Kosova takon banorë të Laprakës: Jo më zvarritje për projektet

1 Maj 2015, 12:25Politika TEMA

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova zhvilloi takimin e rradhës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit me banorë të Laprakës.

Kosova u angazhua për zgjidhjen e dy çështjeve që prekin çdo ditë qytetarët e Laprakës: insfrastruktura dhe mosrespektimi i personave me aftësi të kufizuara. Duke dëgjuar sorollatjen për shumë projekte e probleme të cilat në fund mbeteshin të pa zgjidhura, kandidati Kosova u shpreh se çdo projekt duhet të ketë një datë fillimi dhe një datë mbarim, brenda së cilit duhet patjetër të përfundojë.

Çdo projekt do të ketë një datë fillimi e një datë mbarimi. Po të ketë një datë fillimi, një datë mbarimi, dhe mbaron kjo e pastaj fillon një tjetër, unë them do të jetë shumë e vlefshme për qytetarët . Afati i përcaktuar dhe i zbatuar me regorizitet. Dhe një gjë të vlefshme për lagjen, për qytetin, për shtëpinë, mos të kthehet në një bezdi të pafund”, tha Kosova

Ai u tha banorëve se ai është si ata, qytetar që kërkon një qytet më të mirë. Kosova shprehu vendosmërinë për t’u qëndruar punëve mbi kokë e për të analizuar e ushtruar përgjegjësi kur projektet nuk ecin si duhet.

Unë jam si ju, por që kam pranuar disa përgjegjësi më shumë. Do ta shohim me imtësi pse ka ngecur. Janë njerëzit, ata që e kanë marrë përgjegjësinë dhe nuk janë njerëzit e duhur, nuk kanë respektuar afatet, kanë devijuar ndonjë një fond të rrugës ?!

Do ti shoh me imtësi dhe të jeni të sigurtë që do t’i bëj parandalimin çdo situate të papëlqyeshme”, nënvizoi ai.

Halim Kosova teksa takon të rinj në rrugët e Laprakës, shprehet se do të donte që situata të mos ishte kjo.

“Jam i sigurtë se po të kishit nga një vend pune nuk do të mblidheshit sot dhe unë do isha më i kënaqur sikur mos më priste njeri kështu paraditeve.

I jap dorën shumë vetëve që kanë muskuj por që s’kanë mundësi të punojnë dhe kjo është e trishtueshme për qytetin se vetëm me punë mund të vijnë të ardhurat.

Kështu që, do të çajmë të gjithë përpara që t’ia hapim projektet Tiranës, t’ia hapim prespektivën Tiranës dhe pse jo të rregullojmë çdo gjë që nuk ka shkuar mirë”, deklaron Kosova. /gj.k/

1 komente në “Kosova takon banorë të Laprakës: Jo më zvarritje për projektet”

  1. coli says:

    kosove kjo eshte zgjedhja jote e gabuar e fundit se sdo kesh kohe te reabilitohesh NJE FUNDE TEMERITUAR VAMPIR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje