Basha: Rama rriti papunësinë me 7 % dhe akuzon shqiptarët si poopull që nuk e do punën

1 Maj 2015, 14:48Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me shifrat e bëra publike nga Kryeministri Edi Rama përsa i takon punësimit.

“Kryeministri i të keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Dy ditë më parë na quajti popull me varfëri aspiratash, sot na akuzon si popull që nuk e duam punën.

Papunësia u rrit me 7 përqind në këto 20 muaj sepse kryeministri i të keqes rriti taksat, rriti cmimin e energjisë, rriti cmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese dhe nisi në eksod kapitalin dhe investimet, shkatërroi mijëra vende pune dhe hodhi në mes të katër rrugëve nëna, baballarë dhe të rinj.

Shqiptarët ikin se nuk kanë punë, buke dhe shprese, ky i fajëson se nuk duan të punojnë dhe se kanë varfëri aspiratash. Kryeministri i të keqes ka humbur cdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe punësimin, por vetëm vrer dhe akuza ndaj popullit të tij.

Fajësimi i popullit është shenja e cmendurisë se cdo sundimtari, shenja e vdekjes së cdo regjimi. Eshtë koha të shpëtojmë prej kësaj të keqe”, shkruan Basha. /gj.k/

15 komente në “Basha: Rama rriti papunësinë me 7 % dhe akuzon shqiptarët si poopull që nuk e do punën”

  1. ana says:

    basha vazhdon me propaganden e perditshme se gje tjeter sben edhe per aq kohe sa e ka Bashkine ne dore

    1. rosa blu says:

      hec aty basha kur ke goje dhe ti me fajesu ramen edhe hec mo te tjeret pastaj

      1. pune - neologjizem per bashen says:

        Basha te surprizon cdo dite me perlat qe nxjerr nga goja? A e di ti vertet o lulzim ca do te thote te punosh, ti qe ne 4 vjet s’bere asnje pune ne krye te bashkise se Tiranes?
        Ti qe shkoje ne bashki vetem kur duhet te firmosje ndonje leje ndertimi te paligjshme e per te bere naj qoke elektorale?
        Dhe ne momentet kur vertet duheshe, shkoje ne Amsterdam.

        1. halit says:

          S’kane pune per ata qe s’duan te punojne, per ata qe preferojne te rrine kafeneve e pikave te basteve, se kane gjetur rrugen me te shkurter e te gabuar se si behen leke, dhe ti je shembulli me i keq se si nuk duhet te jete jo nje politikan, po asnje qytetar, se je kryedembel.

          1. winxi says:

            dhe ti vazhdon me politiken e baltosjes, ti nuk e pranon dot qe kjo qeveri po punon dhe po mban premtimet, se thellon me tej deshtimet e tua, por gjithsesi, pavaresisht se qente lehin, qeveria shkon perpara.

            1. kastriot says:

              Mire Rama paska deshtuar, po ti sa vende pune krijove ne bashki?
              apo ato vendet qe shkurtove ne nje dite, sapo more detyren dhe i zevendesove me militante te paafte qe s’dine te bejne nje pune, prandaj u katandis tirana si mos me keq.

            2. dedikuar lulit says:

              Një njeri përtac,
              s’punonte aspak
              Puna më e vogël
              i bëhej farmak.

              Një herë s’kish ushqim,
              Bukë si jepte tjetër,
              pra shkoi të ulet
              tek një dardhë e vjetër

              Dardha kishte kokërra
              të mëdha kërcak,
              të ëmbëla sheqer,
              pjekur për merak.

              Por përtaci ishte
              njeri për cutdi,
              përtoi t’i shkundte,
              në hije u shtri.

              Hoqi dhe kapelen,
              pranë vetes e la
              – Bini këtu brënda,
              o ju dardha – tha.

              Priste kokrra dardhës
              nga degët e saja,
              kur një dardhë e madhe
              u shkëput nga maja,
              thirri fortë përtaci
              – Obobo ç’hata !

      2. gjyshja says:

        21 qershori dita e gjykimit ndaj kryetarit pertac qe kishte Tirana per kater vite. Premtoi kartat e studentit, premtoi Tramvajin, premtoi Terminalin, premtoi hapjen e qendrave rinore etj, asnje nga keto nuk u realizua. Ja kush duhet ndeshkuar me vote ne 21 qershor.

    2. teli says:

      basha rren se gj tjeter sdi me bo,, o po hecen vendi me ket kryeminister qe kemi9 ne o skemi cha me thon ndryshe kur kta vetem shpifin si ngahera

    3. KOMBI says:

      Mos u hidh hi syve shqiptareve. Zgjedhjet e 21 qershorit jane zgjedhje per te zgjedhur kreret e bashkive te vendit. Ne Tirane p.sh. qytetaret do vleresojne se si ka qeverisur Bashkia keto kater vite. Pyetja qe lind eshte si punoi z. Basha ne Tirane? Pergjigja: premtime plot e realizime thuajse fare. Ja si do gjykoje populli.

  2. endi says:

    po ik more lulush si ke surrat e del akoma kur punen tende e pame per kater vjet trami mbeti ne endrat e tua , hapja vendeve te punes , kartat e studentit apo abonet e studentit qe shiten ne treg te zi

  3. eri says:

    Amon, ik dhe ti o bashe se je bere I padurueshem

  4. lulezimi i Tiranes says:

    Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
    Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.
    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.
    Mashtrimet si kryebashkiak
    Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.
    Plani urbanistik
    Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthen në vetvete planin mafioz të familjes kryeministrore dhe të Saliut të vogël në bashki, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe. Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve rreth familjes kryeministrore.
    Premtim-mashtrimet e Lulzim Bashës në vitet 2011-2013
    Premtim për mjediset e Tiranës, për të larguar çdo kioskë të mbetur në Tiranë, por faktikisht janë rivendosur edhe 1570 kioska të reja, duke rikthyer kohën e qeverisjes së PD, të 700 mijë kioskave që kishin pushtuar Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
    2. Premtim për punësimin e 30 mijë personave në Tiranë brenda vitit të parë të mandatit, ndërkohë që vargut të të papunëve në Tiranë, i janë shtuar edhe 27 mijë të tjerë në të 11 minibashkitë.
    3. Premtim për rikthimin në bankat e shkollave të 20% të fëmijëve të Tiranës, të kthyer në analfabetë prej politikave regresive e primitive arsimore.
    4. Premtim për integrimin dhe heqja nga rruga të 30 mijë fëmijëve të punësuar e të shfrytëzuar si skllevër, për shkak të varfërisë ekstreme, në kërkim të mbijetesës së tyre e të familjeve.
    5. Premtim për aktivizimin e inteligjencës dhe punësimin e aj në institucione, ndërkohë që 70% e administratës dhe institucioneve të shërbimit bashkiak në Tiranë janë të mbushur injorantë, pjesë e familjes, partisë, shoqërisë dhe klaneve të tij.
    6. Premtim për të eleminuar 2000 fëmijët që lypin në rrugët dhe trotuaret e Tiranës, si dhe rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike sa paga minimale zyrtare, për 49 e 700 familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
    7. Premtim për fondet publike efiçente në shërbim të qytetarëve, ndërkohë që vitin 2012 bashkia e Tiranës e mbylli me 32% realizoi fondesh për shërbimet publike, kryesisht me 21% investime në rrugë e trotuare dhe 4% investime në kanalizime.
    8. Premtim për ulje e pakësim të taksave vendore, por nga 66 taksa ka shtuar numrin e tyre në 105 taksa, si dhe ka rritur nivelin financiar të taksave publike me 9% më tepër.
    9. Premtim për eleminim të gjobave të paligjshme prej policisë bashkiake dhe inspektorëve të shërbimeve publike në treg e bizneset e vogla, këto gjoba vazhdojnë e vendosen zyrtarisht e privatisht.
    10. Premtim për çmimet dhe tregun e kontrolluar, por e ka lojën e çmimeve në “kthetrat” e mopoleve që kanë lidhje me pushtetin qendror.
    11. Premtim për çlodhjen dhe argëtimin e banorëve në krejt “hartën” e qytetit të Tiranës, por ka nisur pushtimi edhe atyre sipërfaqeve të gjelbërta me ndërtime e vendosje kioskash.
    12. Premtim për ujin 24 orë dhe për kanalizimet që nuk do të shpërthenin në asnjë mjedis të Tiranës, por afro 35% e Tiranës aktualisht është e mbushur me ujëra të zeza, ndërkohë që afro 60% e Tiranës ka ujë me orar, tre herë në ditë nga 2 orë.
    13. Premtim për plehrat, se nuk do të ishin problem për Tiranën, ndërkohë që periferia dhe 30% e zonës brenda unazës së Tiranës, vazhdon të mbetet e tej ngarkuar me plehra, madje edhe përrallë zyrave të bashkisë.
    14. Premtim për strehimin e familjeve të reja, por nuk është ndarë asnjë banesë sociale siç u premtua për 10 mijë të tilla brenda vitit të parë të mandatit, ndërkohë që 65 mijë familje në Tiranë jetojnë me premtimin mashtrues, të bërë prej Lulzim Bashës në fushatën e 8 majit 2011.
    15. Premtim për ushtarakët që do t’u jepeshin pensionet dhe do t’u krijoheshin mundësi punësimi dytësor, por që nuk u janë thënë as pensionet sipas statusit e as u janë krijuar hapësira punësimi.
    16. Premtim për të ish-të përndjekurit politikë, të cilëve iu premtua se bashkia do ishte në krahë të tyre përballë qeverisë “Berisha” për të marrë brenda vitit 2012 këstin e dytë të dëmshpërblimit, por që nuk I përmend fare.
    17. Premtim për qytetin modern të Tiranës, duke nisur zbatimin e planit urbanistik brenda vitit 2012, por përveç ca hartave që ka nxjerr në ekrane, nuk ka nisur asnjë veprim për zbatimin e këtij plani. .
    18. Premtim për mirëqenie të lartë të banorëve të Tiranës, ndërkohë që 55% e popullsisë së qytetit të Tiranës jeton në nivelin e varfërisë, ndërsa 32% të popullsisë.
    19. Premtim për studentët, për kushte moderne jetese, studimi, argëtimi, ndërkohë që në auditorët e universiteteve të Tiranës nuk ka asnjë ngrohje e as tavolina.
    20. Premtim për “Kartën e Studentit”, ndërkohë që prej afro 2 vitesh mandate nuk e ka future në veprim këtë dokument, duke mashtruar studentët me copa kartoni pa vlerë, që nuk i njeh asnjë shërbim publik, madje as zyrat e bashkisë.
    21. Premtim për të moshuarit për mjedise e kushte jetese, ndërkohë që 207 mijë të moshuarit e Tiranës, përveç varfërisë dhe pensionit lëmoshë, vuajnë çmimet e larta të ilaçeve e mungesat sociale dhe mjediset publike pranë qendrave të banuara
    22. Premtim për mbrojtjen e konsumatorit, ndërkohë që ushqimet dhe mallrat e skaduara dhe ushqimet kancerogjene, kanë mbushur tregjet e Tiranës, si “ekskluzivitet” i mafies ushqimore të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës dhe shefin e tij kryeministër..
    23. Premtim për luftën për ndalimin e dhunimit dhe trafikimit t fëmijëve, ndërkohë që vetëm në Tiranë trafikohen afro 1500 fëmijë për lypje, vjedhje, prostitucion, për më tepër, që një nga trafikuesit dhe përdhunuesit ishte i punësuar në shërbimet publike të bashkisë “Basha”.
    24. Premtim për zgjerimin e varrezave publike në Tiranë dhe rritjen e kuotës së pagesës për çdo individ që ndahet nga jeta, duke e çuar pagesën e shërbimit funeral nga 9 mijë lekë në 29 mijë lekë, por kjo pagesë vazhdon të 9 mijë lekë, ose sa vlera e litarit që ul arkivolin.
    25. Premtim për shpronësime kundrejt vlerës reale të tregut të banesave dhe tokës, por mashtroi, mbasi vazhdon shpronësime për interesa publike, duke zbatuar pagesën prej 330-540 lekë për 1 metër katrorë tokë, ndërkohë që kur shpronëson vila jep vetëm një apartament me mesatare 8-9 metër katrorë për frymë.
    26. Premtim për romët për strehim, arsimim, punësim dhe lejim biznesi në koshat e plehrave, por në fakt, i përzuri nga vendbanimet me zjarr e dhunë, u bllokoi punën në koshat e plehrave, nuk u dha strehim dhe nuk u krijoji kushte arsimimi.
    27. Premtim për kontrollin dhe uljen e çmimit të lartë të bukës, ujit, gazit, energjisë, karburanteve e ilaçeve, por në fakt i ka lënë çmimet në duart e monopolistëve, të cilët janë pjesë e familjes biologjike e politike të tij.
    28. Premtim për kulturën e sportin, duke premtuar që brenda vitit të parë të mandatit 2011-2012, do të hapte 10 kinema dhe 11 biblioteka të eja në njësitë bashkiake, por nuk ka hapur asnjë të tillë.
    29. Premtim për sigurinë e jetës së qytetarit, por banorët e Tiranës nuk janë as të qetë, as të sigurt në rrugë, në punë, në veprimtarinë e përditshme, mbasi krimi ka dalë jashtë kontrollit.
    30. Premtim për turizmin e Tiranës, ndërkohë që Tirana turistike e historike po zhduket përditë, për shkak të leje të reja të ndërtimit që po jepen prej bashkisë dhe prej ndërhyrjeve urbanistike që bëhen ndaj vlerave turistike.
    Premtimet më të bujshme, që nuk janë realizuar
    Dita e premte e pritjes së popullit nuk funksionon
    2. Afro 160 mijë qytetarë e subjekte i janë drejtuar Bashkisë Tiranë, për të bërë aplikime e për të marrë informacione, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje
    3. Mbi 22 mijë e 198 qytetarë nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ankesat dhe kërkesat e tyre
    4. Afro 34 mijë e 800 qytetarë kanë kërkuar takim ditët e premte me kryetarin e Bashkisë, por janë kryer vetëm 1 46 takime
    5. U premtua ulja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore, por nuk është realizuar
    6. U premtua rritja e numrit të punësuarve në 11 minibashkitë me numër 30 punonjës, por nuk është realizuar
    7. U premtua heqja e taksave për bizneset, firmat dhe ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punonjës, por nuk u realizua
    8. U premtua dhënia e lejeve për hipotekimin e apartamenteve brenda muajit nëntor 2011, por nuk është realizuar konkretisht
    9. U premtua realizimi i përfundimi të Planit të ri Urbanistik të Tiranës, por 6 minibashki, me shtrirje periferike nuk kanë fare plan urbanistik
    10. U premtua ndërtimi i linjës së tramvajit brenda vitit të parë të mandatit (maj 2012), por nuk u realizua
    11. U premtua ngritja e Qendrës për Menaxhimin e Trafikut, por nuk është realizuar.
    12. U premtua Rehabilitimi i Parkut të Liqenit, por po shkatërrohet
    13. Parkimi nëntokësor në sheshin “Italia”
    14. U premtua rikonstruksioni i 180 rrugëve brenda 2 viteve, por deri tani janë bërë vetëm 13 rrugë lagjesh
    15. U premtua mbjellja e 7850 pemëve dekorative mjedisore në 11 minibashkitë, por deri tani janë mbjellë vetëm 530 pemë në minibashkitëqë drejtohen prej PD
    16. U premtua dhënia e “Kartës së Studentit” brenda muajit shtator 2011, por edne nuk është realizuar.
    17. U premtua shtimi i 20 qendrave të reja sociale dhe rehabilitimi i 15 qendrave sociale, por janë realizuar vetëm dy të tilla, të cilat janë mbyllur pas 1 muaji aktivitet
    18. U premtua dhënia e kredive të strehimit për 1409 familje brenda vitit 2012, por janë dhënë vetëm 51 kredi të tilla, këto për të afërmit e familjes së Bashës e të militantëve të pushtetit të PD
    19. U premtua që brenda viti 2011, do të bëhej nisja e punës për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë, por ende nuk ka nisur.
    20. U premtua që brenda vitit 2012, do të niste ndërtimi e varrezave murale në Tiranë brenda vitit 2012, por deri tani ky premtim nuk ka mbetur një tabelë e ngjitur në murin e hyrjes së bashkisë .

  5. andi says:

    Papunesia ne te rinia eshte 70% dhe jo 7% . Dhe pa pik turpi del kryeministri dhe thote qe shqiptaret nuk duan te punojne . panairi i punes i mbushur vetem me call center dhe me shkolla profesionale nga 500 euro minimumi.ky esht panairi punes i shtettit shqiptar. duhet ti hedhim diplomat se kryeministri me veliajn duan hidraulike dhe elektricist per keshtjellen e rames

  6. Naqua says:

    “Te shpetojme prej kesaj te keqeje!” Po prit, ore Bashe, se nuk kemi shpetuar nga e keqja para kesaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje