Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, punonjësin e policisë Alfons Kita, me detyrë Përgjegjës Turni në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, Pogradec.
Kita akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
N/komisar Alfons Kita dyshohet se ka përfituar para, duke shfrytëzuar atributet që i ofron detyra, për të lejuar udhëtimin e tre shtetasve drejt zonës Shengen, edhe pse nuk kishin dokumentacion të rregullt.
Hetimi i SHÇBA-së nisi pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në Top Channel, ku shfaqet punonësi i policisë Alfons Kita duke iu marrë një sasi parash tre të rinjve, të cilët nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në Shengen.
Ministria e Punëve të Brendshme përsërit falenderimin për median dhe qytetarët, të cilët denoncojnë raste të abuzimit dhe aferave korruptive dhe shpreh vendosmërinë për të goditur pa asnjë mëdyshje dhe shpejt çdo element të inkriminuar, apo punonjës që shpërdoron detyrën.
Ministria e Puneve te Brendeshme te mos prese tu a beje punen fiksi por te bej vete punen e saje , pasi marja e parave vazhdon si ne kohen e Sales, jo vetem ne dogana por kudo.
Ka dy dite qe fiks fare jep investigime nga pikat tona kufitare. Ndersa pas ketyre investigimeve policia arreston doganiere.
Fiksi do te vazhdoje me te gjitha pikat kufitare dhe te gjitha jane njesoj.
Keshtu qe Saimir Tahiri te mos prese emisionet e Fiksit po ti arrestoje qe sot te gjithe policet e pikave doganore.
Te gjithe nje surrat kane.
Kta bastardet sikur e kane ndermarje private, nxiruani perhundesh.