Kandidati i madhorancës për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka theksuar se nuk ka si synim drejtimin e Partisë Socialiste por të kthejë Tiranën në drejtimin e duhur, ashtu siç edhe ka sloganin në këto zgjedhje vendore.
I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” Veliaj tha se nuk po e përdor bashkinë e Tiranës si një trampolinë për të qenë kryetar i Partisë Socialiste.
Përkundrazi, Veliaj tha se synon që t’i japë Tiranës një kryebashkiak me kohë të plotë.
Ish-ministri nënvizoi se nuk do të bëjë projekte çudibërëse por se të paktën do kujdeset për pusetat dhe poçat e kryeqytetit.
“Nuk jam këtu për këtë por për ti thënë qytetarëve se çfarë jam i gatshëm të bëj për Tiranën e cila tani është bërë një qytet i pajetueshëm.
Nuk kam ambicien se çfarë do të ndodhë më pas por kam qëllimin që të ndryshoj Tiranën dhe ti jap atë që duhet. Sigurisht që do të ndërhyjmë.
Do të inkurajojmë planin e qeverisë për ndërtimin. Na duhet një Bashki që bashkëpunon me Qeverinë.
Kemi një shans për të pasur një Bashki aleate me qeverinë. Duhet së pari të zhvillojmë zonën te Kopshti Zoologjik dhe Botanik e në zonën e liqenit ku nuk është ndërruar asnjë poç.
Basha e vodhi bashkë me Berishën bashkinë e Tiranës.
Në tre vjet ishin bashkë. Po më gjete një kapak pusete në 3 vite që kanë qeverisur bashkë unë tërhiqem nga gara” tha Veliaj.
Gjatë kësaj interviste Veliaj ka folur edhe për raportet që ka me deputetët e PS-së, duke veçuar ata që e kanë mbështetur atë në të gjitha takimet që ka patur në Tiranë, ndërsa Majkon dhe Ramën nuk nguron t’i konsiderojë edhe si mentorët e tij politikë.
“Majko e Rama janë shokët e mi e janë mentorët e mi, ndaj një batutë e thënë mes miqsh s’mund të përdoret në këtë formë.
Kam mbështetjen e të gjithëve që po e tregojnë dita-ditës, kam bërë fushatë me Qefalinë, me Tahirin e me çdo deputet tjetër të Tiranës që i njeh mirë problematikat e qytetit dhe të banorëve”, shtoi Veliaj.
Më tej, pyetjes nëse do të mirëpriste në fushatë deputetin Ben Blushi, Veliaj iu përgjigj se do ishte i mirëpritur kushdo që do kontribuonte në kthimin e Tiranës në rrugën e duhur.
“Blushin dhe këdo që do të japë kontributin e tij në qeverisjen e Tiranës unë e mirëpres”, tha Veliaj.
Erioni njeri me plot vizion me plot energji
ne shpresat tek ti i kemi more bir , se tirana jone gjate ktyre kater viteve u rrenua , shkaterua e vodh nga zoti Basha i cili tani do te na beje dhe per te verber me tramin e tij imagjinar , kartat e studentit qe si bveri kurre , e hapjet e vendeve te punes dhe shume e shume te tjera . Ne kemi besim tek ti Erion
TE KESH PERKRAHE NJE PERSON SI PANDELI MAJKO DO TE THOTE SHUME
TI JE BUZEQESHJA QE I MUNGON KRYEQYTETIT TONE TE BRAKTISUR 4 VITE MEM RADHE
Veliaj kam shume respekt per kete djale e kam pat njohur me pare se ti hynet ruges se politikes e dija se do behej dikushi ne jet zemra dhe shpirti madheshtor i keti djali me ben te besoj dhe qe vota ime me 21 qershor te shkoje per drejtimin e duhur
Si tha atere para pak muajsh. Une synoj bashkine e tiranes dhebpo ju them qe nuk do kandidoj per bashkine e tiranes. Mashtrues ordiner
@alo. Keshtu tha Velina qe nuk e synonte bashkine. Edhe Rama tha qe asnje nga ministrat nuk do behet kryetar bashkie i Tiranes. Por rilindjotet nuk u skuqet faqja kur mashtrojne. Rilindjotet tallen me votat e socialisteve qe i gjeten gati dhe vetem mashtrime thone. Dje ky velina rilindjoti thoshte qe Halimi ka qene minister i Berishes. E thoshte ky velina i ministrit dhe zv kryeministrit te Berishes , Ilir Meta. A e kupton se sa te pafytyre jane keta rilindjote. Pastaj kur te vine votimet do na vijne drejtorat dere me dere me liste. Do na thone hajde voto se ndryshe je me Berishen. Keta rilindjote duhet te largohen nga PS.
Tirana ka nevoje te shkoje ne drejtimin e duhur. Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit. Ne kryeqytet mungojne kapaket e pusetave e kazanet e plehrave. Trotuaret jane mbushur plot me shites ambulante e pamundur te ecet ne trotuar. Nuk eshte ky qyteti qe duam.
Mendoj se Erion Veliaj eshte njeriu adapt per te drejtuar Tiranen. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmojne aftesite drejtuese e menaxhuese te Erionit. Besimplote se do punoje me aq zell e perkushtim edhe ne Bashkine e Tiranes ashtu sikurse beri ne MMSR.
arritjet si minister i lene rrugen e hapur per te drejtuar ne menyre sa me te sukseshem bashkine e tirones.bashkia qe ka me shume nevoj per energji ,per pune dhe vizion e dikujt qe punon .
bashkise se tiornes i duhet enregjia dhe vizioni i erionit.bashkise dhe qytetit te tirones i duhet pune 24/7 per te cuar ne drejtimin e duhur sepse ne 4 vjet luli jo vetem qe nuk beri gje por perkundrazi e coi tironen ne nje gremine te pajetushme.
karrira politike e erion velise ka pas shum mundime dhe normale qe nuk mbaron si krytar bashkie eshte thjesht fillimi,forca
Veliaj mund te kete shume te mira, po te thuash qe Basha me Berishen vodhen bashkine e Tiranes eshte akuze e rende!! Kete mund ta thone qytetaret e Tiranes tavilinave, po kur ben deklarata te tilla ne publik se pari duhet te kesh prova, dhe se dyti duhet ti drejtohesh organeve te drejtesise pasi flitet per vepra penale!!
Me duket skanadaloze qe te banalizohet ne kete lloj menyre krimi!
Ps. U be kohe qe ne gazeten Tema, po dhe jo vetem ne kete gazete flitet vetem per Veliaj dhe Kosoven, pra kandidatet et Pse dhe PD-se!! Po Gjergji Bojaxhi qe eshte kandidat i pavarur dhe sipas sondazheve mund te marri 26% te votave çfare ben?! Gazeta Tema ka vendosur te beje fushate per keta kandidate duke mos i lene asnje hapsire ne faqet e saj programit apo fushates se nje kandidati serioz!!
Eshte populli i Tiranes ai qe duhet te krijoje opinionin e tij ne baze te programeve qe prezantojne kandidatet dhe te perzgjedhe kandidatin qe do ti besoje voten, dhe jo gazeta Tema.
Qe Zeri i Popullit flet vetem per Veliaj dhe ben fushate per kete e kuptoj, pasi eshte organ i PS-se, po gazeta Tema shitet si e pavarur (ose te pakten kete pretendon) keshtu qe le shije shume te keqe per pa anshmerine e saj.
Te analizosh ne menyre negative nje program ka te bej me linjen editoriale te nje medie, po te mos flasesh fare!!
Veliaj thote se Blushi eshte njeri i zgjuar dhe e mirepret kontributin e tij ne fushaten qe po ben Veliaj per Tiranen.
Shoku Veliaj cdo leter ka nevoje vec per nje pulle poste e ne rastin tend pulla e postes per tyja qe ne fakt duhej te ish vete letra e jo pulla e postes,eshte Pandeliu.
Deputeti Arben Blushi eshte shume me i zgjuar sec e mendon ti dhe nuk e ha ate te behet pulla e dyte e postes se letres tende kur ai e ka kuptuar po aq mire se ti kurre nuk do te ulesh ne koltukun e kryetarit te bashkise Tirane pasi fitimtari do te jete doktor Halim Kosova,sepse ka ikur koha e votuesve qorra partiak.
Per tu shprehur me qarte deputeti Arben Blushi nuk i ha aq kollaj as fiqte e pa bere mufka as fiqte me krimba.Ai dhe kur ka qejfe te provoje ndonje koker fik me pare e sheh se eshte i pjekur pastaj kalon ne fazen e dyte e hap se mos eshte me rimba brenda.
Sidoqofte pas 21 qershorit fitofte me i drejti me i kujdesshmi me i pjekuri me i perkushtuari e me pak hajduti
Z. Veliaj eshte nje njeri me vizion te qarte dhe i di qellimet e prioritet e tij. Te gjithe e dine qe ai nuk ka dhe ska pasur kurre synim te jete ne drejtim te partise socialiste. Erioni do beje ate qe di te beje me mire dhe ne do jemi deshmitare te nje prej drejtuesve me te mire te bashkise se tiranes. Suksese erion!
O Veliaj ti je nona e rrenave.
Dakord me ty berto….me vjen per te qeshur per keta zarat siper qe lepijne….sa shume duken, por jane shuuuume pak…ta veshtirin leximin e gazetes, te vjen per te vjelle…qesharake eshte pak
Nejse ky veliaj ashtu tha edhe per bashkine pastaj c’fare nuk beri per tu bere kandidat…pis njeri…
Paska nje tjeter Veliaj qe konkuroka per bashkine e Dibres qe po i urun suksese ky dibrani prej …..
erioni njeri plot vizion por vetem per te vjedhur, sic ka bere tek Mjaft. Mos e harroni se si dilte neper media dhe akuzonte per vjedhje, nderkohe qe vete bente te njejten gje si thengjill i mbuluar.
Erion mundohu te flasesh me pak ,se ben gabime . Ti harron se je produkt i Mjaftit dhe Sorosit dhe jo i partise socialiste dhe mos guxo te thuash qe nuk pretendoj per kryetar te PS se kurre nulk do te zgjedhin. Ne ate vend ku kuvendon me frymen e te majtes, te ka zgjedh Rama personalisht, ku kriteri qe ka ndjek pe ty nuk dihet ngas asnje nga kryesia socialiste , votat e te cileve kurr nuk do i merrje, se nuk je as i majte ,dhe aq me teper socialist por servil dhe Ramist .Nuk te takonte ty te kandidoje ,kur ka socialist shume me te zgjuar dhe te mortalshem se ty, si dhe me kontribute shumevjecare .Por uni qe gjithmone eshte i demshem, te zgjodhi ty dhe rrezikon fitoren ne Tirane ,Durres dhe Elbasan .
Mungesa e sinceritetit asht dobesi minus per ate qe e gezon.Por njerzit duhet te dijne nga genjeshtra e pa dameshme e pa zarare nga veprat e demeshme.konkretisht.
Ketu disa nga komentatoret,ankohen per Veliajn se kish thane.”Synoj per Bashkin e Tiranes po nuk kandidoj”.E quajne mashtrues.Ndersa Basha erdhi zyrtarisht me forcen e mashtrimit dhe vjedhjeve te Bashkise se Tiranes nga Ristani dhe nuk rrealizoi asgja per cfare premtoj para se te therte dashin ne truell te bashkise.
Pra krahasimi bahet me punen dhe jo me gunen.Puna e Aliajt tregon se ishte i persosun si minister.Ndersa Basha tregon se ishte kryebashkiaku ma negativ qe njeh historia 100 vjecare e bashkise se Tiranes nga 1915 e deri me sot 2015.
Erion Velia eshte fiks per kete kohe Kryetar Bashkie pasi Lulzim Basha vetem hengri leket e Shqiptareve dhe e ka lene vendin si mos me keq. Sic u krenuam me Edi Ramen kur ishte Kryetar Bashkie dhe tani Kryeminister tani erdhi koha te krenohemi dhe me Erionin qe do bej sh ndryshime per kete vend. Fitore Fitore Fitore
7 milion euro ja bleu rama Tosit te nenes. Kurt i japesh 70 ti bashke me Sorrosin kuptohet (69 milion ti dhe 1 sorrosi ) ndoshta e mer partin.