Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, akuzoi Qeverinë se ka bllokuar projektet për Tiranën.
Nga vendi ku në shtatorin e vitit 2013 duhej të kishin filluar punimet për ndërtimin e tramit, Tabaku ka theksuar se ka qenë bllokimi i fondeve nga qeveria që nuk ka lejuar fillimin e projektit.
Tabaku ka theksuar se niveli i papunësisë në Shqipëri është në shifra alarmante duke theksuar se, 1 maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim.
“1 Maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8% dhe më shqetësues është fakti që papunësia ndër të rinjtë është 32,5%.
Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1,8%, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2014 dhe në një reduktim me 5,5% krahasuar me vitin 2013.
Raporti tregon se qeveria çdo ditë që kalon vetëm e thellon edhe më tej krizën. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të vendit thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 mujorin e parë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim. Larg propagandës së përditshme, ky është realiteti i trishtueshëm që po kalojnë sot shqiptarët.
Çfarë bën kryeministri për të dalë nga kjo situatë? Asgjë, madje bllokon dhe përpjekjet e autoriteteve vendore, për të hapur perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
“Çdo kryeministër i përgjegjshëm do të bënte çdo gjë për të lehtësuar punën, ndërsa kryeministri ynë e bllokon.
E njëjta histori me terminalin multimodal të pasagjerëve, me tramvajin dhe dhjetëra projekte të tjerë në qytet që do të hapnin mijëra vende të reja pune janë të bllokuara nga Edi Rama dhe bëhet fjalë për vende pune reale, jo punë në letër siç thotë propaganda qeveritare.
Kryeministri turist nuk do t’ia dijë për hallet e qytetarëve, pasi i vetmi shqetësim i tij dhe kësaj mazhorance është pasurimi me paratë e shqiptarëve.
Në 21 qershor, qytetarët do të ndahen nga qeveria e propagandës dhe do të votojnë njerëzit e punës. Oferta e re e Partisë Demokratike është ulja e taksave, është taksa e sheshtë, është tregu i lirë, është sipërmarrja, është vlerësimi i punës, është puna dhe dinjiteti”, tha Tabaku. /gj.k/
po ku keni goje te flisi ju pd-ista po ne cgjendje e late shqiperine para dy vitesh pa nje dore fasule ne rezervat e shtetit , e tani flisni per papunesi por ju more ju e shkaterruat kte vend e tani qe po perpiqet te ngrihet i nxirni pengesa
KTE HALL KANE KETA DUKE BERE PROPAGANDE PERDITE
Po ju cfare bete ne 4 vjet, sa punesuat, sa ndihma sociale dhate? cfare bete per qytetaret e tiranes?
per te justifikuar deshtimet, tani gjeni justifikime.
nese ju propagandonit per rritje ekonomike, ulje te papunesise, permes shifrave te manipuluara te instat, kjo nuk ndodh me.
papunesia eshte zbutur ndjeshem, dhe kjo fale reformave te qeverise, permes nxitje se punesimit, lehtesira fiskale dhe paketat per bizneset, zyrave te punes, por ju s’i pranoni dot sukseset e kesaj qeverie qe jane thellimi i deshtimit tuaj.
Kur s’do te punosh gjen arsye, dhe ju kete gje po beni, nese do te kishit sadopak deshiren e vullnetin per te punuar, do ta kishit gjetur menyren, do te kishit fituar projekte me nderkombetaret, po per lejet e paligjshme te ndertimit nuk ju bllokuan dhe e bastarduat Tiranen.
Shko moj kukumjacke e mutit. Po nga 2011 deri ne 2013 ca beri Luli? Ik moj zhgorre se nuk i hane me Shqiptaret genjeshtrat tuaja.
Po kjo ben fushate per Veiaj apo per Halimin