Spaho: Dako skemë për manipulimin e zgjedhjeve, kallzim penal për shtimin fiktiv të votuesve

6 Maj 2015, 15:49Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton kallzim penal në Prokurori në lidhje me procesin e shtimit fiktiv të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit.

Auditi i PD në KQZ, inspektoi zyrat e gjendjes civile në Durrës dhe verifikoi të gjitha këto fakte të cilat sot po i bëjmë publike dhe përgatiti një raport të cilin KQZ e shqyrtoi ditën e hënë pasdite.

KQZ vendosi që raportin t’ia kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme mbi bazën e të dhënave të qarta për skemë për manipulimin e zgjedhjeve.

Partia Demokratike po bën kallëzim penal për autorët dhe ekzekutorët e kësaj skeme përfshirë çdo individ në listën e deritanishme që ne disponojmë me emër dhe mbiemër, nga kanë ardhur dhe ku janë regjistruar në Durrës.

Dje informuam dhe ju vumë në dispozicion një kopje të materialeve Ambasadorit Amerikan, Ambasadores së BE-së dhe Ambasadorit të OSBE-së. Jemi në proces për të informuar Këshillin e Ministrave të BE-së, Parlamentin Europian, OSBE-në dhe ODHiR-in në Vjenë, Këshillin e Evropës, dhe Kongresin e autoriteteve lokale”, theksoi Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho.

Në vijim ai akuzoi Kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për manipulimin e zgjedhjeve, duke shtuar se mekanizmi për ta bërë këtë është regjistrimi në listat e zgjedhësve të Bashkisë Durrës, i njerëzve me bindje të majta, që aktualisht banojnë në territorin e bashkive të tjera, duke u ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjendjes civile dhe konvertuar ata në banorë të Bashkisë së Durrësit.

“Skema ka filluar të zbatohet në muajin mars kur Vangjush Dako u garantua që do të jetë ai kandidati i Partisë Socialiste pë Bashkinë Durrës.

Sikurse shikoni në grafik, hyrjet e banorëve të rinj në territorin e Bashkisë së Durrësit nga muaji Qershor 2013 deri në janar 2015 janë mesatarisht 183 persona në muaj. Ky trend me rritje të lehte vazhdon edhe në janar dhe Shkurt me rreth 250 persona në muaj.

Në muajin mars kur u vendos që Vangjushi të kandidojë për Partinë Socialiste, skema fillon të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774, në dy javët e fundit të prillit në 1412 dhe në total janar – prill janë 2702 persona. Ata kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja, Sukthi dhe rrethe të tjera.

Për të bërë levizjen e vendbanimit duhet që të kesh një banese së paku të marrë me qera. Këtu hyn në skeme Drejtori i Ndërmarrjes së Plazhit në Bashkinë e Durrësit, Alfred Dhuli, vartës i Vangjush Dakos i cili u ofron atyre strehim provizor në pronat e Bashkisë Durrës në Plazh dhe Currila, me kontrata provizore, pa pagesë, dhe pa vendim të Këshillit Bashkiak. Ai ka bërë kontrata ku ka sistemuar edhe dy familje me 8 anëtarë në 15 metra katror sipërfaqje banimi.

Krahas tij, strehim provizor ofron ortaku në biznesin e ndërtimit i Vangjush Dakos, anëtar i Këshillit Bashkiak, i cili u “shet” të ardhurve të rinj apartamente ende të pandërtuara dhe këto kontrata shërbejnë për të realizuar ndryshimin e vendbanimit.

Noterizimi bëhet kryesisht në dy notere besnike emrat e të cilave i disponojmë.

Asnjë prej të ardhurve rishtas në Durrës për të votuar në zgjedhjet e 21 qershorit nuk banon në vendbanimin e ri në Durrës sikurse do ta shihni edhe në regjistrimet filmike që kemi bërë.

Askush të mos shohë ëndrra se mund të vjedhë zgjedhjet në 21 Qershor. Sikurse e shihni edhe nga ky njoftim publik që po bëjmë, ne jemi plotësisht të informuar për hapat e tyre dhe i kemi të gjitha mjetet që ta pengojmë atë.

Qytetarëve të Durrësit duam t’u themi se Vangjush Dako i cili e përdori pushtetin për 8 vite për të ndërtuar perandorinë e bizneseve të tij, sot e ndjen urrejtjen e zgjedhësve për gjithë çka abuzuar dhe përpiqet të deformojë vullnetin tuaj me votues të importuar nga rrethe të tjera të vendit por nuk do ta arrijë atë. Dërrmojeni me votë.

Një paralajmërim dëshirojmë t’i bëjmë edhe një individi, hajdutit të tenderave në OSHEE, i cili ka marrë përsipër organizimin dhe ekzekutimin e skemës për të sjellë votuesit e importuar në Durrës në 21 Qershor për të votuar.

Do të kesh një llogari të hapur me Partinë Demokratike nëse fut duart në zgjedhje. Hajdutët e zgjedhjeve do kenë të njëjtin fund si kudo”, tha Spaho. /gj.k/

 

11 komente në “Spaho: Dako skemë për manipulimin e zgjedhjeve, kallzim penal për shtimin fiktiv të votuesve”

  1. Durresaku says:

    Perse Si jep me Emra? Ti thua ska asnje qe eshte regjistruar dhe jeton realisht ne Durres une di te Them se kam komshi dhe miq qe kishin nga 2 vjet qe jetonin ne durres dhe tani u bene banore me letra se skishin kontrat qeraje se shtepite dihet si jepen me qera ne shqiperi. Di edhe 3 raste qe kane blere shtepite me kontrat paraprake blerje e kane hyre ne shtepi pasi sbejne dote kontrat shitje se seshte hipotekuar pallati dhe ata skane leke per te bere hipoteken. Po te doje Ky spoaho i jap emra

    1. alba says:

      po ska nevoje kryeminsitri te jape keshtu urdherash se ka bere aq pune ne keto dy vjet per marre perseri besimin e qytetareve po thuaj ju si do ia beni se nuk vazhdohet shume gjate me kercenime e mashtrime

      1. eldi says:

        i paska hyre lepuri ne barke pd-se sajon lloj gjerash per te marre vemdendje dhe vota ne menyre te padrejte, mblidhni mendjen e beni fushate te drejte e te ndershme se me keto lloj mashtrimesh nuk ecet per shume gjate

        1. lisa says:

          nuk mbeten kryetaret e majte qe te sigurojne vota ne kete lloj forme pasi jane figura punetore dhe te ndershme e kane te siguruar mbeshtetjen popullore

    2. Elma says:

      Po cjane keto apo shpifjet e rrales,,,aman o te mjere nuk keni gje tjeter per te thene eshte shume e lodhshme per nje shqipetar qe ka aftesi te kuptoje qe te degjoje shpifjet tuaja.

  2. Tipi says:

    Kane ILUZIONE keta te pd se i kane praktikuar vete keto metoda. A e mbani mend cbehej ne kufi me kosovare ne 2011?

  3. hasan says:

    po ku ka hajdut me te madh se ju more ordinera!!! ju qe ca skeni bere kto 20 vjet!!! harruat sa votues keni sjell per Bashesn zgjedhjet e kaluara…kujtoni se jane te gjith hajduta si ju.

  4. skerdi says:

    Ne fakt,Armand Teliti,si hajdut qe ka qene vete,e di si vidhet.Po te ndjekesh historine e Gjendjes Civile,jane me mijera te ardhur nga ‘trojet” e PD-se,qe vetem regjistrimin kane ne Durres.Le te kontollohen kodet e banoreve ne regjistra,dhe,do te gjeni xhevahire te PD-se.Per nje gje ka faj Dako
    ;gjithe keto vjet,duhet t’i kishte bere “inventarin” banoreve te Durresit qe dalin me kode 000 ose 999.Armandi,kur ishte doganier,vodhi nje italian,dhe ky,u ankua tek shefi.U rreshtuan doganieret para shefit dhe italianit per te gjetur hajdutin,por,Mandi,e gjeti zgjidhjen:rruajti mjekren dhe…shpetoi.Italiani e mbante mend me mjekerr.Tani nuk rruhesh dot me.

  5. billy says:

    Ambasadave mire beni qe ja jepni se u duhen shume keto listat (e gjendjes civile)me emra fiktive…

  6. al paci says:

    Kjo qe thon keta te pd duhet te hetohet se esht dicka shum e rend neqoftese ndothe. Po keta te pd jan ber kaq te pabesuar qe dhe kur do thon na nje te vertet nuk do ti besojn me njeri. pd humbi shum mbeshtetes te saj kur beri ato manovrat qe ata din dhe zgjodhen bashen kryetar. Un njoh shum demokrat qe nuk e mbeshtesin me bashe dhe aresyeja esht qe ishin me teser partie nga 92 dhe u hoq e drejta per te votuar per zgjedhjen e kryetarit, se ishin indentifikuar si mbehtetesit e olldashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje