Kryetari i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizmin, Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat, akuzoi mazhorancën dhe Kryeministrin Rama se po kundërshton draftin e opozitës me qëllim mbrojtjen e kriminelëve në parlament dhe banditëve qe të kanidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Prej 24 dhjetorit kur u ra dakort për marrëveshjen e dekriminalizimit, Edi Rama nuk ka paraqitur asnjë draft, asnjë alternativë se si ai mendon të realizojë këtë proces jetik për vendin, për të çliruar parlamentin dhe politikën nga të inkriminuarit, e për të pamundësuar kandidimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhjet e 21 qershorit.
Partia Demokratike deklaron se drafti i lexuar dje nga deputeti Balla është drafti i opozitës, por tinëzisht i janë hequr instrumentet kryesore:
1-Heqja e instrumentit të masave të sigurimit personal si arresti me burg apo arrest shtepie për krime te renda nga drafti ynë, heq mundësinë e përjashtimit të kandidatëve me të shkuar kriminale për krime të rënda, duke nxjerrë si të pastër Ramën me Bushin, Ramën me Rroshin, Ramën me Ndokën e të paktën 15 deputetë të tjerë.
2- Heqja e instrumentit të verifikimit për kandidatët e listave të 2013-ës që do të marrin mandatin për shkak të largimit të deputetëve që kandidojnë më 21 qershor apo lënë mandatin, heq mundësinë që të kontrollohen kandidatët me të shkuar kriminale që po presin të futen në parlament.
3-Heqja e instrumentit të verifikimit nëpërmjet shenjave daktiloskopike e bën të pamundur verifikimin e personave me të pakten 4 emra të ndryshëm, pra emrat e artit në krim në kërkim ndërkombëtar dhe kjo është bërë enkas për të shpëtuar Rroshin, Frrokun apo deputetë e kandidatë bashkiakë të tjerë.
Paraqitja e draftit të Partisë Demokratike, pa instrumentet e domosdoshëm është vetëm një farsë për t’iu fshehur përgjegjësisë së futjes së banditëve në parlament dhe futjes së banditëve në listat e 21 qershorit.
Pra, ajo çka lexoi dje Balla, është një gjethe fiku, jo për të bërë dekriminalizimin, por për ta mbuluar atë, për të gënjyer ndërkombëtarët dhe për t’i dhënë një shans të artë krimit të vazhdojë sundimin, të vazhdojë kandidimin.
Alternativa e lexuar dje, ka si qëllim mbrojtjen e banditëve në parlament dhe lejimin e banditëve për të kandiduar në 21 qershor.
Ndersa ju kerkoni qe te mbroni Berishen, Imamin, Boden, Lulezim Bashen. ju keni ne gjirin tuaj kriminelet me te pashpirt qe i kane vjedhur te gjitha pasurite e vendit.
ju kerkoni dekriminalizim nderkohe qe vete jeni me te inkriminuar se te gjithe.
Ngaqe s’bini dot dakort, se te inkriminuarit i keni ne mes tuaj, tani gjeni justifikime si t’i beni bisht.
Mjaft me opozite destruktive, se nuk do te arrini asgjekundi, thjesht po beheni qesharak ne syte e publikut. E dime qe keni frike nga dekriminalizimi, se s’do t’ju mbetet me asgje pas kesaj, por te pakten heshtni.
Drafti i mazhorances tregon se kjo qeveri e ka vullnetin per t’i perjashtuar te inkriminuarit nga politika, po ju cfare po beni, vetem paraqisni pengesa se te inkriminuarit jane ne kete PD qe eshte sot, ju s’keni pas ndonjehere mbeshtetjen e ketij populli por ju kane votuar se i keni shantazhuar e kercenuar per buken e gojes.
Thjesht te vjen per te vjelle kur dalin keta ne deklarata per media, jane personat me pak te pershtatshem per te folur per korrupsionin, per informalitetin, per papunesine, per kriminalitetin.
Te gjithe e dime shume mire se c’jeni, ju kemi njohur sot e vite me pare, se ishit ju qe e katandiset vendin si mos me keq.
Me vjen keq per kete Bylykbashin sepse eshte i ri dhe i shkolluar jasht shtetit.
Pretendimet ( instrumentat) e tij jane te parashikuara ne legjislacionin shqiptar dhe nuk kane pse te perseriten ne ligjin per dekriminalizimin.
CFAR PO KERKONI MORE JU KRYEKRIMINEL TE PARTIS FASHISTE BERISHISTE’?
PO,JU HDO HERE MUNDOHENI TE GJENI,ARSYE PA ARSYE VETEM SE,NUK JU SHKON KUNGULLI MBY UJE.PO,JU KRIMINELIN MA TE MADHE E KENI SALIUN DHE BASHEN,PA MOS PERMENDUR MZIUN DHE BODEN APO IMAMIN.MULIN E RISTANIN PSE NUK PO I PERMENDEN TI MORE BYLBYL?