Incidenti në Ersekë, arrestohet Suel Liço/ Arben Malo: Xhaxhai i autorit po fliste në tribunë, nuk është anëtar i PS apo LSI

7 Maj 2015, 10:10Politika TEMA

Policia e Kolonjës ka arrestuar shtetasin Suel Lico, në lidhje me incidentin elektoral të ndodhur një ditë më parë gjatë takimit të kreut demokrat Lulzim Basha, në prezantimin e kandidatit të PD për Bashkinë e qytetit.

Lico mësohet se ka ndërmarrë aktin e goditjes me karrige në një gjendje të rëndë emocionale.

Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe kandidati i së majtës për Bashkinë e qytetit, Arben Malo, i cili ka theksuar se distancohet nga ky incident.

Malo hedh poshtë akuzat se Lico është anëtar i PS-së apo i LSI, duke sqaruar se veprimi i tij ndodhi ndërsa në tribunën e improvizuar po fliste xhaxhai i autorit të ngjarjes.

Distancohemi nga incidenti dhe garantoj se në zgjedhjet e 21 Qershorit apo gjatë fushatës nuk do të ketë asnjë incident.

Lico nuk është anëtar i PS apo LSI.

Incidenti ndodhi ndërsa në tribunë po fliste xhaxhai i tij“, theksoi kandidati i së majtës për Bashkinë e Kolonjës. /gj.k/

 

9 komente në “Incidenti në Ersekë, arrestohet Suel Liço/ Arben Malo: Xhaxhai i autorit po fliste në tribunë, nuk është anëtar i PS apo LSI”

  1. CANI says:

    Luco eshte antar i PS ky Luco ka edhe foto me Majkon ku jane publikue ne shum gazetat tjera kurse gazeta juaj e mshef ket gjes te pahjeshem te PS.

    1. Stela says:

      nuk mban pergjegjesi ps apo pd per nje antar te saj qe bene ndonje krim

  2. Kolonjari says:

    Terroriste e kuq ne aksion.

  3. sotir says:

    Po terroristet blue ku jane? Ne Veprim prej 25 vjetesh. Ai komentuesi Cani e zbulon veten se kush eshte: “ku jane publikue” apo fjala tjeter “mshef”; paska dhe magazinen e ngjarjeve. Prandaj Mero, keta nuk jane komentues qytetare, por magazina e Lulezim Bashes terroriste me vrasjet e 21 janarit. Dora e intriges dhe kriminalitetit qe fshihet ne zyren e shqupit. Vendit tone i jane kalbur mushkrite nga keta kriminele.

    1. plakushi i rrjedhur says:

      ne vitin 99-2000 kur sala ishte ne opozit na shkon ne fier per miting, aty degjohen britma BOMBE-BOMBE, badigardet e sales kishin kapur njerin qe i futen 1 portokalle ne xhep dhe po e rrihnin keq deri sa nderhyri policia dhe e mori te shkretin, sala bertiste po me bejne atentat, ne spital ky i bombes deklaroi qe ishte kryetari i PD ne levan te fierit dhe portokallen ja futen njerezit e sales ne xhep, edhe ky tani eshte nga njerezit e sales se ata i kane qejf provokimet

  4. LIKJA says:

    PO ZBATOJNE MESIMET E PARTISE ,E NJEJTE SI NE DURRES .

  5. Beni says:

    Ky eshte krimi me i madh qe i ka bere popullit shqiptar Sali Berisha, i cau e percau njerezit duke i ndare me mua dhe kunder meje, kjo ishte detyra qe iu ngarkua nga UDB.Iu shkurtofshin ditet e jetes ketij perbindeshiqe futi armiqesine mes nipit e xhaxhait, vellait ndaj vellaitetj.Tia drejtonte Bashes si i derguari i Saliut , mire do bente, se keta e meritojne nje ndeshkim te mire.

  6. Maryland says:

    Kjo fotografi duket interesante.

    Luli perpara dy gazetareve me dy mikrofona, njeri majtas e tjetri djathtas, dhe Luli me mikrofon ne dore,si udheheqes i rrethuar me dashuri nga simpatizantet.

  7. orakulli says:

    Nuk mund te bashkohet balta me metalin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje