Gjosha: Votë për Erjon Veliaj si kryebashkiak dhe LSI për Këshillin Bashkiak

1 Maj 2015, 12:19Politika TEMA

Kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha, njëkohësisht e deleguara e LSI-së për njësinë nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.

Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.

“Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013. Ju falënderoj dhe jam e bindur se kjo do të thotë se në këto zgjedhje lokale, rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë”, tha Gjosha.

Gjithashtu, Kryetarja e LGI-së kërkoi angazhimin e grave dhe vajzave në këto zgjedhje, duke theksuar se në 21 qershor qytetarët, votojnë alternativën më të mirë për familjet e tyre.

Në këto zgjedhje lokale mbi të gjitha të gjitha ju që jeni nëna do të votoni edhe për fëmijët tuaj, për çerdhe e shkolla me kushte më të mira, për më shumë hapësira të gjelbërta e sportive,ndaj me besnikërinë tuaj ndaj LSI-së, unë do ju kërkoja që këtë votë t’ia jepni kandidatit të maxhorancës qeverisëse, Veliaj”, tha Kryetarja e LGI-së.

Gjosha, nënvizoi gjithashtu se në zgjedhjet lokale do të ketë dy lloj votash, vota për LSI-në, prej së cilës do të zgjidhen këshilltarët në Këshillat Bashkiakë dhe vota për kandidatin e maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto zgjedhje ne përfaqësohemi me 50% kandidate gra dhe vajza, dhe më duhet të theksoj këtu mbështetjen reale që LSI-ja dhe veçanërisht Kryetari i saj, Meta ka treguar ndaj nesh. Është një mbështetje që na nxit të jemi më të angazhuara në këto zgjedhje”, theksoi Gjosha.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh se kësaj here vota do të shkojë për kandidatët e duhur, në mënyrë që Tirana ti rikthehet punës.

Tirana ka nevojë për premtime të mbajtura dhe në besojmë se zoti. Veliaj do të mund t’i ofrojë kryeqytetit zhvillimin e munguar, për ta kthyer vërtet në një qytet evropian. Por, gjithashtu me këtë kandidat ne do të mundemi të gjithë të kemi një Kryebashkiak që është pranë qytetarëve dhe zgjidh problemet e tyre”, u shpreh ajo. /gj.k/

3 komente në “Gjosha: Votë për Erjon Veliaj si kryebashkiak dhe LSI për Këshillin Bashkiak”

  1. anonim says:

    Primare eshte vota per drejtuesin e kryeqytetit. Aq me teper kur Tirana ka kater vite pa kryetar. Fakt eshte se nuk eshte bere akoma anje investim ne kryeqytet prej kater vitesh.

  2. ana says:

    Ik moj kukumjacke, po na ofron goxha alternantive… keshilli bashkiak gjithe hajdutet e marionetat e Ilirit e Monikes. C’jane keto vajza te reja qe e djegin veten e tyre me te tilla “krushqi!

  3. 007 says:

    Po sepse Griselda Blanco-Monika Kryemadhi eshte Kryetarja ne Hije e Partis, Pablo Escobari-Ilir Meta, eshte nen urdhrat e Griseldes, pa merak kuotat e Grave-Vajzave gjithmone do jene ne rritje ne Kartel, gjithashtu dhe Miljonat qe shkojne ne xhepat e Griseldes!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje