Basha: Më 21 Qershor ndëshkim me votë qeverisë. Ne ulim taksat dhe cmimin e energjisë

30 Prill 2015, 11:16Politika TEMA

Më 21 Qershor qytetarët do të ndryshojnë me votë të ardhmen e vendit, duke i dhënë Qeverisë Rama-Meta atë që meriton.

Kështu u shpreh Lulzim Basha, kryetar i PD-së, i cili ka mbledhur Grupin Parlamentar demokrat, pak përpara nisjes së seancës parlamentare në Kuvend.

“Ka një dëshirë të madhe, padurim të qytetarëve për të votuar. Rrallë herë ka ndodhur në këto 24 vite që fushatat të kulmojnë pa nisur.

Prezantimet e kandidatëve të PD-së janë shëndrruar në një manifestim popullor të shpresës. Pse ky padurim, pse ky plebishit në qiell të hapur?

Pse ky bashkim me opozitën? E përgjigjia është se iu ka ardhur aty ku nuk mban më, laku në fyt e thika deri në palcë.

Qytetarët duan shpresë për të dalë nga kjo situatë. Gjatë dy viteve qeveria ka bërë çfarë ka dashur me qytetarët.

Kanë dhunuar njerëzit. Kjo është një hitori e dhimbshme, por kjo nuk mund të vazhdojë.

Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët. Vota është intrumenti i tyre për të ndryshuarr vendin, njerëzit mezi pop resin për të marrë hakun ndaj kësaj qeveria që bërri shqiptarët të marrin rrugët.

Është dita e gjykimit të madh 21 qershorit”, deklaroi Basha.

Duke u ndalur tek oferta e PD-së, Basha tha se ajo cfarë ne ofrojmë janë punë, zhvillim dhe dinjitet, por edhe ulja e cmimit të energjisë dhe taksave.

“Qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë pushtet po do ta hedhin pas si një aksident. T’i ndalim! Kjo është thirrja e shqiptarëve.

Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit janë bërë pjesë me ne.

E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese.  Ky padurim është momenti i një përgjegjësi të shumëfishtë, do drejtojmë me besnikëri shpresën.

Oferta jonë është ulje e çmimit të energjisë, uljen e taksave, oferta për punë dhe dinjitet. Takimet e tyre janë inskenime, funarale”, theksoi Basha

Ai e cilësoi si fitore të opozitës tërheqjen e qeverisë për projekt ligjin për energjinë që parashikonte sekuestron e banesës për debitorët.

Por sipas Bashës kjo mund të jetë dhe një taktikë elektorale.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Basha tha se dyshja Rama-Meta po e pengojnë.

Sipas tij, nga rradhët e mazhorancës ka trafikantë droge e njerëz që janë marrë me prostitucion si kandidatë për zgjedhjet locale të 21 qershorit.

“Dyshja Rama-Meta po sfidon hapur procesin e dekriminalizimit. Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Policanit është kallëzuar penalisht për fshehje pasurie, gjithashtu kandidatët e PS në Krujë e Kavajë janë me precedentë kriminalë”, theksoi Basha./gj.k/

12 komente në “Basha: Më 21 Qershor ndëshkim me votë qeverisë. Ne ulim taksat dhe cmimin e energjisë”

  1. Gozhda says:

    Shiko Tiranen qe e ke lene ne meshire te fatit. Ke kater vite ne krye te Bashkise e nuk ke bere asnje investim per kryeqytetin. Jep llogari perpara qytetareve !

    1. Shoku Mali says:

      Partia Demokratike ishte tete vite ne pushtet e vetem taksa qe nuk diti te mbledhe. Askush nuk njihte ligjin, shteti kishte dale nga binaret e ligjit, ky eshte fakt. Sa per energjine, shqiptaret e kane parasysh gropen e madhe qe krijuar ne KESH.

      1. Janaqi says:

        Nuk e kuptoj si mund te flase per energjine z. Basha kur dihet nga te gjithe se ne ç’derexhe e katandisi qeverisja e djathte sistemin energjitik.

      2. kasandra says:

        Filluat prap ju se e keni zakon cdo dy vjet beni nga nje premtim elektoral. e pame se sa te zote jeni ne zotimet tuaj sidomos ti. ke parazituar ne kto 4 vjet si kryetar bashkie edhe ske ditur te mbash asnje premtim.

        1. kls says:

          juve populli sju beso se e keni treguar veten se ca jeni edhe se cdini te beni. ne me shume se 100 raste. pervec vjedhjeve dhe mashtrimve elektorale asgje skemi pare nga ju!

          1. mertia says:

            mendoja se me largimin e berishes edhe me ardhjen e ktij kllufi per kryetar partie dhe me ardhjen e shume te rinjve mendoja se PD do ishte europinizuar edhe sdo ekzistonte me fjalori i shpifjes. por me sa shoh kta te rite ne pd jane fotokopja e keqe e sali berishesh shpifte e shpifte se dicka do ngelte!

    2. anonim says:

      Kush flet! Ktheju shqiptareve leket qe u vodhe ne rrugen e Kombit, qeveris Tiranen qe e ke lene ne meshire te fatit, keto bej, te tjerat retorike boshe.

    3. Andos says:

      Pasojat e keqqeverisjes 8 vjecare te PD sidomos ne sistemin energjitik po i vuajme ende sot. Ne demokraci nje shtet mbahet nga taksat, ne sektorin energjitik per pjesen derrmuese te konsumatoreve nuk vileshin taksa dhe per kete jemi te gjithe koshiente. Kjo praktike e PD coi ne prag kolapsi sistemin energjitik.

    4. ypsiloni says:

      ky po ky na knaqi me punen ne bashki dhe do na uli taksat tani habahahaaa

  2. Dauti says:

    Qytetaret nuk mund ta bekojne me vote kete pushtet,por do ta hedhin poshte si nje aksident.
    Shume bukur e ke thene zoti Basha,kudo ka zhgenjim,urrejtje per ato qe iu bene ketij populli ne keto 2 vite te zeza,njerezit nuk kane ku te kerkojne nje te drejte,kudo qe te shkosh do ndeshesh me arrogancen e pushtetareve,korrupsioni eshte ne kulmin e tij.

  3. leka says:

    Cdo politikan qe mund te ishe ne krye te PD ,,qe mos te kishe mbi kurriz ate rekord kriminal qe ka Luloi do te ishe shume here me I besueshem. Luli harron se qeveria qe ai bente pjese jo vetem I vodhi shqiptaret, rriti cmimin e energjise nga 35 leke kw ne 72leke per. kw, ku punertoret paguanin taksa sa paguanin dhe bisnesmenet e partise se ti. Harron Luli qe ishte emeruar nga Saliu kryertart I b ashkise se Tiranes me vota tew vjedhura dhe kryetar nuk ishte qofte dhe nje dite. Harron Luli se sot kjo qeveri me gjithe te metat qe ka trashegoi njre borxh prej 720 milion $ te fhehur, nje shume prej 1.3 miliard $ te rruges se kombit qe jane 13% te GDP se Shqiperise dhe sot si demagog ben premtime qe mund tio kishe realizuar kur ishte ne pushtet.Lul ti dhe Sala ne krah nuk fitoni me zgjedhje ne Shqiperi se keni humbur kredibilitetin , prandaj PD ka nevoje per pastrim qer do te behet dhe me dekriminalizimin ku nje nder to je dhe ti.

  4. ska rendesi says:

    ore se keta me kenaqin, thote luli shqiptari sduron dot me, mezi po pret ti hedhi poshte. dhe pastaj vijne zgjedhjen, po sikur edi te marri shumicen e votave, si do ngeli pastaj ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje