Rama: Operacioni në shëndetësi i vështirë, por do ketë sukses. Paguam 40 milionë usd borxhe

4 Maj 2015, 11:51Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se operacioni në fushën e shëndetësisë është i vështirë, por është e sigurtë se ai do të ketë sukses.

Na duhet ende shumë punë për të mbyllur plagët në sistemin e shëndetësisë, pasi sot jemi në një sektor si përpara një plage të hapur, ku është e pamundur të themi se sa do të na duhet ende për ta mbyllur atë”, u shpreh Rama.

Por, nga ana tjetër, vijoi ai, është e sigurtë se nëse 18 muaj më parë plaga e këtij sektori kullonte gjak, sot hemorragjia është ndalur dhe ka filluar operacioni, një operacion i thellë, shumë i vështirë dhe i sigurtë në sukses, që lidhet shumë me vendosmërinë dhe kapacitetin tonë moral, fizik dhe psikologjik për ta përballuar ate.

Deklaratat e Kryeministrit u bënë gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Kongresit Ndërkombëtar te Shkencave Biomjekësor.

Kemi realizuar një zotim të rëndësishëm që të mos lejojmë që shqiptarët ti blejnë ilaçet më shtrenjtë se në vendin e origjinës dhe me heqjen e taksës mbi ilaçet kemi arritur ti ulim çmimet në një mesatare 30%, duke i kursyer buxhetit të shtetit 70 mln dollarë, të cilat fuqizojnë ndjeshëm qeverinë për të bërë më shumë për sistemin shëndetësor.

Asyeja e mungesës së ilaçeve lidhej me një borxh të madh që shteti u kishte furnitorëve që me kontratë u kishte kërkuar sasitë e furnizimit por nuk i kishte paguar. Dhe furnitorët në një moment të caktuar kishin ndalur së furnizuari spitalin, 40 mln dollarë. Ju e keni parasysh që 40 milion dollarë për buxhetin terësor të shëndetësisë dhe shtetit nuk janë pak, janë shumë.

Nuk ishin vetëm këto, 40 mln dollarë ishin pjesë e një sasie borxhesh që ne nuk e dinim, që institucionet financiare nuk e dinin dhe që ne e gjetëm kur morëm qeverinë. 720 mln dollarë borxhe për të njëjtën arsye, kontrata të shkelura plotësisht nga qeveria për punë të papaguara,shërbime të marra dhe të papaguara dhe për një sërë kontratash të tjera.

Por ne vendosëm që të qeverisim si u zotuam, me forcën e shembullit. Vendosëm ta kthejmë qeverinë në pozitën ku e detyrin të jetë Kushtetuta e vendit në raport me qytetarin dhe të gjitha palët me të cilat punon. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë të sillet mbi ligjin. Nëse qeveria kërkon që qytetarët të paguajnë taksat, nuk mundet dot që vetë të mos paguajë detyrimet, nëse qeveria kërkon që qytetarët të pagujnë dritat nuk mundet që borxhin më të madh ndaj kompanisë ta ketë vetë. Një nga strukturat shtetërore që kishte borxhin me të madh ndaj OSHEE ishte Ministria e Energjisë.

Qeveria nuk ka asnjë atribut kushtetues dhe ligjor ti thotë sipërmarrjes unë të paguaj kur dua dhe nuk të paguaj kur s’dua dhe që ti thotë furnitorëve të spitaleve ilaçet do sillni, por unë lekët do t’ua jap kur ti kem. Ne shlyem plotësisht borxhin ndaj furnitorëve dhe sot jemi në kushte të reja. Arritëm që 85 barna të reja të futen në listën e rimbursimit, 45 janë principe të reja aktive.

Janë 150 mijë qytetarë shqiptarë që kanë përfituar. Garantuam furnizim të vijueshëm të spitaleve me barna dhe materiale mjekësore, një sëmundje që u kthye në kronike me të cilën u pajtuan të gjithë, mjekët, pacientët, familjarët dhe vetë shteti.

Kthyem vëmendjen tek parandalimi dhe diagnostikimi i përhershëm si mënyra më e mirë për të zgjatur vitet e jetës së shëndetshme, por dhe si mënyra më e mirë për të kursyer.

Në rrugën e një zotimi shumë të fortë dhe padyshim shumë ambicioz për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal ne bëmë të mundur që vitin e parë që çdo shqiptar rezident 40-65 vjeç të përfitojë kontroll mjekësor falas pranë qëndrës shëndetësore të vendbanimit të tij.

Hapëm një betejë me duhanin dhe arritëm më në fund të zbatojmë një ligj që ishte miratuar kohë më parë dhe nuk e zbatonte askush. Paguam dhe një kosto që e kishim marrë parasysh nga rënia e konsumit të duhanit.

Ky është lajm shumë i mire, edhe pse shteti merr më pak të ardhura nga akciza mbi duhanin, më pak blozë hyn në mushkëritë e qytetarëve tanë”, tha Rama.

13 komente në “Rama: Operacioni në shëndetësi i vështirë, por do ketë sukses. Paguam 40 milionë usd borxhe”

  1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Titulli si parashikimi i fallxhoreve !!

    1. gjyshja says:

      Nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe ishte katandisur sistemi shendetesor, ne urgjence mungonin ilacet. Ne keto 1 vit e gjysme qeverisje te se majtes eshte bere shume, gjithsesi ka nevoje per shume me shume, e rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur.

    2. zerina says:

      Shendetesia eshte sektori me problematik dhe pavaresisht punes kolosale qe te gjtihe e shohim qe po behet, edhe pse ndryshimet e para po ndjehen, ka pune per tu bere ende.
      Spitalet kane ndryshuar, nuk ka me mungesa ilacesh, pajisjet funksionojne, mjeket nuk te orjentojne me tek privati, mjeket dhe infermieret, sikur nuk jane te njejtet qe kane qene, kane tjeter sjellje ndaj ne pacienteve.

      1. arjoni says:

        Nje gje qe ju keni merita, eshte qe po na jepni mundesine qe per here te pare te bejme check up falas, mamografi falas, qe me pare as i njifnim si sherbime.

  2. angel says:

    gjithmone shendetesia ka qene operacioni me i veshtire i nje qeverie, prandaj 20vite askush nuk beri dot gje…por qeveria juaj po ja del me sukses besoj, ka ende kohe per te bere dicka deri ne fund te mandatit tuaj

  3. endri says:

    shendetsia ka qen skandal edhe ka akoma probleme, po kjo qeveri po e rregullon pak. ishalla vazhdojn akoma kshu

  4. klaudjo says:

    bravo,, nisma te mira po ndermerren dita dites

    1. greku says:

      pervec borxheve qe ju la qeveria paraardhese keta po bejne sa eshte e mundur per progres

    2. Opium says:

      pd eshte e pashprese kur po e braktisin edhe njerezit me te afert te saj

      1. hena says:

        ju jeni te deshtum gjithandej po he ska problem

  5. Eni says:

    shendetesia gjithmone ka qene problematike ne shqiperi, kjo qeveri ka punuar goxha keto 2 vite, aq sa nuk eshte punuar ne dy dekada

  6. heliana says:

    Futini dhe testimin ketyre mjekeve dhe infermiereve dhe jeni te nderuar me gjithe punen qe keni bere ne shendetesi, spitalet jane ne rregull, ilace ka, aparaturat punojne, leke s’na kerkojne me, vecse jo te gjithe jane te afte, prandaj vijoni me testimin e premtum.

    1. Yllka says:

      shendetesia ka qene gangrena me e madhe e ketij vendi dhe kur na kujtohen spitalet me lageshtire, pa ilace, mjeke qe shkonin e vinin kur te donin, qelpsinllek dynjaja, dhe kur shkojme sot, higjena maksimale, disipline ne pune, spitalet e rikonstruktuara, ilacet nuk mungojne, pajisjet funksionojne. Vijoni me punen e palodhur per ta cliruar perfundimisht shendetesine nga kjo gangrene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje