Balla: Tiranës s'i duhet më një doktor. E patëm një kardiolog që e katandisi Shqipërinë kështu

21 Prill 2015, 20:30Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar kandidaturën e Erion Veliajt, për të kandiduar për kryetar i bashkisë së Tiranës, një zgjedhje shumë të mirë, e cila gjeti mbështetje dhe nga grupi parlamentar.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Balla përmendi disa nga meritat e Veliaj gjatë dy viteve të tij në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sipas Ballës, ka disa histori suksesi që mbajnë emrin “Veliaj”.

Erioni është një djalë i ri, energjik. Dhe në dy vite si ministër ka bërë një sërë reformash të suksesshme, që nuk janë bërë në 22 vitet e fundit. Ishte Erion Veliaj, një djalë i ri i shkolluar jashtë shqipëisë, bëri reformën e pensioneve, e cila i dha mundësi 5 mijë pensionistëve, të cilët kishin mbushur moshën e pensioneve prej vitesh. Dhe nuk trajtoheshin me të. Një tjetër histori suksesi që ka emrin “Veliaj” janë zyrat e punës. Sot mund t’i gjeni në çdo cep të qytetit këto zyra, duke ofruar oferta të reja punësimi. Arsye se PS vendosi, është se ne duam që ti japim një drejtim energjik dhe punë mbaruar. Ministri i suksesshëm në këto dy vite ishte Erion veliaj dhe ndaj, ishte më normale që PS ta vinte si kandidatë, me qellim që Tirana të rivendoset në punë. Veliaj ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar të PS-së dhe ata ishin njëzëri në favor të tij”, tha Balla.

Duke u ndalur tek kandidati i cili është përzgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, Halim Kosova, Balla pohoi se nuk ka asgjë personale me këtë figurë.

“Nuk kam asgjë personale me zotin Kosova, si mjek, por nuk na duhet më një doktor për Tiranën, se e patëm një kardiolog për Shqipërinë dhe e pamë sesi e katandisi. Basha zgjodhi Joridën, nuk pranoi, e pranoi Kosova. Vendi i tij është në maternitet dhe atje duhet të jetë”, shtoi Balla.

Duke u ndalur tek koalicioni qeverisës, Balla theksoi se “Nuk do ishte korrekte që unë të bëja shpjegime për secilën parti. PS dhe LSI dhe të gjitha partitë që përbëjnë këtë koalicion, ndajnë bindjen se zgjedhjet e 21 qershorit do të ndryshojnë tërësisht marrëdhëniet mes publikut dhe qytetarëve. Kjo fal dhe Reformës territoriale Koalicioni Aleanca për Qeverisjen Evropiane u ndërtua në atë mënyrë që të bazë të saj të kishte qeverisjen lokale. Në këto vite qeveria lokale ka lënë shumë për të dëshiruar. Të thëna të gjitha këto, janë argumente që mbështesim. 384 njësi vendore ishin më shumë se në SHBA, duke marrë parasysh dhe numrit e banorëve në Shqipëri. Ndoshta dhe 61 njësi mund të jenë shumë. Ky numër garanton që në secilin numër të zgjedhim këshilla bashkiak dhe kryetar të përgjegjshëm. Ne duam të ndryshojmë dhe qeverisim mirë lokalist. Historia e bllokimeve dhe mosmarrëveshjet për bllokim, duhet të marrin fund në 21 qershor. Nuk kemi ndarë hesape në kurriz të qytetarëve, por kemi shkuar në çdo njësi dhe kemi rënë dakord që të shkruhen dhe të krijohet një investuar për çdo problematikë. Prej ditës së shtunë, kandidatët tanë janë në një punë 24 orëshe në kontakte me njerëzit për fushatën zgjedhore. Mjaftë është humbur kohë me qeverisjen lokale në Shqipëri. Një rast i tillë është dhe bashkia e Tiranës, ku kryetari Lulzim Basha është një ndër më të dështuar, pasi 4 vite kanë shkuar kot.”

Teksa është ndalur tek koalicioni me PDK-në, Balla pohoi se Nard Ndoka ishte i fundit që kuptoi se PD-në nuk e drejtonte Lulzim Basha.

“Ne duam që të gjitha partitë të vihen në funksion për qeverisjen lokale. Them se dhe partia Social-Demokrate kërkon ti shërbejë qeverisjes lokale. Ne jemi në koalicion për bashkëqeverisje lokale. Një shumë njësi vendore, këshilltarët Demoktrastian kanë mbështetur këto iniciativa. Të thëna të gjitha këto, nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh. Ndoshta zoti Ndoka është i fundit që ka marrë vesh që nuk është Lulzim Basha ai që udhëheq PD. Mendojmë se PDK në shumë zona ka përfaqësues të nderuar që i shërbejnë njësive vendore”, tha Balla.

Deputeti Balla tha se “Tashmë ka një grup pune në stafin Veliaj që po harton një program shumë ambicioz për Tiranën e 4 vite të ardhshme, që do jetë model i qeverisjes lokale në të gjithë Shqipërinë”.

Duke u ndalur tek komentet e Blushit, deputeti Balla e ftoi atë t’i bashkohet mbështetjes së programit të Veliajt për kryeqytetin, pasi sipas deputetit socialist “Për 4 vite bashkia e Tiranës është marrë peng nga një person i papërgjegjshëm siç është Lulzim Basha”.

55 komente në “Balla: Tiranës s’i duhet më një doktor. E patëm një kardiolog që e katandisi Shqipërinë kështu”

  1. Kuci says:

    Z.Balla. Pse dy sandarte Tiranes nuk i duhet doktor, po Vlores per cfar i duhet Radiologu. Apo he se Vlora eshte mundet te bejm cfare te duam se e “majt” eshte Ajo.
    Tu vij turp se nuk ulemi me dot neper tavolina te flasim per PS ne Vlore.

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Duhet bo ndryshimi.
      Kar-diologu Sali e shkerdheu Shqypnin para ,mbrama sa i deshi qefi.
      Tash kemi kandidat nje Vagino-log,Hal-im,.qi do e lepin Bashkin me llap e do ja fusi gishtat mire.
      Bashkija ka nevoj per hazgana te rinj si Gjergj Bojaxhiu e Erjon Veliaj.

      1. Alfred says:

        Sh e drejte Tirana nuk ka nevoje per doktore por per ata qe u ha b… sic tha Namik Dokle

        1. Ermira says:

          Problem i madh per PD qe nga kryetari e deri te sportelisti te gjithe doktora i duan ata

        2. Qari says:

          Ore , po Erit pse si shkoj ne dasem Edvin Rama ?

          1. sikur tirana ka vec femra says:

            A thua se Tirana ka nevoje per Halimin se ka vec femra… a thua se i vetmi argetim qe i ka mbetur femrave ne tirane eshte te pjellin, se vetem kete gje do te dije t’i ofroje Halimi Tiranes, konsulta per grate per nje shtatzani te mbare…

            1. Qari says:

              Po , mire pastaj , votoni Erin , pederastin

        3. klevis says:

          Tirana do thjesht një person….erion veliajn për ta kthyer atje ku e ka vendin…sepse na jan ul dembelët si basha në karrige dhe kan harruar që janë vendosur për të punuar për tiranën…

          1. vajmedetpd says:

            Po i shijojmë edhe tramin edhe rruget e tiranës …kryeqytetit i duhet një njeri punëtor dhe i palodhur për të puniar për të,dhe ata sjane as halimi as gjergji as sazani,vetem erioni mund ta ktheje tiranen atje ku e ka vendin

        4. greiss says:

          Ne fakt, keta ngaterrojne dy koncepte, te qenit nje profesionist ne fushen e vet, me te qenit nje menaxher i mire.
          Halimi nuk ben per kryetar bashkie, ai e vetmja gje qe di te beje eshte te vizitoje grate, edhe per te komunikuar me publikun ka shume probleme, calon ne te folur, perdor nje fjalor banal, nuk artikulon mire fjalet, etj etj.

          1. te drejte ke says:

            Te drejte ke mo Taulant, se ashtu si kardiologu dhe gjinekologu s’mbetet pas per korrupsion, se keshtu jane pasuru keta mjeket tane, se per te menaxhu e per te drejtu nje institucion s’e kane idene, prandaj natyra ka dhene politikane, qe te bejne politike, e ka dhene mjeke qe te merren me mjekesine e jo t’i futen politikes.

        5. arjoni says:

          Tiranes mbi te gjitha nuk i duhet nje njeri i konsumuar si fizikisht, si menderisht. Nuk ka cfare idesh te jape halimi, as energji s’ka me per te investuar per Tiranen e 1 milione banoreve. Mosha dhe konsumimi profesional ben te veten, fillon edhe rrjedh robi, kemi pare si filloi te rridhte dhe saliu.

      2. ergi says:

        Hajt se dhe ky Balla tjeter do ti bi me dore shume shpejt. arroganca me te cilen u soll ndaj socialisteve do ta nxjerri bythelakuriq

      3. patrioti says:

        E rendesishme eshte se me ne fund Tirana do kete nje kryetar te cilin nuk e pati per kater vite, dhe per kete jemi koshiente te gjithe. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes. Kandidati Veliaj me punem e kryer si minister deshmon se eshte njeriu adapt per Tiranen.

    2. Iliri says:

      Balla per nje gje ka te drejte, heren e fundit qe kishim nje doktor ne krye desh mori fund liria dhe demokracia ne Shqiperi

    3. arda says:

      po si doli nje doktor shqiperise po duan ti sjellin nje te dyte edhe kryeqytetit tanime. por jo mor jo nuk kane fjetur shqipetaret te mos shohin perbaltjet , vjedhjet e ketyre te pd

    4. Hana says:

      Tiranes I duhen njerez me vizione dhe punetore si erioni jo doktore te pavlere

    5. maksi says:

      O kuci ske pune tjeter ti ?! po sa here qe ulesh ne tavolina do flasesh per PS !! apo ske cben gjithe diten thuaj se PD-ja ju ka mesuar te parazitoni e mos te punoni ndonje here po thjeshte te vidhni ?!

    6. Ina says:

      Shume drejte e ka thene kryetari duhet te kete prioritet Tiranen dhe Jo ta lere pas dore si beri Basha, prandaj I duhuri per Bashkine eshte Erion Veliaj.

      1. Elda says:

        Erioni eshte me popullor dhe me mire si kandidat. Halimi duket si shume I komanduar nga Basha dhe Berisha e kesosoje vendimarrja e tij do jete e komanduar nuk do merret sic duhet me kryeqytetin.

    7. keno says:

      dallon ti kuci qe sdi te besh gje tjeter vec te ulesh ne tavolin te kafenes e te hash fara , e te bosh sikur je cun me seder sa gjasme te vika turp sikur ps-ja qeka nje ekip futbolli !! po ca thua mor cun se ps-ja ne keto dy vjet ka bo me shume se e tere historia e pd-se ne qeverisje !!

    8. Suada says:

      erioni eshte I denji do sjelle ndryshimin qe meriton per Tiranen

    9. gjyshja says:

      Erion Veliaj ka kryer nje pune mjaft te mire ne ministrine qe drejtoi . Kete e vertetojne reformat e kryera si : reforma ne pensione, demshperblimi i ish te perndjekurve politike , hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve, kthimin ne trend te arsimit profesional, hapja e zyrave te punes etj. Km bindjen se mund te drejtoje ne menyren me te mire bashkine e Tiranes.

    10. BUFFON says:

      Drejtimi i Tiranes kerkon aftesi menaxheriale e drejtuese. Veliaj eshte i duhuri dhe kete e ka vertetuar. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese jane ato qe e karakterizojne. Besimplote se do beje pune te mire.

    11. illyrian says:

      Kuci, jane batuta idioteske qe politikaret shqiptare I perdorin sa dhe kur te duan. A thua se Saliu poshtersine dhe maskarallekun i paska mesuar ne shkollen e mjekesise!

  2. elinor,.,..,, says:

    Kjo eshte e ulet! Si fillim ai “supermani” te leje postin e Ministrit e jo ta perdore ate ne favor te fushates se tij elektorale. Pastaj se c’profesion ka kundershtari nuk ka pse t’i hyje kujt ne pune.

    1. alo1 says:

      Po ca profesioni na ka erioni dua te di une, pervecse show-man

  3. elinor,.,..,, says:

    Po ti paske harruar arritjen me te madhe te Erjonit, ate ku mori ate femijen rom ne makinen e tij dhe e coi drejt e ne spital! Ambulatori Erjon Veliaj!

  4. lili says:

    Argumente idioteske!
    Sa per shkollim,master me as nje semestre eshte niveli i vertet i ketij zotnise,qe bane me qesh krejt nderkombtaret me shkollimin e tij jashte shqiperise! Vleresimi per nje master qe fillon me nje diplôme te blere n’afrike e qe bitiset me master si tek plepat eshte nje fyerje per shqiptaret qe doktorohen me nje cursus si duhet ne per universitetet e botes!

    1. sit back.. and relaks →→→ says:

      Epo ku di librazhdioti se cdo tirana, he te kam rixha. del taulanti qe kur erdhi ne tirane i dukej 15 kateshi si rockefeller centre e na jep mend tani se cfare i duhet apo nuk i duhet tiranes. tiranes mund te mos ti duhen shume gjera po nje gje eshte e sigurte qe ska ci duhet, erioni.

  5. prut-as says:

    Ku jemi katandisur! Komentojme dhe broçkullat e Taulant Palles. Nje cop mishi me dy sy qe akoma nuk e ka kuptuar se Edvini e perdor vetem kur i duhet per te bere gam-gam.

  6. Kuci says:

    Lili, po mire kete apo doktorin qe i ka filluar prostati?

  7. Kuci says:

    Ky eshte doktor qe i njehe njerzit qe nga mezi dhe posht.

  8. Uji i ftohte says:

    Ky eshte doktori i vertewte.

  9. Uji i ftohte says:

    O Golobordas Librazhdi,leri te garojne kandidatet e nominuar,o analfabet Librazhdi fute koken te grazhdi.

  10. Rrapi says:

    Po, Uji i ftohte, se ky per Uji te ftohet do ta bej vlore po fitoi

  11. DURRSI says:

    Doktor Halim Kosova eshte i vetmi doktor qe nuk ka mare asnje kokerr leku nga askush, ne nje lindje apo operacion. A ka njeri te thote se doktori eshte i korruptuar sepse i ka mare atij leke? Nuk ka. Keshtu e meriton postin e kryetarit.

  12. XHELAL says:

    TAULANT PALLA NA RROFSH PUSHKEN

  13. hasan says:

    Shume i dashur Tauland Qe je nga nje fshat i Librazhdit e dija ,por qe paske ngelur nje katundare Librazhdi kete po e meson e gjithe Shqiperia Po pse more zotni u be bytha jote te gjykoje figuren e te nderuarit Halim Kosova qe shte me te vertete nje njeri i msdh nje human qe e meriton cka ka arritur se i ka qe te gjitha me pune e me djerse Ndersa ti o zoteri duhet te mendohesh e te VOTOSH BURRERISHT DR HALIMIN e jo ate pionierin e Enverit qe vetem shalli i kuq i ka ngel pa e vene

  14. lili says:

    Kuci,
    Nuk vleresoj prostaten e njerezeve,po etiken e tyre:erion ndoshta eshte ma dinamik,jo per ndonje aftesi po vetem per moshen qe ka nga biologjia,po nuk ia fali te tallet me popullin shqiptar me nje pseudo diplôme,e te fye mundin e perkushtimin per studime te qindra studenteve shqiptare ,qe me ma shume veshtiresi -se pa bursa alla Soros apo chevening-doktorohen si duhet neper evrope e amerike e jo me as nje semester !
    Si nuk ia fali privatizimin e kalajes diten qe deshta me vizituar kete Kala me miqte e mi…edhe Turpin e nje minister qe per nje fustan per nusen e tij’blihet’ nga nje shoqeri! Ky epizod tre on aftesine e tij per kompromise me nderin e Shtetit tone.Si shqiptare nuk pranoj qe vota te tallet me ne me keso ‘te diplomuar’ ..per mos me thane ma shumegjera per aktivitetet e tij ne kosove dikur alla argita e basha!

  15. neli says:

    Tirona do energji dhe ato i disponon vetem erjoni.sa per doktorin ne fjale tirona nuk esht martenitet por ka nevoj per administrim dhe pune energjike

  16. beti says:

    Erjoninesht kandidati perfekt i mundeshem.larg pleqve duhet inavacion politike e re

  17. shkelqim says:

    Me vjen keq per deputetin TAULANT BALLA eshte ber si SULORJA e librazhdit vitve 90 – 91.

  18. kuci says:

    Maksi
    Sa servil qe je!

  19. Eagle says:

    Doktori e ben te pakten nje pune. Problemi eshte te piktori, i cili vetem zhgarravit dhe bojatis. Me mire nje doktor se nje bojaxhi, i cili kandidon ca froso Velina qe jua quan grate prosti.

  20. Franck says:

    O katunar Librazhdi me vjen per te vjelle kur te
    shoh ty ! Nuk ka te bej me bindje politike por
    thjeshte je nje shpifanjos!

  21. Patriot says:

    O Taulant mashtrusi,ke mashtruar gjithe Librazhdin dhe ke sy e faqe dhe del te mashtrosh edhe Tiranen. Po kush te beson me ty more i pabese. Ti dhe Veliaj do ta ndrisni Tiranen me nje plan nje mujor qe do te beni. Tirana eshte e mencur dhe do ju tregoje vendin

  22. Tirona says:

    Ore Trim i Librazhdit. Me ke kujton se flet, me delet perpara oborrit te shtepise?! Perse nuk na tregon se cfare keni bere me tere ato akuzat tuaja para 23 Qershorit qe na cate trapin dhe moret votat… Flisni per Tiranen ju, qe nuk e dini ku ka qene fusha zezë apo trekonçi. Boni kakardhi boni, se ju ka ardhe dita si ma do me ate Piktorin qe i vuri kazmen.

  23. plaku dhe deti says:

    Te thuash se doktore nuk nevojiten sepse kishim ate kardiologun e cmendur nuk i shkon per batute nje politikani.Njesoj sikur te thuash jo mashkull se i kishim meshkuj ata paraardhesit dhe s’bene asgje.Eshte fyese per publikun me inteligjence mesatare,nuk eshte mire keshtu.

  24. shoku " Shpati " says:

    Enveri, Reformen Agrare e beri duke pyet fshataret pa toke ,- A tíua marrim token ketyre kulakeve ? Poooo thane te gjithe fshataret pa toke , edhe tani politika shqiptare behet nga politikanet pa mend si puna e ketij krimbit , Balles !

  25. alban says:

    E kishim doktor tani piktor qe po e pikturon mire kete popull te mbarum

  26. realisti says:

    ky T.Balla eshte nje fatkeqesi kombetare…

  27. realisti says:

    Tiranes nuk i duhen njerez si Veliaj qe ben dasma me kursimet e mamit(mbi 500 milion leke)aq sukses pati ne drejtimin e ministrise se mireqenies sa filluan njerezit te largohen nga vendi per buken e gojes…

  28. syceleti says:

    Sa I zoti eshe ne profesion dr. Kosova pyesni koleget e tij dhe ju qe mendoni. Se keni gjetur njeriun e duhur per tiranen do ta mesoni. Eshte per te ardhur kek qe. Kemi nje informim publik kaq siperfaqesor duke krijuar mite te rreme.

  29. ropize says:

    injoranti ben shoqeri me injorantin.balla=veliaj.asnje prej tyre nga tirana.sa do kohe te kene ne tirane nuk e njohin tiranen[me te mirat dhe te keqiat si qytet]ky balla nga librazhdi pse nuk shkon dhe ta beje librazhdinsi tirana.perse ky halim kosova duhet te mos jete kanditat per bashkiakdhe erioni duhet te jete.cfare emri ka lene e.veliaj,per zyrat e punes neper qytete,ne te cilen kane vene vajza te reja dhe te bukura,por pune nuk ka,atehere ku eshte emri qe le ky minister apoper dasmatne gjirokaster dhe peze,apo per koropsionet me te vellane e tij.qe edi rama dergon kete budallane e librazhdit neper emisione di nje historite vogel.para zgjedhjeve te 2013 t.balla ushtrua ne spital,per tu operuar nga koka.ate diten e operacionitkishin ardhur dhe shume fshatare nga koperativa e te jatit.kalon nje simpatizant i p.s.dhe pyet se cfare ka ndodhur,dhe ispjegojne per operimin e t.balles.atehere ky simpatizante pyet a di gje shoku edi.pas6 oresh operacion del kirrurgu dhe thote se operacioni doli me sukses.e pyet nje gazetar se cfare semundje kishte sh. balla.doktori pergjigjet irregulluam cepat e kokes sepse nuk e pranonte ramma si deputet,dhe keto cepat kane ardhur sepse taulant bella nuk ka pasur jastek por pllaka guri ne vend te jastekut,dhe trute i ka te sheshta dhe jo me rrudha.ne tha doktori ja beme trute kacurela qe mos ti thote kryetari ti taulant je budalla.besoj e kapet moralin e perralles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje