Ryshfet për të lejuar 3 shqiptarë të kalonin në zonën Shengen/ Arrestohen dy punonjës policie në Kakavijë

14 Prill 2015, 18:27Kronika TEMA

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është vënë në lëvizje  menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin “Fiks Fare“, në Top Channel, ku shfaqen 3 shtetas që denoncojnë një aferë, ku dyshohet se janë të implikuar edhe punonjës policie.

SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë. Sot, në orën 17:00, u bë ekzekutimi i 2 urdhrave të ndalimit për efektivët e sipërpërmendur.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës.

5 komente në “Ryshfet për të lejuar 3 shqiptarë të kalonin në zonën Shengen/ Arrestohen dy punonjës policie në Kakavijë”

  1. tfgs says:

    njeri Hoxhe e tjetra Veziko,qe te dy korrake……rastesi!!!??? JO!

    1. Danieli says:

      Shut the fuck up you garbage…..
      Vetem ti po ben komente me theks fetar, Shqiptaret jane te gjithe njelloj.
      Ti paske probleme psiqike dhe s’je njeri por djall qe kerkon te futesh keto gjera mesh njerezish…..

      Nese ske ndonje gje te mire te thuash mos thuaj gje hic….

      Jezusi thote ti duash njerezit dhe te jesh tolerant edhe ndaj atyre qe te bejne keq….
      Mendohu mire tfgs…. ferri eshte i perjetshem dhe mendo se cdo heqesh aty… kerko faljen dhe shko rrefehu ne kishe per mekatet qe po ben….

  2. Shefqet Cela says:

    Veprim teper i drejte. Keshtu behet shtteti.
    Megjithate, moas na thoni se kane perfituar “shuma te konsideruashme parash”.Ato jane nje pike uje ne detin e korrupsionit. Vazhdoni keshtu, per te miren e pergjitheshme te ketij vendi te martirizuar per njezet e kater vjet, sidomos tete vjet kur kishim mbi shpatulla qofte largun qei beri miliardere dy pjellat e veta te se njejtes marke. Beme tre te ngjaj.

  3. polisi says:

    hajt te ken kamen e mar marrshin lle te tjer me vete njerez bastard

  4. Emigrant says:

    Sa mire ja kini bere qe i arestoni keto plehra qe kerkojne leke Por mos haroni arestoni edhe ate trimin qe eshte shef komisariati ne Kucove qe del e shan e kercenon njerzit ne ruge sic pretendon ai Naranxi Hiqni dore nga njerez te tille ne radhet e policise nuk kane se cfare duhen Me mire djepi bosh ka thene i pari se shejtani brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje