Sazan Guri depoziton 5018 firma në KQZ si i pavarur

2 Maj 2015, 13:41Politika TEMA

Sazan Guri dorëzon në KQZ listën prej 5 mijë firmave për të hyrë si kandidat i pavarur në garën elektorale të 21 qershorit.

Në një prononcim për median pasi doli nga KQZ Guri falenderoi mbështetësit.

“U mblodhën 7 mijë firma, por 2 mijë patën mangësi teknike dhe zyrtarisht dorëzuam 5018 firma. Shpresoj që nga ky moment të jem kandidat i barabartë mes kandidatëve të tjerë.

Kandidatët pavarësisht nëse janë nga shoqëria civile janë të barabartë për të dhënë një alternativë më shumë” u shpreh Guri.

Për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit janë në garë 3 kandidatë të pavarur, Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri e Arben Tafaj, ndërsa Erion Veliaj dhe Halim Kosova mbështeten nga dy koalicione partish, një në mazhorancë dhe tjetri në opozitë.

11 komente në “Sazan Guri depoziton 5018 firma në KQZ si i pavarur”

  1. gjyshja says:

    i humbur pa filluar akoma hahaha gjynah e meshire

    1. funjarda says:

      ky deshtaku i rradhes ahahahhaha ku i con mushka aman

    2. Lime Berdullima says:

      Une do votoj per Sazanin, ose Sazen si I theresin andej nga lagjia, se ky do na edukoje qente e rruges. Me mire qente e Sazanit dhe qente e Bashkise se Lulit.

  2. dolfi says:

    si nuk u bera mar dhe une te kisha mbedhur firmat per kandidat..di gje ndonjeri deri kueshte afati per kete pue……

  3. laramani njengjyresh says:

    Pastaj do te kerkoje te pakten voten e tij Sazani,si heren e shkuar qe nuk mori asnje vote!!!!

  4. 007 says:

    Ky eshte Vegel e LSI, pse po kandidon nje Zot e di, Pablo me Griselden mund ta dine me mire kete pune????

  5. O Sazan Masatin e mitros ke mare 5018 firma baras 000,51%, Sazan mbaj firmat ti, se votat i mer Erjon Veliaj.

  6. populli says:

    hahahahaha

  7. Ky po qe qenka kokra e injorantit,,po pse nuk paske dale me perpara o torllak,,,po beje gam gam per ambjentin,,sidomos kur kryetar ishte Rama,,po ti kollen e paske pasur per poste per veten tende,,po te njohin dhe bezhdilat o mjeran se kush je ti,,dhe jo te votojne nje kelysh te Sb dhe te Lulushit

  8. mistreci says:

    Ky eshte legen, bon kot sikur del me biciklete, e mbledh ca kalamoj me vete duke ja mush menjen me kumlla e dardha.

  9. abcdef says:

    Bridh tere Europen Jug-Lindore, figure me qesharake se ky Guri, zor se mund te gjendet. Nje mashe e felliqur, pa me te voglin dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje