Kallëzim për fshehje të pasurisë/ Kandidati i PS-së në Poliçan, Zotka: Nuk kam asnjë kredi 1 mln euro, i gjithi një sulm politik

30 Prill 2015, 19:07Politika TEMA

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se kandidati i saj për Bashkinë Poliçan është i kallëzuar penalisht për fshehje të pasurisë prej  1.5 milionë euro, Adriatik Zotka permes një deklarate shpjegon pse asnjë nga akuzat e bëra nuk qëndron dhe perse e gjitha kjo eshte nje sulm politik.

Sipas kandidatit socialist e vërteta qëndron krej ndryshe:

Në lidhje me kallzimin se subjekti Z. Adriatik Zotkaj nuk ka deklaruar kredi ne Shumen 1.000.000 Euro tek Banka Societe General sqarojme:

Kredia ne shumen 1 000 000 euro tek Banka Societe General eshte marre nga Shoqeria “Perla e Tomorrit” shpk, sot “Albanian Beverages Group” shpk. me Kontraten nr.rep.630 nr.kol.105 date 18 Maj 2009. Subjekti z. Adriatik Zotkaj eshte dorezanes ne kete kontrate kredie ne cilesine e njerit prej 7 ortakeve te Shoqerise ne fjale, si i tille nuk ka detyrimin ligjor per deklarimin e kredise kur as nuk ka marre dhe as nuk ka shlyer asnje kest te kredise ne emrin e tij.  Kjo vertetuar  me kontraten e kredise prane Societe Bank.

Lidhur me kallzimin penal se Shoqeria “Albanian Beverages Group” shpk. ushtron aktivitet brenda juridiksionit te Bashkise Poliçan sqarojme se:

Fabrika e Shoqerise Albanian Beverages Group shpk, ku njeri nga aksioneret eshte z.Adriatik Zotkaj ndodhet ne Malin e Tomorit fare prane fshatit Ujanik, Komuna  Gjerbes. Vlen te theksohet fakti se edhe me ndarjen e re administrative, fshati Ujanik eshte pjese e Bashkise Skrapar. Kjo e vertetuar me kartelen e pasurise nr. 24/2 ne zonen Kadastrale 3666 vol 1 fq 221.

Per kallzimin penal lidhur me ushtrimin e aktivitetit te z. Adriatik Zotkaj si aksioner te kompanise  sqarojme se z. Adriatik zotkaj nuk eshte administrator i kompanise ABG  vertetuar kjo me Ekstraktin e QKR-se te Shoqerise “Albanian Beverages Group” shpk .

Përfundimisht, sqaroj opinionin publik se çdo shtrembërim i provave dhe fakteve te mësipërme behet thjesht dhe vetëm për sulme të ulëta politike ndaj meje dhe forces që përfaqsoj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zotkaj.

 

9 komente në “Kallëzim për fshehje të pasurisë/ Kandidati i PS-së në Poliçan, Zotka: Nuk kam asnjë kredi 1 mln euro, i gjithi një sulm politik”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    i njofim keto kompanite 7 ortakeshe ku 6 jane fiktive dhe 1 real. megjithate kam pershtypjen qe edhe ps e di kete por ja ka servirur infon vete pd qe mos dali sikur po ia ben rama pucin. e njejta gje ndodh edhe me krahun tjeter. ka rrjedhje informacioni drejt te dy kraheve dhe kjo po perdoret me shume per te luftuar kundershtaret brenda partise sesa partite kundershtare.

  2. Aurela says:

    Ja dhe nje kandidat tjeter mbas zogut t edi rames per tiranen qe perfshihet ne te tilla akte. Zymbyli vret,vjedh dhe ne menyre indirekte i le njerzit ne mjerim ky tjetri fsheh pasurine sepse nuk ka sesi ta deklaroje. Ja dhe pazaret qe bejn pioneret e rilindjes! ja cfare i dhurojne popullit,drejtues dhe kandidate te paskrupullt.

  3. Avokati says:

    Te gjitha dokumentet qe permend ky zoteria jane lehtesisht te verifikueshme, edhe online. Prokuroria duhet te levize menjehere nese ka dhene info te rreme, por nese jane te verteta ka ardhe koha te mbaje dikush pergjegjesi kur ja fusin kot, gazetaret sidomos qe nuk mbajne kurre pergjegjsi per cfare thone!!!

  4. Ramizi says:

    Eh mor avokat sa kollaj flitet per tjetrin nga tastiera, shpif shpif se dicka do te ngelet. Prokuroria deri me sot asnje ceshtjeje nuk i shkon deri ne fund, vetem ndonje xhepisti te vogel per ta bere shembull

  5. BISTURIA says:

    Ore po cbehet keshtu,1 mildrejtoresha e dodanave, euko ky, 1 mil euro ,1.5 mil euro ai i gjykates,ai tjetri i hiootekes, i bankes ,i pllicise, i shendetestse ,i transportit,i arsimit, i bashkise ,i komunes,i prokurorise etj,etj.

    Ja pra perse ikin shqiptaret, ja pje vriten dhe grabiten njerezit, ja perse shfryne neper komente njerezit,ja perse nuk na durojne dot te huajt, ja perse perdorin arogancen dhe fodullekun punonjesit e administrates.

    I kini pare kandidatet e bashkive apo komunave,femije,shoke ,miq, kusherinj biznesmsne te deputeteve( te te dyja kraheve).

    Kini pare ndonje kantidat qe ka dale shkelqyer me studime,qe ka perfituar burse nga shteti yne,apo i huaj pasi ka qene i varfer por ekselent………… ( asnje),….. sepse nuk i njeh kungujt e politikes,por as kungujt e politikes nuk duan ta njohin ate, sepse nuk ju intereson i dituri .Kjo sepse uji i paster si kristal i dijes,… e nxier lart vajin e piset te injorances.

    Ja o popull i nderuar per cfar shkon vota jone.

    Ketu intelektualet vuajne nga injorantet,ketu duhet te ndryshoje e drejta e votuesit…….intelektuali duhet te kete 10 vota,ndersa injoranti 1.

    eh sa shume ka per te folur ketu por po e mbyll te mos merziten komentuesit.

  6. pastertia says:

    Aman o njerez kur flet dhe Adriatik Zotkaj, e dini qe ky eshte denuar per perdhunim femrash.

    1. juli says:

      vetm ju te PD-se i thoni kto gjera se te gjithe e njofin ate , mos e hapin gojen kot se 1 mut do hani ,

  7. Emigrant says:

    PS nuk kishte me ndonje kandidat tjeter por perseri kete maskara vuri per te kandiduar GO TO HELL

  8. juli says:

    ai eshte i paster ne cdo gje mos flisni kot o njerez llafazan kur nk merrni vesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje