Ngjarjet në Maqedoni, Shqipëria ende pa ambasador

9 Maj 2015, 19:05Politika TEMA

Shqipëria vijon të mos ketë ambasador të saj në Maqedoni.

Këtë shqetësim e ka ngritur sërish ditën e sotme në një pronocim për Tema Tv, Kryetarja e  Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade, e cila u shpreh se situata po ndiqet me shqetësim, por  “nuk kemi ambasadorin tonë, i cili të na përfaqësojë në këtë shtet”.

Dade tha se këtë po shqetësim ia ka ngritur edhe Presidentit të Republikës, i cili ende nuk po dekreton emrin e diplomatit që të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin më të lartë”.

Ndërsa në reagimin zyrtar të lëshuar rreth situatës, Komisionit për Politikën e Jashtme thekson se Maqedonia prej kohësh ka dhënë shenja per cenim te stabilitetit dhe bashkejeteses nderetnike, teksa bëri thirrje për mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Po ndjekim me shqetesim ngjarjet ne Kumanove e shprehim shqetesim te thelle qe prej kohesh situata ne Maqedoni jep shenja per cenim te stabilitetit dhe bashkejeteses nderetnike me pasoje humbjen e jetes se qytetareve te pafajshem zhvillime qe bien ndesh me me parimet demokratike te funksionimit te shtetit e shoqerive tona .I bejme thirrje qytetareve te mos bien pre e provokacioneve e te ruajne qetesine.Autoritetet shteterore te marrin ne mbrojtje jeten e qytetareve e te marrin masa urgjente per stabilizimin e situates duke analizuar shkaqet e verteta te tensioneve dhe nxitesit e tyre Si edhe elementet qe nxjerrin perfitime prej ketyre situatave.Kjo eshte ne dem te vet Maqedonise e proceseve integruese atje por edhe ne dem te paqes e stabilitetit rajonal.Shprehim ngushellime te thella e solidaritet te plote per familjet qe humben njerezit e tyre te dashur”./j.h

9 komente në “Ngjarjet në Maqedoni, Shqipëria ende pa ambasador”

  1. eri12 says:

    Problemi eshte pak si me kompleks se sa ceshtja e ambasadorit, Maqedonia me kto probleme nuk po demton asnje me shume se veten.

  2. jugu says:

    hahhahha sa qesharake po beheni o socialiste u grite kur rama shkoi ne bograd u grite shikoni si ja plasi rama vucic ne fytyre tani qe policia vret dhe femije rama eshte mbyllur ne kuvline e tij smund te thote nje fjale

  3. Dielli mbi Korab says:

    Qeveria e Tiranes dhe Prishtines nuk duhet te fshehin koken duke ju kujtu maqedonasve Marveshjen e Ohrit !!
    Ne nje shtet artificial ku Ministrat maqedonas i quajne shqiptaret qe perbejne gati 40 % te popullsis, si indiane dhe fis i eger i duhet then STOP RACIZMIT SLLAV ??!!
    Presidenti Maqedonas u ankua tek Putini dhe ne OKB,ndersa politikanet shqiptar na hiqen te moderuar dhe kan frike se ju prishet imazhi neper kancelarit botrore duke u damkos si nacionalist.
    Ne jemi vet fajtor qe nuk gjejm forcen me u bashku si komb por lejojme te na poshtrojne sllavet.

  4. Labi Vlore says:

    Sepse Ambasadori nese nuk eshte Ushtar Militant i PD-se,Bujar Nishani nuk e dekreton dhe Shqiperia mbetet pa Ambasador ne Maqedoni,ashtu si ne shume vende te tjera.

  5. pseeee says:

    Po kush i pjerdh ambasadoret e Shqiperis sot,more.Qe tjeter koh ajo kur i pysnin Sot me mir pa ambasada,se kurse ca lek

  6. Permeti says:

    Dekretoje o Nishan ambasadorin shqipetar ne Shkup.Eshte sternip nga Reka, poliglot nga me te miret,ne deje i rrjedh gjak dipllomati, fisnik, punetor atdhetar,nje nga ballkanolloget me te mire te Shqiperise .
    Edhe nje shtet i fuqishem si SHBA ,Franca apo Anglia do ta kishin per nder te kishin nje dipllomat te pergatitur si Fatos Ilias Reka.
    Dekretoje ambasador djalin e Dibres se Madhe o Nishan

  7. anila says:

    Foli dhe Dade per te justifikuar rrogen e majme qe merr. O Dade, po ne iu dhame voten, moret pushtetun me 84 vota, kujt ia tregon Nishanin ti, nuk e njohim ne? Pse nuk e hiqni me ceremoni ate kelysh te Sali Bin Ladenit???

  8. mirel says:

    ik moj prostitute
    merrnit ato rroga te majme ne Banken Kombetare duke grabitur popullin, dhe kujtoheni ndonjehere te ankoheni per presidentin

  9. billy says:

    Presidentin mos e luj se eshte per qofte ne boston…ditmiri po pergatit fjalimin e shekullit qe do te mbaje ne OKB per rendin e ri boteror…jane te zene, pse me kto gjera do merren ato tashi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje