat se vajt gjat kjo pun nje bashkim e duam ne se ku????
Domethënë se,pas viteve 2020..edhe mund të flitet për anëtarësim të vendit tonë,Shqipërisë në BE..Këtë thotë raporti i Inteligjencës Amerikane..Tirana dhe Beogradi..po bëjnë propagandë…për të përfituar politikisht..brenda shteteve të tyre..dhe së dyti për të përfituar nga BE..ndonjë lloj ndihme..Mirëpo raporti thotë se:Serbia nuk mund të rimarrë teritorin shqiptar të Kosovës..ende këtë dhjetëvjeçar…Pra,në raport lihet të kuptohet se edhe mund ta rimarrë..Ose thënë më thjesht..:Nëse serbia hyn në konflikt të armatosur ..për të rikthyer serbinë e madhe me toka të grabitura sidomos shqiptarëve në krahinën e Kosovës..ShBA..nuk kanë më dëshirë të rikthehen për ta rizgjidhur drejt këtë konflikt..Në raport thuhet se Ky është një presion i kryeministrit shqiptar për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE..Më duket..vështirësisht e pa-pranueshme kjo metodë partizane e E.Ramës..Ti bësh presion një organizmi si Be..me 28 anëtarë..shtete..besoj se:Së pari duhet të jesh një shtet me potenciale të mëdha ekonomike,Të jesh një shtet që ke treguar se di të fitosh atë që kërkon..përmes disa rrugëve..Diplomatike,ekonomike,por..edhe..edhe ..Ushtarake..A e ka Shqipëria jonë ndonjërën nga këto mjete..??-Pyesim ne,që nuk e dimë …!Jo,jo..Shqipëria..nuk është as ndonjë shtet me peshë ekonomike,as me kapacitete diplomatike..dhe ca më pak me atë ushtarake…:E dini se sa ushtarë aktivë kanë mbetur në vend…12 mijë..ose 13 mijë..forca të armatosura..kur ushtritë e vendeve përreth janë me qindra mijëra..ose miljona…forca ushtarake…!
Bravo mero po ju ben lavazh truri rilindsave qe po vdesin.vendos nje titull te bukur,foton e rames dhe kaq duan rilindsit…fap klik.
nese kete shkrim e ka bere nje njeri qe perfaqeson intelegjencen amerikane duhet thene se me te vertete amerika qenga drejt rruges mutit, paska hikur per lesh,, megjithse drejt rruges eshte por me duket se qenga afer fundit,
. . . Por qeveria e di qe nuk do e rimarre kete teritor ne nje kohe te afert.[ eshte fjala per serbet]. D.m.th, te qendroje edhe per ca kohe ne liri Kosova se nje sulm i mundshem edhe mund ta ktheje nen kthetrat e serbeve! Le te shkojme tek mbarimi i luftes, kush ka firmos, perfundimin e saje, a ka firme ndonje kosovare drejtues i luftes?! Kjo tregon se vete amerikanet nuk jane te bindur ne historia e Shqiperise, se nuk po themi se kane dore ne coptimin e saje me 1913-ten, por jane dakort me aktualitetin! Ne te vertete kjo kuptohet se ne interesat e Amerikes dhe te Europes, ne fituam nje therrime, por nese kjo eshte provizore, ajo krahine paska per t’u gjakos edhe nje here! Sa shpejt e paska nxjerre rezultatin STATFOR, sikur e dinte se do te shprehej Kryeministri Rama! Megjithate z. Kryeminister sic e thone dhe komentuesit ju nuk keni asnje kusht te mbroni idene tuaj, sepse i keni nxjerre tash 25 vjet ankend, kur s’ja del pershtatju te medhenjeve!
O Leka,e shikoj nga komenti e shikoj se nuk je i rrugve apo mehaneve,por njeri i shkolluar se si e ku e ke bere shkollen nuk me intereson,po thashe te replikoja pak me ty,jo per te te dhene mende,por per te thne dicka,politika Shqiptare ka qene e varur gjithmon ne gozhden e fqinjeve,faktikishte kjo nuk eshte e mire!por cfare po shikojme nuk ja vlene me te besh patriotin,ose te jeshe nacionalist sepse jemi kemi qene,jemi,e do te mbetemi funderine e Ballkanit.Or lek a e di ti qe une kame rilindur ketu ne Gjermani,ika me vuajtje,por jame i kenaqur kur shikoj femijet e mije qe jane te lumtur e te gezur,packa se une punoj forte(gje qe nuk me eshte dhene kjo mundesi ne Shqiperi),fundja per keto femije po jetoj,me ner flamurin Shqipetar e mbaje poshte mendeser,do thuash ti perse,po ja po ta theme une ta valvise e te tjeret te mbushin thaset me para,me demek te jem nje skllav i ketyre ajdutve kriminelve politikan,qe nuk kane piken e patriotizmit,por vjedhin e fluturojne pertej kufive,do thuash ti do ngopen keta e do vijne te tjeret,edhe ato nje mute do jene,njelloj si para 100 vjetesh edhe atni sikur Faik Konica.Kisha shprese se me 7 prill te na sulmonte Italiani dhe do ishim me te lumturit ne Bote,po per cfare flete ti per kosoven qe eshte nje cerdhe gjarperinjshe,me keqe se trungu ame.Ishalla thente zoti te na ndajne si dikur qe edhe neve te shikojme hajer.Fundja nje jete kemi dhe ajo e shkrete nuk kalohet ne mes skamjes,servilizmit imoralitetit pa punesise,burgut te mos pagimit te dritave,qe mos pafshin kurre drite me sy politikanet tane leberoze…….
nuk eshte agjenci inteligjence o njerez. Hedhin shaska dhe jana prapa dhe paravija e lobit te plotfuqishem Hebraik.
eshte me se e vertete qe z.rama nuk jep mendime te pa logjikshme idea e tij eshte te ofroje sa me shpejte bashkimin me europen
hahahahahaha… po ku është aq i zgjuar Rama qe ta perdore kete per tu pranuar sa me shpejt ne Europe!!!! hahahaha, ai eshte nje cope budallai. Thjesht e ka thene se ashtu i ka ardhur.
E dyta: Rames dhe bandes se tij te hajduteve realisht nuk i intereson futja ne BE, sepse BE ia kufizon hajdutlliqet.
Stratfor??? hahahahahaha — ca njerez qe rrine ne nje zyre (skute) ne Londer dhe i meshojne fantazise. Sa seriozisht qe e marrin Ramen keta, pu pu pu. Ky e ka mendjen te nxjerre ndoca miliona, ca me toka e ca me pallate, kta thone po ben strategji Rama. U pika te dyve.
Raporti i “Inteligjences “me beri shume per te qeshur ,sidomos kjo fraze
Qeveria po e perdor idene e bashkimit si presion ndaj BE -se ………….
Ha ha ha u bene pabuksat ti bejne presion BE -se !!!!???????
Raporti iINTELIGJENCES AMERIKANE,te le shijen me te hidhur kur thote:”SERBIA NUK E NJEH PAMVARESINE E KOSOVES.POR QEVERIA E DI QE NUK DO E MARRE KETE TERRITOR PER NJE KOHE TE AFERT”.Si konkluzion ,zoternj te INTELIGJENCIS ,EDHE QEVERIA SERBE EDHE JU DEL SE BESONI ,QE DO E MARRE PAK ME VONE.”NA RROFSHI PER DIMER,SE PER VERE RROJME VETE”.NA NDRITET ME RAPORTIN INTELIGJENT.
Nuk e kuptoj se çfarë njësi matëse përdor BB kur thotë se 14%(???!!!) e shqiptarëve janë nën nivelin e varfërisë… Ata, ose janë mediokër, ose e bëjnë qëllimisht (një përrallë e bukur si gjithmonë, për shqiptarët), ose njohin vetëm qëndrën e Tiranës…!
Gallate,agjencia nuk beka me raporte sekrete por na mbushka gazetat ne kohe reale.