Mos kandidimi i Agron Dukës shkakton përçarjen e parë. A do të jetë Duka faktor negativ për opozitën në Durrës?

1 Maj 2015, 11:40Politika TEMA

Një ditë më parë, deputeti Ylli Shehu vendosi të largohej nga Partia Republikane.

Ai u bashkua me LSI-në.

Shehu ka sqaruar sot me anë të një deklarate, arsyet e largimit të tij.

Ai thotë se PR kishte vendosur të dilte e vetme në zgjedhje, në rast se PD refuzonte emrin e Agron Dukës për Durrësin.

Por, kjo nuk ndodhi dhe sipas Shehut, Fatmir Mediu ka vepruar pa transparencë, duke iu nënshtruar PD-së.

Me keqardhje u njoha me qendrimet e mbajtura nga z.Mediu ndaj vendimit tim per t`iu bashkuar grupit parlamentar te LSI.

Desha te sqaroj qarte edhe nje here, se nuk kam ikur por kam bere nje zgjedhje, e cila ka qene thellesisht e motivuar dhe parimore, pasi per fat te keq Z.Mediu i iku ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane, qe nese Partia Demokratike nuk do ti qendronte angazhimit per te kandiduar z.Agron Duka per kryetar te bashkise se Durresit, atehere Partia Republikane per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur do dilte me vete dhe do te kandidonte me kandidatet e saj ne te 61 bashkite e vendit.

Nderkohe qe Partia Demokratike nuk i qendroi premtimit per te kandiduar z.Agron Duka ne krye te bashkise se durresit ku une shpreh bindjen time se ai do te kishte qene fitues, pa dhene asnje shpjegim dhe per arsye jo te trasparente qe vetem ai di di, z. Mediu vendosi te vazhdonte koalicionin me PD sikur asgje nuk kishte ndodhur dhe sikur asgje nuk ishte thene, duke i ikur ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane dhe te pasqyruar gjeresisht edhe ne mediat shqiptare per te dale e vetme ne zgjedhje e per te konkuruar ne 61 bashkite e vendit.

Ne keto kushte i kam bere me dije strukturave te Partise Republikane dhe z. Mediu mospajtimin tim me keto qendrime sa inferiore, kontradiktore dhe qesharake, duke bere edhe zgjedhjen time politike per ti`u bashkuar grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim,” thotë ai në një deklaratë të shpërndarë nga LSI.

Tallja me Agron Dukën në fakt mund të ketë pasoja për opozitën në Durrës.

Edhe pse publikisht ai e ka pranuar kandidaturën e Grida Dumës, vështirë se Duka dhe njerëzit e tij do të punojnë për fitoren e saj, pas poshtërimit që iu bë nga Lulzim Basha.

Për të mos thënë që në prapaskenë ai mund të punojë kundër kandidaturës së Dumës./b.l

9 komente në “Mos kandidimi i Agron Dukës shkakton përçarjen e parë. A do të jetë Duka faktor negativ për opozitën në Durrës?”

  1. KOMBI says:

    Durresaket gjithmone kane bere zgjedhjen e duhur sa here iu eshte kerkuar te zgjedhun. Durresi ka mbeshtetur dhe mbeshtet gjithnje Vangjush Dakon.

    1. Andos says:

      Besoj se edhe kesaj radhe Durresi do votoje majtas. Dako i eshte gjendur prane kurdohere qytetareve te Durresit. Projekti i tij do permbyllet me kete kater vjecar, le ta votebesojme edhe kesaj radhe.

    2. emiljano says:

      po opozita e percare ka qene gjithe keto kohe, pd-ja arriti te qendronte ne pushtet e bashkuar permes blerjes se deputeteve, presioneve e shantazheve, por tani ne opozite, s’ka si te mbaje me perreth vetes ata qe i mbante me leke.

  2. andrea says:

    luli zgjedh ate qe i do qejfi,per te kenaqurinteresat personale tedisa kllouneve te pd-se, kur te kuptoje qe e ka gabim do jete shume vone

  3. Fitore says:

    Na cuditet kush eshte Agron Duka ? Mendojn qe Durrsi nuk ben dot pa Duken ?

  4. neri says:

    Grida Duma kryetarja e re e bashkise se Durrsit!

  5. kastrioti says:

    Agron Duka u shpreh se edhe nese nuk del si kandidat per Bashkine e Durrsit ai serisht do te mbeshtesi kandidaturen qe PD do te nxirrte per Durrsin, dhe tashme qe dihet zyrtarisht qe znj. Duma eshte kandidate per Durrsin, Agron Duka do te jete krahu i djathte i saj, qe qyteti ti kthehet qytetareve dhe jo te jete me pjese e Dakos me klientet e tij

  6. petro says:

    agron duka + grida duma = fitore

  7. Trimi says:

    Ehe u eshte futur Vangjushi bashke me lepurin ne bark, jo kete diversion banal qe edhe femija i klases se pare e kupton, vec vlerat znj. Duma dhe z. Duka i ngrini. Perpiqeni me kot te prekni ne seder z. Duka duke i vene perballe kete llapushin dhe askushin Ylli. Po Yllka as per numeror dhe leter higjenike nuk e ka njeri ne refene, pa le te beje politike parimore. Gjeni ore burra dhe gra me koqe, mos ncirrni keta qe nuk kane as loqe per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje