Ministeriali i Salzburgut/ Tahiri: Vendet e rajonit të futen në listën e vendeve të sigurta. Të shkurtohen procedurat e kërkesave për azil (VIDEO)

5 Maj 2015, 13:59Sociale TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Samir Tahiri mori pjesë në Ministerialin e Salzburgut, që po zhvillohet në datat 4 – 5 maj në Austri. Në ministerial morën pjesë, vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Në Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, bashkëpunimi policor me fokus luftën kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike. Në takimin që drejtohej nga Ministrja e Brendshme e Austrisë, morën pjesë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Drejtori i Përgjithshëm i FRONTEX, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it etj. Ministri Tahiri u shpreh gjatë fjalës në Forum, se çështja e azilit është një problem që nuk duhet parë si i tillë vetëm për vendet e Ballkanit, por për gjithë Europën, prej nga ku duhet të vijnë zgjidhje të përbashkëta. Ai kërkoi futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta, si dhe shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave për azil.

“Ne kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetjma mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë, sepse realisht është ftuese për qytetarët shqiptarë apo të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, që të vijnë dhe qëndrojnë këtu në Austri, apo Gjermani, apo Francë, apo vende të tjera të BE, për 6 muaj apo më shumë në pritje të një vendimi, dhe kjo është më ftuese sesa të qëndronin vetëm 2 apo 3 javë në pritje të një vendimi. Prandaj, kemi nevojë për veprime dhe vendimmarrje, prej partnerëve strategjikë në BE për të shkurtuar procedurat dhe për ta bërë të pamundur për qytetarët tanë që procedurat e pritjes për dhënien e vendimit, të konsiderohen si ftesa.
Një zgjidhje duhet t’i jepet edhe ndihmës ekonomike për ata që kërkojnë azil në BE, apo për lejet e punës, sepse këto mund të konsiderohen një tjetër faktor ftues, çka e bën shumë tërheqëse për qytetarët në Shqipëri që të vijnë të qëndrojnë këtu për 6 muaj a më tepër, duke i dhënë në këtë mënyrë një lloj zgjidhje çdo lloj problemi ekonomik që mund të kemi në vendet tona. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku, dhe ne diskutuam në sesionin e parë sesi do të punojmë së bashku, në rrafshin biletarel por gjithashtu edhe në nivel europian, ku vendet e BE-së duhet ta shtyjnë procesin e adresimit të këtij problemi, sa i përket migrimit të paligjshëm, pasi ai nuk është vetëm problem i BE-së, por në rradhë të parë ai është problem i vendeve tona.
Ne nuk duam që largimi i fuqisë punëtore apo i të kualifikuarve, të mund të vërë në rrezik zhvillimin ekonomik të vendeve tona”, tha Tahiri në fjalën e tij.

Më tej ministri i Brendshëm theksoi në fjalën e tij se duhet të përgatitet një axhendë e përbashkët veprimi. Tahiri tha se po punohet bashkarisht me vendet e Ballkanit për të hartuar dhe pasur procedura të njehsuara të skanimit në Pikat Kufitare, si dhe për fushatat sensibilizimi  dhe edukimi, me anë të të cilave u bëhet e qartë qytetarëve se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.

“Kemi pasur një diskutim shumë frytdhënës në sesionin e parë ku kemi adresuar çështje të cilat shqetësojnë më së shumti qytetatet tanë, dhe kur them këtë, kam parasysh ata europianë dhe të Ballkanit Perëndimor, çështje të cilat shqetësojnë qeveritë tona, të cilat duhet të adresohen bashkarisht, çka do të thotë çështje që nuk janë vetëm për Ballkanin, por që na shqetësojnë bashkarisht.
Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë vijuar punën për zbatimin e marrëveshjeve të ripranimit, bashkëpunime të cilat kanë qenë shumë frytdhënëse, në riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.
Kjo do të thotë se ne punojmë ngushtësisht me partnerët tanë në BE, për të pritur qytetarët tanë të cilët kryesisht për qëllime ekonomike, vijnë në vendet e BE, dhe kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme.
Po punojmë bashkërisht në rajonin e Ballkanit, për të hartuar dhe pasur procedura të njehsuara të skanimit në Pikat Kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët dhe kjo është arsyeja pse në sesionin e parë biseduam për të patur ekspertizë dhe ngritje kapacitetesh nga partnerët tanë europianë, për të përforcuar instrumentat tona në kufi duke realizuar kështu parandalimin e azilkërkuesve të paligjshëm që në vendin e origjinës.
Ndërkohë ne po realizojmë fushata sensibilizuese dhe mjete të tjera edukimi, me anë të të cilave t’ju bëjmë të qartë qytetarëve tanë se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.
Thënë sa më sipër, ne vërtetë besojmë se duhet të jemi së bashku në këtë përpjekje tonën duke ndarë përgjegjësi dhe kjo do të thotë që vendet e BE të zhvillojnë në nivele kombëtare apo të BE, një listë të vendeve të sigurta të origjinës.
Qoftë kjo në nivel kombëtar apo nivel europian, ne na ndihmon për të adresuar më mirë problemin e azilkërkuesve.
Një çështje e dytë për t’u adresuar, janë procedurat që nisin nga intervistimi, e deri tek vendimi përfundimtar në lidhje me dhënien ose jo të statusit të azilantit, një qytetari që vjen nga Ballkani Perëndimor”, theksoi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

10 komente në “Ministeriali i Salzburgut/ Tahiri: Vendet e rajonit të futen në listën e vendeve të sigurta. Të shkurtohen procedurat e kërkesave për azil (VIDEO)”

  1. helio says:

    ministri po lobn per ta bere shqiperine nje vend te sigurte

    1. janaq says:

      shume po lobohet per shqiperine pas ndryshimeve drastike

    2. evi says:

      bravo tahirit per menyren e mbrojtjes se shqiperise dhe shtetase shqiptare

      1. alina says:

        po ben me te miren ministri tahiri ne lidhje me sigurimin e vendit perkrah shteteve me rendesi ne marredhniet nderkombetare

        1. Xhaku says:

          Pse jam i sigurt qe je i njejti person qe poston me 4 emra te ndryshme sa per te bere propagande pe leshi ?

  2. Kujton se jam piktor says:

    Shqipëria është e sigurt për hajdutët e kriminelët por jo për ata që s’kanë bukë për të ngrënë.

  3. Endri says:

    Eshte e pamoralshme kjo qe ben Tahiri, ne kuptimin politik, dhe e pajustifikueshme ne kuptimin ligjor pasi nuk mund te kerkosh te ndryshojne rregullat specifikisht per shqiptaret dhe tu refuzohet dhe ajo pak ndihme ekonomike qe u jepet pergjate kesaj periudhe. Rregullat e kerkimit te azilit nuk mund te ndryshojne ne menyre te perzgjedhur duke diskriminuar vetem nje pjese te kesaj kategorie vetem se do ministri i nje vendi. Eshte naive dhe qesharake !

    Kthejeni shikimin nga problematikat ne vend skamja dhe varferia dhe mos dilni me opsione qesharake poltike duke u shnderruar ne kllouna per politikanet e huaj. Jepini dinjitet ketij vendi dhe vetvetes dhe mos u zhysni me tej ne budallallekun e radhes.

    Kur femiun e le pa buke ne shtepi nuk mund ti thuash komshiut se ti e josh se i ofron buke dhe duhet t ia perplasesh deren ne surrat!?

  4. Flutura says:

    Europa te beje gjerat sic duhet e jo ne menyre hipokrite. Nese Shqiperia, Kosova, Serbia etj jane vende te sigurta atehere te shpalle vende te sigurta edhe Somaline, Nigerine, Marokun, Pakistanin etj. se edhe zorraxhinjte by….zinj te ketyre vendeve jane duke mashtruar per azil, jo vetem ballkanasit. Ne tere ata qe vijne me gomone vetem 10% jane azilante te vertete (kryesisht nga Siria dhe Iraku). Afrikanet nuk jane azilante por pushtues ilegal! Europe idiote! Te shpallen edhe vendet afrikane vende te sigurta ashtu si Ballkani. Jo ca te nenes e ca te njerkes!

  5. politikanet tane jane servila dhe spiuna te huajve says:

    poltikanet shqiptare jane servile ndaj te huajve shiko se cben tahiri ate qe nuk e ben asnje poltikan vendit te vet te futen ne vendet e sigurta se di tahir servili qe ne europe jo vetem shqiptare po te gjitha rracat genjejne per azil qe nga afrikane aziatike e cdo lloj rrace tjeter vetem nje 10 perqindsh thote te verteten atehere perse te peanlizohen vetem shqiptaret se saimri servili na i do shqiperine vend te sigurte

    nje mut eshte vend si sigurte shqiperia ska siguri e as buke te hane njerzit varferi e madhe njerzit po vetevriten per buken e gojes per saimir servili e ka siguarar jeten e vete
    shikoni nga vijne propozime qe ja fusin vete popullit te vet vetem nga shqiperia

  6. zani says:

    Po kush je ti qe na tregon qe Shqiperia eshte vend i sigurte. Po si ske turp, ketu eshte tmerr. SKA SIGURI NE ASGJE. MASKARA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje