Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, në një deklaratë për median tha se “Lulzim Basha nuk ka mbajtur premtimet e tij për të hapur 30 mijë vende të reja pune’.
“Nëse Lulzim Basha do të kishte pasur kurajo për t’i dalë ballë qytetarëve të Tiranës për bilancin e kryeqytetit, ndoshta do të kishim pasur dhe ne mundësi të mësonim se ku janë hapur vendet e punes që thotë dhe sesi janë hapur këto vende pune.
Fakti është që zyra e punës së Bashkisë Tiranë, sot është një institucion që ekziston vetëm në letër. Vetëm 7 punonjësit e saj janë të punësuar.
Jo vetëm kaq, Luli nuk ka respektuar për të paraqitur përpara kontraktorëve të Bashkisë, listën e personave me ndihmën ekonomike , për të marë parasysh punësimin”, tha Gjylameti.
Ajo shtoi se Tiranës i nevojiten politika më të mira menaxhimi dhe investime. Sipas saj, në 21 qershor qytetarët do të votojnë për të kthyer Tiranën në drejtimin e duhur. /gj.k/
Lulzim Basha: premtoi kartat e studentit, premtoi hapjen e qendrave rinore, premtoi TRAM-in, premtoi krijimin e hapsirave te gjelberta, asnje nga keto nuk u realizua, ky eshte fakt.
E verteta eshte se Tirana ka kater vite pa kryetar. Tirana ka kater vite qe nuk qeveriset, kryeqyteti eshte braktisur nga ai i cili duhej ta drejtonte. Ne kryeqytet mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kapaket e pusetave, mungojne kosha ku mund te hidhen plera. Te mos flasim pastaj per investime.
Basha qe premtoi shume e nuk beri asgje. Duhet me patjeter te jape llogari perpara qytetareve te Tiranes per premtimet e dhena para kater vitesh e mosmbajtjen e asnjerit prej tyre.