Dekriminalizimi/ Balla: I kemi kërkuar Prokurorisë të verifikojë 7 emra kandidatësh të PD-së

27 Prill 2015, 15:56Politika TEMA

Partia Socialiste deklaron se është bërë procedura verifikuese serioze e kandidaturave për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, dhe në këtë procedurë do të përfshihen edhe listat për anëtarët e këshillave bashkiakë.

Në mbledhjen e komisionit për dekriminalizimin, që vijon,  nënkryetari i grupit të PS-së , Taulant Balla shtoi se janë 7 kandidatura me probleme nga koalicioni i djathtë për të cilat i është drejtuar edhe prokurorisë

” I jam drejtuar prokurorisë me emra të propozuar prej jush. Keni 7 kandidatura me probleme” tha Balla duke pranuar se ishte dakord që Komisioni I Venecias të vijë të japë ndihmesën e tij në këtë proces.”

Gjithashtu Balla i kërkoi PD-së të depozitojë në Komisione pr/ligjin që pengon kandidimin e personave me rekorde kriminale për të nisur diskutimin.

3 komente në “Dekriminalizimi/ Balla: I kemi kërkuar Prokurorisë të verifikojë 7 emra kandidatësh të PD-së”

  1. keno says:

    vetem 7 ? me duket se jan pak !!! po kot i coni sepse prokuroria eshte nje hallke e kriminelve te pd-se , sepse ato tashem duhet te kishin vepruar pa ja thene juve ! ato duhet te kalben ne burg.

  2. RILINDJA E LESHIT says:

    HAHHAHAH oo pppaaalllaa nese duhet nga pd 7 te verifikohen atehere nga PS 77 me siguri

  3. Kamarieri i Nanos says:

    Filloje nga vetja, Baltist! Ti je sot ai lloj socialisti qe do ta rrenoje kauzen e Socialisteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje