Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot pasdite një dëgjesë me qytetarët në njësinë nr 2 pranë Qytetit Studenti.
Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se kreu aktual i Bashkisë nga 30 ditë vetëm një ditë është në Bashki.
“Më vjen mirë që jemi bashkë PS, LSI, sepse unë besoj se punët e mira bëhen bashkë. Të bëjmë një fushatë të shkëlqyer bashkë dhe të sigurohemi që do fitojmë po bashkë. Në këtë fillim të parë është e rëndësishme për të thënë pse zgjodha këtë njësi. Unë kam lindur pak larg nga këtu. Më vjen keq në katër vite kemi humbur kohë nga këto aspirata por jemi në kohën e duhur për ta çuar Tiranën në drejtimin duhur. Është një dëgjesë dhe pas kësaj hapje unë do ulem të mbaj shënim nevojat që ka njësia 2. Është mëkat të vish në njësinë dy dhe të bësh zik -zak në kope qensh dhe mendo sa e sigurt është për vajzat. Mbas kësaj dëgjese do dalin përsëri ata të SHQUP-it. 29 nga 30 ditë të muajit është në SHQUP dhe 1 ditë në Bashki. Kur janë kaq të zellshëm pse nuk dolën nga tre herë në ditë këto katër vjet. Pse nuk ndenjën më pak në Holandë dhe më shumë në Tiranë”.
Ish ministri i Mirëqenies theksoi se të gjitha eventet gjatë fushatës për zgjedhjet e 21 Qershorit, do të bëhen live, dhe mediat kanë mundësi të transmetojnë ato drejtpërdrejtë. Ai akuzoi PD-¬në për të cilët tha se fushatën e tyre me qytetarët e transmetojnë një ditë me vonesë si një film, të montuar në një laborator.
“Kemi 50 ditë tu tregojmë vendin atyre që sillen me arrogancë. Ne të gjitha takimet tona do i bëjmë live. E di që do ketë surpriza, do ketë gjëra të çuditshme, por në fund të fundit kjo eshte Tirana jone, me te gjitha surprizat dhe gjerat e cuditshme. Asnjë pyetje dhe asnjë shqetesim nuk jane te cuditshme. Vendimi i fushatës tjetër është aktivitete e një ditë me parë të shkojë në një studio dhe t’i montojë. Njerëzit kanë pasur për katër vite një sjelle të parapërgatitur dhe të montuar në laborator. Sa më e vërtetë fushata aq më e vërtetë puna.”- u shpreh Veliaj.
Teksa degjonte banoret Veliaj mbante shenim shqetesimet e tyre. Nje nga problemet e ngritur ishte edhe ai i qenve te rruges. “Në një bashki që nuk kujdeset dot për njerëzit imagjino sa mund të merret me qentë e rrugës. Ai është i pa aftë të shpërndajë banesat sociale. Përgjigjia ime është shumë e thjeshtë nuk duhet të kemi një opsion o qentë o njerëzit. Ka disa organizata të shoqërisë civile që kanë dhënë disa alternativa. Le të kemi disa strehëza për qentë e rrugës të cilët mund të vaksinohen të trajtohen për sëmundjet dhe familjet që kanë dëshirë ti adoptojnë.”- theksoi Veliaj
Per drejtimin e Tiranes eshte i nevojshem nje person me energji dhe aftesi te medha menaxhuese. Realisht kreativiteti, energjia dhe aftesite menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Erion Veliajn.
Eshte bere tradite qe politikanet para zgjedhjeve sillen sikur jane njerezit me te mire ne bote, te qajne hallet, e kur marrin votat, ndryshojne krejt sjellje, s’te njohin me. Nderkohe me erionin ka qene krejt tjeter gje, ai ka ditur te komunikoje si para zgjedhjeve, edhe kur ishte minister, ka degjuar cdo qytetar qe ka pasur nevoje, prandaj te gjithe per erionin ne krye te bashkise se Tiranes.
ne kemi nevoje qe te ndryshojme ajrin ne politike, qe eshte bere mbytese, nga politikane qe bejne sikur u intereson mireqenia e popullit, per t’i dhene mundesine e atyre qe me vepra, realisht punojne qe te krijojne nje jete me te mire per popullin, dhe erioni eshte pikerisht njeriu per te cilin kemi nevoje qe te na drejtoje.
Kur ti ke nje komunikim te mire me publikun, sillesh me edukate, ta marrin per dobesi, keshtu edhe me Erionin, i cili ka treguar se eshte ndryshe nga politikanet e tjere. ka bere shume pune dhe nuk eshte marre te sulmoje kundershtaret, ai eshte fryma per te cilin kemi nevoje ne politiken shqiptare.
Ka bere pune te lavderueshme ne MMSR. Kreu nje varg reformash e mori nje sere masash. U krye reforma ne pensione, iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike, u ul me pese vite mosha e daljes ne pension per minatoret etj. Besimplote se edhe per Tiranen do beje shume me shume.
Erion Veliaj eshte njeriu adapt per drejtimin e Tiranes. Kryeqyteti ka kater vite pa kryetar per fat te keq. Shpresojme qe z. Veliaj te punoje me zell e perkushtim edhe per kryeqytetin e lene ne harrese.
do ta fitojm tiranen sepse ajo duhet te menaxhohet nga njerez te afte, pd e lam ta drejtonte edhe pse nuk e fitoi bashkin ajo prap deshtoi ne drejtimin e saj
erion ti je shembulli qe duhet te ndjekin te gjithe, njeri i fjales, i punes.. kete gje e ke treguar me se miri ne krye te MMRS-se dhe reformave te bera
Energjia qe i duhet kryeqytetit suksese Veliaj
shume mire e ke thene !! ky njeri e merito
Risi energji vullnet pune ka vetem nje emere Erion Veliaj #BASHKE .
Kreativiteti, energjia, aftesite menaxhuese jane elemente qe karakterizojne z. Veliaj. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmon per aftesite menaxhuese e drejtuese te tij. Eshte i duhuri per Tiranen.
erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen
Bravo eri suksese
risi,vullnet ,pune elemte qe ti ke treguar gjate ktyre viteve te jetes tende politike per Tiranen dhe qytetaret e saj presim edhe meshume , ti je i duhuri per te
qente le te lehin karvani vazhdon perpara Erion , ti futju punes sic vetem ti di ta besh dhe do arrish me koken lart ne krye
tiranen e shkaterroi basha e skisht eguxim t ekandidont ndaj la halim deshtakun
Njeriu qe i duhet tiranes Eri suksese
erion veliaj esht epozitiv esht eenergjik eshte menaxher i mir eshte djal i ri dhe do e coje tiranen drejt zhvillimit europian
Degjese, bilbilfryres, dorerenes etj.etj. Ah ju dhjefsha “shqipen” e re, bashke me Janullen.
bravo erion veliaj
drejtimi i duhur per tiranen. erion veliaj. edhe vet halimi do votoj per erion veliaj
ne jemi shumica, ne do i fitojm keto zgjedhje sepse eshte detyrim per ne qe te punojm per qytetaret. prandaj te gjith do votojm erion veliaj
tiranasit u lodhen duke pritur qe lulushi te bej dicka, prandaj tashm masivisht do votoj per erion veliaj
tirana ka nevoje per nje drejtues te tille si Erioni, ka nevoje per energjine dhe vizionin e tij. te beje punen per te rimekembur tiranen dhe per te marr nje pamje te re ashtu sic e kemi enderruar ERION VELIAJ Drejtimi i duhur
kush flet 1 ish refugjat ne England dhe England nuk te pranoj te tha deboj tash kerkon votat e pupullit fukara or i shkret do ta japin voten me premtimet qe ben se ua keni shperlar trut
eri shko bjeri dajres bashke me kryetarin tend se mund ta besh shume mire.nuk je per kryetar bashkie.
nje komentues dashamires dhe besimtar i Erionit thote qente le te lehin.Akoma se ka kuptuar se Erioni me programin e vet do ti mbledhi qente ne tufa.
Ka nje kontradikt tek erionliut:ne qofte se pranojne se bas ha nuk ka bre asgje,ate here duhet te pranojne qe faj in per kete kaos ne tiranen e ka Rama!
Pra i bej qe na thirrin me votuar per me permiresuar gabimet e Rames!