E besoni apo jo, shqiptarët punojnë më shumë se kushdo! Por pagat janë 60% më të ulëta edhe se Maqedonia

2 Maj 2015, 15:24Sociale TEMA

Me mbi 2100 orë pune në vit, punëtori shqiptar rezulton se punon 20 për qind më shumë orë në vit se sa mesatarja e OECD për paga që janë 60 për qind më të ulëta se sa Maqedonia fqinje.

 

Nga Gjergj Erabara, BIRN

Një studim i Institutit të Statistikave mbi ndërmarrjet jobujqësore me mbi 10 punëtorë në Shqipëri zbuloi se shqiptarët punojnë shumë më tepër se sa punëtorët e vendeve të zhvilluara përkundrejt përfitimeve shumë më të ulëta.

INSTAT zbuloi se punëtori shqiptar punon mesatarisht 2120 orë punë në vit, ndërkohë që punëtorët në vendet e OECD (klubi i vendeve të pasura) punojnë mesatarisht 1770 orë në vit. Ky krahasim është i vlefshëm vetëm për punëtorët e ndërmarrjeve me mbi 10 punonjës. Këtu nuk përfshihet kohëzgjatja e punës nëpër kafene dhe restorante me më pak punëtorë.

Por megjithëse punojnë shumë më tepër, kostoja e punëtorit shqiptar është shumë më e ulët, vetëm 55 mijë lekë në muaj. Kjo nuk është ajo çfarë punëtori merr në dorë. Paga mesatare është 45 mijë lekë në muaj. Kjo është pagë e vlefshme vetëm për punëtorët në ndërmarrjet mbi 10 punëtorë. Për shumicën e punëtorëve që punojnë në ndërmarrje më të vogla, kostot dhe pagat nuk dihen.

Prodhim i lartë, pagë e ulët

Të dhënat e INSTAT tregojnë se kostoja e punës së shqiptarëve prej 2.2 eurosh në orë është 60 për qind më e ulët se sa në vendet fqinje si Maqedonia apo Bullgaria. Diferenca është shumë e lartë nëse sheh se Bosnja dhe Hercegovina psh, ka prodhim të brendshëm bruto për frymë njësoj si Shqipëria, megjithatë atje paga e punëtorit është 60 për qind më e lartë se sa Shqipëria, gjë që sugjeron pabarazi shumë më të lartë, ose faktin që punëtorit shqiptar i mbetet në dorë një pjesë shumë më e vogël e vlerës së shtuar të punës së vet se sa punëtorëve të vendeve fqinje.

Punonjësit e bankave dhe të industrisë financiare në tërësi kanë pagat më të larta në Shqipëri me një mesatare prej 545 lekësh për orë pune. Shërbimet hotelerike dhe të restoranteve kanë një kosto pune minimale prej 215 lekësh për orë pune.

 

22 komente në “E besoni apo jo, shqiptarët punojnë më shumë se kushdo! Por pagat janë 60% më të ulëta edhe se Maqedonia”

    1. Patrioti says:

      Kete artikull ju a dedikoj Majmuneve racista ndaj Greqis, qe thone qe Greqia ti ja di per Faleminderit emigranteve Shqipetare.

      Realiteti tregon qarte qe i DETYROHEMI nje faleminderit Popullit dhe Qeverive Greke qe na kane vleresuar Punen e Emigranteve per 25 vite Rrjesht na kane Ushqyer ma Dhrahmi dhe Euro, kurse kjo Shqiperi dhe keto qeveri na ushqejne me Nacionalizma dhe Shovinizma.

      1. Shefqet Cela says:

        Tamam pqtriot!
        Pergezime!

      2. eko says:

        He, i shikoni shifrat? Ketu edhe te punosh max, buk do hash e kafe do pish. Edhe pastaj thone pse duan te largohen arnautet nga Albanistani ?

        IKNI, ikni, ikniiiiii!

    2. etc says:

      po rama thote qe ka pune po shqiptaret nuk duan te punojne?!

    3. Gregor says:

      Pse beheni te tere ekonomista dhe politikane te mbaruar dhe jepni verdikte per te ardhmen e Shqiperise apo per qeverine?
      Statistikat mund te perdoren si te doje gazetari dhe ti e sheh realitetin me syte e gazetarit. Per te bere vleresime dhe nxjerre perfundime nuk mjafton te lexosh vetem gazeten. Matja e prodhimtarise se nje punonjesi nuk behet me ore pune por me rendiment prodhues. Te marrim dy shembuj.
      Punetori grek punon mesatarisht 2000 ore ne vit.
      Punetori gjerman punon mesatarisht 1500 ore ne vit.
      Kush prodhon me shume do thoni ju? Besoj se pergjigjen e dini. Punetori gjerman prodhon mesatarisht 1.5 deri 2 here me shume. Atehere, cfare vlere kane oret e punes me shume? Pak vlere, sic e kuptoni edhe vete.
      Kur Greqia ishte ne kulmin e krizes dhe bente bisedime me Brukselin per te dale nga gjendja, u be propozimi qe edhe e shtuna te behej dite zyrtare pune per greket. Kjo u kundershtua me force nga ekonomistet sepse do t’a perkeqesonte ceshtjen. Dhe u dha argumenti qe dhashe me siper, sepse nuk e bera une studimin. Vetem po ju them cfare u diskutua ne Bruksel.
      Ekonomisti qe diskutoi tha:
      Shtimi i oreve te punes per greket do beje vetem qe ata do shkojne ne pune te shtunen dhe do ‘rrine’ ne pune. Nuk do rritet prodhimtarie e punetorit grek nga kjo gje.
      Reporteri i BBC e pyeti kete ekonomist se kush eshte zgjidhja atehere. Ekonomisti u pergjigj se duhen bere dy gjera:
      Te ballancohen llogarite dhe te stabilizohet borxhi i brendshem me reforma ekonomike qe mund te jene edhe drastike por te nevojshme. Kjo do beje te mundur qe Europa te kreditoje ekonomine greke. Kjo eshte zgjidhja afatshkurter.
      Gjeja tjeter qe duhet bere tha ekonomisti, eshte se duhet bere plani qe te rritet kualifikimi i fuqise punetore greke qe te behet nje zgjidhje afatgjate.
      Pyetja tjeter ishte se kush ishte fuqia punetore me e kualifikuar ne bote. Une kujtova se do ishte gjermania por jo. E para Franca, e dyta SHBA, e treta Gjermania dhe pastaj vinin Japonia dhe Anglia.

      Pra qe te kthehemi tek artikulli, fakti qe punetori shqiptar punon 2150 ore pune ne vit nuk do te thote asgje. Rendimenti eshte me i rendesishem dhe si vjen neoermjet qualifikimit. Ekonomia shqiptare ka nje industri qe nuk kerkon shume kualifikim. Kushdo mund te punoje be nje vend pune me nje dite trajnim.
      Arsimi profesional u shkaterrua keto 25 vjet.
      Kjo ben qe pagat e punonjesve te jene te uleta. Kush e ka fajin per kete? Faji eshte i tere politikes shqiptare keto 25 vjet. Dhe ketu Saliu apo Nano apo Rama nuk kane pergjegjesi direkte. Platformen ekonomike nuk e ben nje njeri. E ben komiteti i politikave ekonomike ne bashkepunim me komitetin e politikave financiare, ministrine e financave dhe banken e Shqiperise.
      Funksionon ky mekanizem ne Shqiperi? Jo, nuk ka funksionuar kurre. Ketu qendron pergjegjesia e kryeministrave tane.
      Persa i perket pages minimale, sa protesta apo demonstrata jane bere nga Sindikatat e pjerdhura shqiptare qe pet cudi dhe ne menure paradoksale rreshtohen me partite e djathta kur vete duhet te jene te majta?
      Protesta ne Shqiperi behen, por me urdher te Berishes dhe me perkrahjen e Sazan Gurit. Ky turp vjen si pasoje e ngritjes se dobet arsimore te nje pjese te madhe te popullates qe edukimin e ka marre me shume ne rruge dhe nepermjet gazetave se sa ne shkolle.
      Ne kete zallamahi, vjen ne pushtet PSja me Edi Ramen.
      Kryeministri sheh strukturen ekonomike teper informale dhe diketante te Shqiperise dhe thote me vete: Bir Selman i nenes cfare te te qaj me pare.
      Me thene te drejten, duje pare nga jashte me syrin e nje emigranti dhe pa perkatesi partiake, kjo qeveri ka bere hapa gjigande keto 18 muaj.
      Po behet nje reforme ekonomike teresore. Kjo ka sjelle nderprerjen e investimeve ne disa sektore sepse u prene fondet. Kjo ishte e pashmangshme sepse duhej rregulluar buxheti i cmendur. Reformat drastike sjellin nje papunesi te perkohshme qe ka pasoja ne popull. Kjo ndodhi edhe ketu ne Angli ku jetoj. Njerezit mbeten pa pune si pasoje e shkurtimit te fondeve ne disa sektore. Shume njerez humben shtepite sepse nuk paguanin dot kredite. Nje student i imi e la shkolken pergjysem per te punuar sepse te dy prinderit mbeten ps pune.
      Por ekonomia britanike po e merr veten.
      Edhe ne Shqiperi ekonomia do t’a marre veten. Ka shume projekte me financime eurpiane, te Bankes Boterore apo kinrze dhe azerbaxhanase qe nisin se shpejti.
      Pir qeveria e ka per detyre te krijoje ligjshmerine per te mbrojtur punetorin nga shfrytezimi. Kapitalisti shqiptar shqiptar, thone njerezit, eshte me i keqi sepse kerkon te pasurohet brenda nje nate.
      Qeveria duhet te kete agjenci eknomike qe bejne studime dhe percaktojne sa duhet te jete paga minimale ne Tirane qe te mund te mbijetohet. Dhe kjo te garantohet me ligj. Pastaj kjo te shtrihet edhe per zonat e thera te Shqiperise.
      Megjithate, ne qe shkruajme, ca gjera i dime shume mire teorikisht, por hajde beji te tera per nje vit si qeveri. Duhet te behet dita 72 ore dhe nuk del. Kere pastaj kur ne parlament diskutojne per grate dhe nenat e njeri tjetrit dhe jo oer politika ekonomike.
      Por kjo eshte Shqiperia. Kaq e kemi ngritjen kulturore. Edhe derrin te na e vene kryeminister apo president do kete plot shqiptare qe do dalin ne shesh duke bertitur: Rrofte derri.
      Plaga akoma e hapur qe la sistemi i Enver Hoxhes nuk jane dosjet. Ja e more vesh ti se kush te spiunoi para 40 vjetesh. Cfare fitove? Plaga qe ka lene Enveri eshte se ne shqiptaret e pranojme pa lufte di dele cdo njeri qe merr pushtetin pa te drejte, qofte edhe kur vjedh apo mashtron ne mes te dites. E kalojme me nje: He mo se keshtu bejne te tere.

      1. XhungëlHesapi says:

        Respekt!
        E ke përmbledhur shumë qartë lidhjen produktivitet – orë pune – kualifikim. Francezët që ilustrohen me atë klishenë e dembelit, janë populli më produktiv aktualisht.
        Desha të shtoj diçka në vijim të asaj që po thoje për sa i përket politikave ekonomike të qeverive të ndryshme në lidhje me sektorin e punës; ka një pranim të heshtur, si nga spektri i majtë dhe i djathtë, që për një periudhë afatshkrutër, të mos ndodhë ngritja në kualifikim e krahut të punës në nivelin e bazës (lexo punëtori i thjeshtë). Kjo nën idenë për ta mbajtur punëtorin e thjeshtë gjithmonë kërkues dhe pranues të një vendi pune me rrogë të ulët dhe pa pretendime (siguracione, garanci kontraktuale afatgjata etj etj). Nuk ka ndonjë teori komploti kundër punëtorve nga qeveritë e njëpasnjëshme, por një pozicionim ekonomik të hapur, që krahu i lirë i punës do të ishte grepi për peshqit e mëdhej nderkombëtarë për të investuar në Shqipëri. Ideja ka qenë, që pasi të sigurohej një “fond” investuesish të instaluar në Shqipëri, vetë tregu do rregullonte ngritjen në kualifikim të punëtorit të thjeshtë, për të kalua rnë nje stad tjetër ekonomik. Problemi është që kjo politikë ekonomike “afatshkurtër” me përjashtime të vogla të ndërrmarrjeve fasone dhe firmave të ndërtimit, nuk ka sjell absolutisht asnjë rezultat afatmesëm/afatgjatë për punëtorin e thjeshtë duke i lëne ata në nivele qesharake pagesash dhe me një të ardhme të zymtë. Ky është dështim kolosal i strategjive ekonomike, dhe është betejë e humbur. U bënë pothuajse 15 vite që Europa nuk eksporton apo çlokalizon në afërsi të saj, ato lloj iniciativash që kërkojnë vende pune të pakualifikuara. Ai tren ka ikur për në Azi dhe nuk ka më kthim prapa.
        Cila do të jetë kundërpërgjigjja e makroekonomistëve shqiptarë ngelet për t’u parë.

  1. fieraku4u says:

    SHQIPTARET PUNOJN NJE MUT…GJITHE KOHES I KE NE KAFE DHE MERREN ME LLOGJE KAVAJE DHE DUKE U ANKUAR.

    SHQIPTARET PUNOJN VETEM KUR SHKOJN NE EMIGRIM. PUNOJN NGA 60 DERI NE 80 ORE NE JAVE, SA I VETE DJERSA NE ULLUK.

    KAN SHUME NGA ATA SHQIPTARE JASHT NE EMIGRIM, SA HARROJN SE KU E KAN SHTEPINE, AQ SHUME PUNOJN.

    NE EMIGRIM PUNOJN SE NUK KAN NGA TJA MBAJN.

    SE NUK AS PENSION I GJYSHIT, GJYSHES, MAMIT, BABIT,
    DHE SE DUHET PAGUAR QERAJA E SHTEPISE, DUHEN PAGUAR DRITAT, UJI, INSHURANCAT E MAKINES, MAKINA VET, E TE TJERA…

    NE SHQIPERI NUK DUAN TE PUNOJN, SE PER 25 VITE ME RADHE NUK KAN PAGUAR AS UJIN AS DRITAT, AS SHTEPINE, NUK PAGUAJN ASGJE. VETEM KAFE DHE TALLAVA.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      e ka fjalen per ata qe punojne zoteri. nuk po flet per papunesine po flet sa punojne e sa shperblehen ata qe punojne. dhe duke marre parasysh cmimet qe jane si ne perendim shqiptare i bie te paguhen akoma dhe me pak

  2. fieraku4u says:

    JU TREGOJ NJE HISTORI KONKRETE SE SA PUNOJN SHQIPTARET…

    ISHA ME PUSHIME NE ZONEN E SKELES VLORE VITIN E KALUAR,

    VIJA NE NJE RESTAURANT HAJA DREKEN CDO DITE.
    VIJA RE TEK XHAMI DERES QE KERKOHESHIN 2 KAMARIERA DHE NJE GUZHINIER.

    2 JAVE QE NDENJTA NE VLORE E PASH ATE TABEL TEK XHAMI.

    DITEN E FUNDIT PERPARA SE TE IKJA, E PYETA TE ZOTIN E LOKALIT, SE PSE NUK KA GJETUR NJERI TE PUNOJ…??

    SE KAM VENE RE TABELEN 2 JAVE RESHT TEK XHAMI DERES.

    I ZOTI LOKALIT MU PERGJIGJ:

    KAM PUNESUAR DISA NJEREZ OSE TE RINJ TE NDRYSHEM PER KAMARIER OSE GUZHINIER NGA QYTETE TE NDRYSHEM TE SHQIPERISE….

    VIJNE PUNOJN 1 DERI NE 3 JAVE DHE IKIN.

    ME THONE PERPARA SE TE IKIN SE ARSYEJA PSE IKIN ESHTE SE DUAN TA KALOJN VEREN NE PLAZH DHE JO DUKE PUNUAR.

    RROGA MUJORE ISHTE 300,000 LEKE NE MUAJ PLUS BAKSHISHE QE MUND TE SHKONTE DERI NE 500,000.

    PLUS FJETJA DHE PER TE NGRENE PA LEKE.

    GJYKOJENI VETE TANI…

  3. Pandi says:

    NUK ka ndryshim skllavi nga shqiptari qe punon … te dy nuk plotesojne as nevojat minimale te jeteses … Ndaj shoku kryeminister mos fol si ne enderr,po shiko realitetin ku e ke fut shqiperine

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      nuk e futi por e gjeti te futur, problemi eshte se po e zhyt me thelle ne vend qe ta ngreje lart

  4. vaj medet says:

    shqiptaret mund te rine me shume ore ne pune, po jo se punojne me shume, ne skemi kulture pune, administrata me shume ri ne kafe se punon

  5. kastrioti says:

    I bejme thirrje te gjithe pronareve te bizneseve ne shqiperi qe te rrisin rrogat per punetoret e tyre ,nuk mund te pagush njeri me 250.000 leke ne muaj ,per cfare dalin ato per asgje,,qe mallrat te shiten ,pra qe pronaret te kene pune duhet qe punetoret te kene rroga per te shpenzuar neper dyqane,ndryshe puntori do bleje vetem ushqime e asgje tjeter,,ose do largohet nga shqiperia kujt I intereson kjo askujt,ne radhe te pare sipermarresve…

  6. mondi says:

    o ju qe thoni rrin shqiptaret ne kafe dhe nuk punojne shqiptaret. E para njeher nuk ka hapsira publike ku te rrish dhe e vetmja gje eshte te rrish ne kafe. Nuk ke nje park te gjelberuar por vetem beton beton. E dyta flisni se shqiptaret nuk punojne, po cfare te punojne o palla me minimumin e vleres, qe edhe po te punosh me shume harxhon, sepse do hash dicka, do pish dicka, do shkosh ne pune me nje mjet autobus, tren apo makine, te gjitha keto jane shpenzime, do cosh dhe nje leke ne shtepi nqs te dalin. Me cfare do besh me 22000 leke te reja, ja dhe me nje rroge mesatare 50000 leke te reja>? Po ju flisni si ai palla e k.. edi rilindas rama qe ofendon shqiptaret. Pse nuk ndryshohet kodi i punes te behet minimumi 800 leke te reja ora e punes dhe me sigurime. Po ketu punojn shqiptaret pasurohen bejeleret qe bejne daallavere gjithe diten. Po shume shpejt po ju vjen dita, po nuk do ju q.. ropt te gjithe atyre qe kane vendosur leke ne menyre te paligjshme dhe te gjithe atyre qe shfrytezojn shqiptaret ne pune.

    1. ed says:

      Tamam!
      Shqiptaret punojne shume por lodhen kot.

      Hajt se kemi bere rilindje…

  7. filani says:

    Ou, po ne Britani eshte 6 pound/ore minimumi I pages. Hajt pra jeto ketu me aq, si ç’jetojne shume te tjere. Po ju jeni dhi e zgjebosur e bishtin perpjete. Yyyyt rrace muti.

  8. A says:

    Me ore te zgjatura pune, pa dite pushimi, pa siguracione nuk ka hajvan qe te punoje FASON me 140000 lek te vjetra = 100 Evro.
    Kurse EDI RAMES i them jeni UFO dhe nuk di se cfare behet ne Shqiperi, por je kokrra e mashtruesit, kokrra e masakarit se more NJEMIJELION VOTA me demagoxhi dhe genjeshtra. The do te hapish 300000 vende pune, deri tani qe jane bere 20 muaj ne pushtet nuk ke hapur 125000 vende pune. Vendet e punes kur fole ke thene do ti hapish vete dhe nuk ke perdorur kerkund fjalen privati. Privati i hap ose nuk i hap eshte puna e tij. Arrine deri aty dhe thua qe populli shqiptar eshte dembel, rrine gjithe diten ne kafe, kerkon rroge shteti. Pse nuk i ke thene gjate fushates zgjedhore, por s’ta mbajti bytha.
    Ku i ke peshqit e medhenj te korrupsionit, te mafies, te mashtrimit dhe te shperdorimit qe do ti kapish “me rrjetat” tuaja. Asnje.
    EDOOO ke shume fjale, ke shume genjeshtra, ke shume mashtrime. Nuk ke bere tjeter por ke renduar vetem me taksa, rritje cmimesh dhe papunesi ne pergjithesi popullin qe kerkon rregulla dhe ligje.
    Kete situate ta mbjelli PD-ja me SALI BERISHEN, kurse ti po vazhdon me i bere hismetin kesaj lloj bujqesie, ne vend qe te heqesh barin e keq dhe te eger ti e vadit, mos valle edhe ketu e ka fajin populli. Si perfundim nuk je per kete pune, gjersa nuk po e nxjerr vendin nga situata shume e renduar ku shqiptaret po te ikin me mijra vete eksod. Nuk ka njeri kohe te ndigjoje pallavrat politike PD+LSI+PS ose BERISHA-BASHA+META+RAMA.
    Jemi ne prag te 21 qershor 2015, zgjedhjet lokale, te shohim si do te dalesh, them se do te qajsh si debil. Tung.

  9. al paci says:

    Mund te rrin ca punonjes te administrates qe i ka futur partia ne pun. Am shkoni e shikoni njeher si punojn grat dhe vajzat shqiptare ne bizneset qe ka peruruar ilir meta. Rrin 9 or duke qepur rroba e kepuc per evropianet e marin 170 mij lek qe i bije 120 euro ne muaj, per kete e ka fain qeveria ta bejn me ligj qe posht 300 euro mos te ket pag dhe kush te doj te vijn te investojn ne shqiperi. Me mir te hash njeher ne dit se sa te behesh skllav.

  10. Duhet revolucion says:

    Kot ka ngel si shprehje qe shqiptari nuk e do punen.Pse ne
    komunizem ca ka bere shqiptari nuk i eshte q.nena ne pune?
    Po kto 25 vjet me ca jane ushqyer shqiptaret me gura?Beji pagat
    mesatare ne shqiperi 450-500 mije leke dhe ktu e kam fjalen qe
    te kete pune per njwrzit e jo ta gjesh punen me mik,e do ta shohim
    pastaj se sa vlere do kete shprehja “shqiptari nuk e do punen”.
    Problemi eshte se ktu tek ne nuk quhesh punetor por skllav
    me kto paga qe jan.

  11. tekniku says:

    Eshte fjala per shqiptaret ne emigracion me siguri.Sa per shumicen e shqiptareve ne shqiperi sidomos per rinine e llastuar te vjen te qeshesh me te madhe nga konstatimi se jemi puntoret me te medhenj ne bote.ne se milionat e dollareve te vjedhura apo te merituara nuk investohen ne vend punet nuk vijne nga qielli.Krijues i puneve ne kapitalizem eshte biznesi qeveria vetem ndihmon me politikat e saj

  12. Angela says:

    tekniku ka te drejte se jena si popull shum dembela se shum njerz ne shqiperi kan mundesi te hapin te pakten biznese te vogla por nuk mendojn shum ja lan fajin qeveris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje