Bojaxhi: Tirana, peng i biznesmenëve që kanë kapur partitë. Rama, arkitekti i betonizmit. Berisha, shëmbllëtyre e Shqipërisë

15 Maj 2015, 09:05Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi, ka thënë se kryeqyteti është marrë peng nga biznesmenët që kanë kapur partitë.

Duke folur në një intervistë për Ylli Rakipin, ai ka dhënë mendimet e tij edhe për dy rivalët e vet, Ramën e Berishën dhe akuzat për Damir Fazlliçin.

Qeverisja e Tiranës, peng i bizneseve të partive

Më pas, Gjergj Bojaxhiu ka shpjeguar arsyet pse duhet që qytetarët e Tiranës të votojnë për të.

“Ka ardhur koha që qytetarët që duan të jetojnë në Shqipëri dhe që janë të zhgënjyer nga partitë politike të votojnë për një kandidat të pavarur. Problemet e Tiranës janë në rradhë të parë politike dhe projekti im sigurisht është politik dhe i një morali të ri politik. Fakti që sot ne kemi një qytet me mungesë çerdhesh, shkollash e kopshtesh është pasojë e korrupsionit politik që kemi dhe ne duhet për ta zgjidhur këtë problem, të zgjidhim themelin e këtij problemi.

Duke pretenduar dhe duke menduar që nga qeveria qendrore do të na vijnë fonde, ne nuk do ta zgjidhim problemin. Në Tiranë ne kemi pasur një qeverisje që i ka shërbyer bizneseve të partive dhe grupeve klienteliste dhe jo qytetarëve. Kjo është arsyeja që kemi një qytet më pak europian dhe sot nuk kemi asnjë objekt, asnjë zonë apo lagje të Tiranës të cilin gjatë 25 viteve e kemi ndërtuar, projektuar dhe zhvilluar nga fillimi dhe që të jemi krenar që i kemi shtuar një vlerë qytetit”, ka deklaruar Bojaxhiu.

Politika, pengesë per zhvillimin e kryeqytetit

Sipas Gjergj Bojaxhiut, partitë politike janë bërë pengesë për zhvillimin.

“Ne jemi kundër këtyre partive politike që sot janë bërë një bashkim të ngushtë njerëzish që nuk përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre, por të një grupi të ngushtë biznesesh”, ka shpjeguar Bojaxhi.

Veliaj-Kosova, fotokopje të Bashës dhe Ramës që lanë Tiranën të mjeruar

I pyetur nga gazetari Rakipi, Gjergj Bojaxhi, ka komentuar edhe dy kandidatët në garë, Erjon Veliaj dhe Halim Kosova.

“Janë kandidatë që karriera e tyre politike nuk varet nga qytetarët e Tiranës, por nga kryetarët e tyre, të cilët nuk kanë dëgjuar as anëtarësinë e tyre. Këta dy kryetarë partish e kanë qeverisur Tiranën në 13 vjet nga 23 vjet që po qeveriset Tirana në këtë periudhë demokracie. Ata që e pëlqejnë atë Tiranë të qeverisur nga këta dy kryetarë, i kanë edhe dy fotokopjet e tyre. Të tjerët që nuk e pëlqejnë këtë mënyrë administrimi, kanë mundësi të zgjedhin një mundësi tjetër që Tirana të bëhet një qytet ku mund të jetohet”, ka deklaruar Bojaxhiu.

Për ndryshimin e Tiranës, duhet edhe votë ndryshe

Ai shtoi se ne nuk mund të ndryshojnë qytetin e Tiranës, duke votuar siç kemi votuar më parë.

“Duhet votuar ndryshe. Pasi nuk vjen qeverisja dhe shërbimi ndryshe, nëse nuk votojmë ndryshe. Tirana ka nevojë për një individ me karakter ekonomik dhe politik. Nëse kemi kandidatë që në të kaluarën kanë mbrojtur interesat e qytetarëve gjatë kohës që kanë aderuar në parti, do të ishte e kënaqshme. Por këtë nuk e kemi parë me këta kandidatë dhe është normale që të presim që këta kandidatë të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë edhe kryetarët e tyre. Ne nuk mund të tolerojmë më të kemi një qytet shumë të ndotur, me shkolla me dy turne”, ka deklaruar Bojaxhi.

Puna si Kryebashkiak do nisë me referendum për gjërat që duan qytetarët

I pyetur nga moderator rakipi, Gjergj Bojaxhiu ka shopjeguar se ku do të nisë puna e tij në rast se do të zgjidhet kryetar Bashkie.

“Puna për ta ndryshuar Tiranën fillon me integritetin dhe transparencën. Fillon me referendum dhe konsultime me qytetarët. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë do të kemi një qytet problematik. Puna fillon me një marrëdhënie të re me pronën private, duke ndryshuar mënyrën sesi do e zhvillojmë qytetin. Duke vendosur standarde sesi duhet ta qeverisim qytetin”, është shprehur Bojaxhiu.

Prioritetet e Bojaxhi nëse merr drejtimin  e Bashkisë 

Ai renditi prioritetet kryesore.

“Integriteti, që do të thotë se pastrimi i qytetit nuk do të bëhet më nga kompani që financojnë fushatën e partive, por nga kompani që pastrojnë qytetin, ose që nuk do të lejojmë që të asfaltojmë rrugën dhe të prishet për 1 vit. Në çdo element nuk e rregullojmë dot qytetin nëse nuk e zgjidhim dot këtë problem, pasi na ka pllakosur korrupsioni dhe klientelizmi”, ka thënë Bojaxhiu.

Ai shtoi se gjëja e parë që do të bëjë nëse zgjidhet kryetar është zhvillimi i një referendum për gjërat që duan qytetarët.

“Unë e di që nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës do që qyteti të mos jetë më pre e bizneseve dhe klientelizmit, me votën e popullit mund të ngreje një qytet të ri. Të gjitha palët janë pjesë e pazareve dhe nëse kemi një palë të interesuar për qytetarët, kjo është e mundur të bëhet.”, ka thënë Bojaxhiu.

Ai shtoi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar.

Puna e Bashës dhe projekti për  bulevardin e Tiranës 

I pyetur nga moderatori Rakipi për punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë dhe deklaratat e tij se puna për Bashkinë është penguar nga qeveria, si rasti i zgjatimit të bulevardit, Bojaxhiu ka deklaruar se në parim projektet e Bashës nuk janë të gabuara, por  mënyra sesi ato janë ekzekutuar kanë qenë klienteliste.

“Basha nuk ka bërë asgjë për qytetin e Tiranës. Zgjatimi i bulevardit të Tiranës që u soll si shembull, është një projekt i vjetër, por mënyra sesi ky projekt është ekzekutuar ka qenë klientelist dhe për këtë arsye është bllokuar. Pasi duke zgjatur bulevardin është përpjekur të kënaqë interesat e klientëve të partisë. Ka ardhur koha që t’i japim fund kësaj lloj politike dhe këto parti politike, këtë lloj politike dinë të prodhojnë”, është shprehur Bojaxhiu.

Bashkia e Tiranës është përdorur si llogore lufte

Sipas tij, bllokimet e projekteve në Tiranë nuk vijnë për shkak se qeverisja vendore i takon një partie dhe qeverisja qendrore një partie tjetër.

“Bashkia e Tiranës është përdorur si llogore lufte dhe ne si qytetarë jemi gjendur përpara faktit që nuk kemi marrë shërbime dhe cilësinë e jetesës që ne meritojmë. Ne nuk po vijmë të bëjmë luftë politike kundër qeverisë, por për t’u dhënë shërbime qytetarëve. Drejtuesit tanë politikë janë të gatshëm të abuzojnë me mandatin e popullit dhe nuk vihen në shërbim të Tiranës, por të karrierës së tyre politike. Për 13 vite rrjesht kemi përjetuar që kryetarë Bashkie kanë abuzuar me Tiranën, duke dhënë leje ndërtimi për të bërë miq që do t’i ndihmojnë në politikë apo për interesa ekonomik”, deklaroi Bojaxhiu.

Duke komentuar punën e Bashës, Bojaxhiu renditi disa elementë.

“Katastrofë janë lejet e dhëna poshtë digës së Liqenit”, u shpreh Bojaxhiu.

Edi Rama, arkitekti i betonizimit të Tiranës

Ai komentoi edhe punën e Edi Ramës kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

“Hija e rëndë e betonit, kullave dhe kaosit urban kanë eklipsuar fillesat pozitive të punës së tij. Nëse sot kemi këtë qytet me mungesë hapësirash të gjelbërta dhe ndotje, arkitekti i parë është Rama”, ka deklaruar Bojaxhiu.

Nëse s’marrim në dorë fatet tona, do shkojmë drejt greminës

I pyetur nga gazetari Rakipi, nëse mund të ngrihet mbi palët politike një kryetar Bashkie, Bojaxhiu u shpreh:

“Padyshim mund të dilet mbi këto palë. Këta janë njerëz të korruptuardhe ordinerë, nuk janë Zota. Ka ardhur koha të marrim fatet tona në duar, se ndryshe do na çojnë drejt një gremine ku nuk mund të dalim më”.

Largimi nga Partia Demokratike

Moderatori Rakipi ka pyetur Gjergj Bojaxhiun për largimin nga Partia Demokratike.

“Unë kam qenë anëtar i PD për 4-5 vjet. U largova se nuk kishte hapësirë ku të dëgjohej mendimi dhe se mund të zgjidheshin problemet që kishin qytetarët”, u shpreh Bojaxhiu.

 Shqipëria ka humbur shumë shanse nga Salia Berisha

Gjergj Bojaxhiu komentoi edhe figurat kryesore të politikës shqiptare, duke filluar nga Sali Berisha.

“Sali Berisha ka ndjekur një politikë në 25 vite që ka si rezultat këtë Shqipëri që kemi sot. Shqipëria ka humbur shumë shanse prejt tij. Sot Shqipëria është shëmbëlltyrë e Sali Berishës. Sot kemi këto probleme të pazgjidhura dhe një akumulim problemesh dhe përgjegjësia kryesore është e tij”, ka thënë Bojaxhiu.

Metën e kemi parë më zë dhe figurë kush është

Gjergj Bojaxhi ka komentuar shkurtimisht Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI.

“Të gjithë ne e kemi parë me zë dhe figurë se kush është Ilir Meta” u shpreh Bojaxhiu.

Bojaxhi: Ne qeverisemi nga një elitë e korruptuar

Ai ka komentuar edhe qeverisjen e kryeministrit Rama.

“Ne qeverisemi nga një elitë e korruptuar. Për mua personalisht fakti që kemi sot një sistem gjyqësor të korruptuar, tregon që nuk kemi ndryshim thelbësor nga ai i 25 viteve të fundit”, ka thënë Bojaxhiu.

Ai krahasoi reformat që po ndërmerr qeveria aktualisht me ato të ndërmarra nga mandati i parë i qeverisë Berisha.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim, se edhe Berisha ndërmori reforma në 4 vjeçarin e parë. Ky vend nuk bëhet me zbatim ligji në mënyrë sporadike dhe të njëanshme. Çfarë morali ka kur qeveria mbledh lekët te familjet e varfra dhe nga ana tjetër përdor kontrata afatshkurtra për të punësuar militantë që do të përdoren në fushatë? Kjo është gënjeshtër. Ky është morali dhe zbatimi i ligjit? Unë jam për zbatimin e ligjit, por të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe jo të zbatohet vetëm te të varfërit. Ky është krim, është padrejtësi. Shqipëria vuan në rradhë të parë nga padrejtësia dhe në rradhë të dytë nga moszbatimi i ligjit”, ka deklaruar Bojaxhiu.

Puna si drejtor i KESH dhe bashkëpunimi me Fazlliç

Gazetari Rakipi ka pyetur Bojaxhiun për periudhën kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare dhe kontratat e lidhura për importin e energjisë me kompaninë e drejtuar nga Fazlliç.

“Kontratatat janë bërë me kompaninë, jo me personazhin. Ato janë bërë edhe më përpara se unë të shkoja në KESH. Kompania që ka marrëdhënien më të gjatë të tregtimit të energjisë me KESH është kompania EFT, aksionerët e të cilëve janë serbë. Kompania mesa di është ndarë më dysh dhe operojnë si dy kompani të ndryshme. Pra, ata që drejtojnë kompaninë Rudnap kanë bërë tregti që përpara se të ndohte ndarja”, ka shpjeguar Bojaxhiu.

Ai shtoi se Serbia ka pasur monopol në transmetimin e energjisë në rajon dhe drejtuesit e kompanisë e kanë përdorur këtë.

“Proçedurat e ndjekura kanë qenë transparente, nuk ka pasur kontekstim nga opozita dhe kemi marrë çmimin më të ulët. Jemi krenar për punën që kemi bërë”, u shpreh Bojaxhiu.

 Bojaxhi: Edhe nëse nuk fitoj garën, do vazhdoj projektin politik

I pyetur nga gazetari Rakipi, Gjergj Bojaxhi deklaroi se do të vijojë projektin e tij politik.

“Unë do të vazhdoj projektin politik, edhe nëse nuk fitoj. Kemi nevojë për ndryshim, për një klasë të re politike. Na duhet një moral i ri politik. Nëse ne nuk ndryshojmë modelin e politikanit që çojmë përpara dhe i japim mandat për të na qeverisur, ne nuk i zgjidhim problemet. Duhet të votojmë një model tjetër politikani që të kemi zgjidhje të reja”, u shpreh Bojaxhiu.

36 komente në “Bojaxhi: Tirana, peng i biznesmenëve që kanë kapur partitë. Rama, arkitekti i betonizmit. Berisha, shëmbllëtyre e Shqipërisë”

  1. E verteta says:

    Edhe une per Sali Berishen keshtu mendoj. Shiko surratin e tij dhe atehere gjyko si eshte Shqiperia.
    Une kam mbi 15 vjet qe jetoje ne nje shtet perndimor dhe sa here vizitoj ate vend gjithmon me vjen per te qare kur shikoj ndertime te pakuptimta dhe njerez me kulture injorante qe vetem shurriten vend e pavend. Dhe hajde rekomandoja ndone ketu te shkoj turist ne ate vend.

    1. hedi says:

      aman more zoti bojaxhi se sa ishit me poste te larta nuk bete ndonje gje qe mbaheni mend po ashtu si shume figura te tjera publike u pasuruat tani qe nuk ju shkojne intresat me te djathten dhe te majten dilni kandidate i pavarur

      1. diti says:

        cfare bere ndryshe per tiranen zoterote kur ishe ne krye te INUK absolutisht asgje madje ne kohen e zotit Bojaxhi tirana njohu betonizimin me te madh tani me cfare fytyre kerkon voten e qytetareve te tiranes kur vete nuk bete gje tjeter veecse tirana te betonizohej dita dites me shume

        1. Elma says:

          Eshte e rendesishme te kupojme se cili ka vizionin per ta shnderruar kete qytete ne vendin qe ne do duam te jetojme ndaj dhe zgjedhja jone eshte e mirepercaktuar per Veliajn.

        2. Gogo says:

          Zihej andej nga Kukesi e hipte vete maje shtyllave per te nderprere lidhjet pa leje, a mban mend? Problemi eshte tek sistemi, Saliu i jepte krah, Bojaxhiu nuk kish cti bente. Me sa duket nuk ke memorie…

          1. alo1 says:

            Sic mbahet perng cmimi i karburantit nga tragtare te shumices si puna jote qe ke futur ne xhep disa politikane

    2. likja says:

      dhe cfare do beje gjergji per tiranen?at3e qe berri per keshin qe ka arketimet me te uleta ne gjithe historin e keshit.ne 2008-2009 ne kohen kur gjergji ishte drejtor .apo kutr ishte drejto i policise ndertimore qe nuk la pallat pa i shtuar naj kat apo naj dhome cdo -pallati?

      1. Gogo says:

        Po c’te bente o njeri, bashkine e kishte Rama ne ate kohe dhe i jepte leje Bashkimit te Sales qe te ndertonin ne grup.
        Edhe tek liqeni Bashkimi po nderton, Rama kishte projekt me te madh.
        E kupton se pse do votuar Bojaxhiu? Qe te thyhet treshja e lodhur Rama-Meta_Berisha qe na hengren per 25 vite…

      2. Goni says:

        E plotesove normen per sot, mos komento me

        1. Gimi says:

          Hahaha, re Goni mos je nga ata te Erionit ti dhe ke frike mos ka me te shpejte ne komente?!!! Emri

    3. kika says:

      degjoj perdite qe gjergin eshte menaxher i zoti,gjergji do e beje tiranen dhe eshte menaxher i zoti.por sa te verteta jane menaxhimet e zote te gjergjit?le ti veme ne peshore si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007) ateher kur nga qeveria e berishes HEC bistreces i eshte dhene me koncesion 6 kompanive te ndryshme,ceshtja shkoi ne gjykate por sigurisht si cdo gje ne shqiperi u mbyll pa u zbardhur,ne kohen kur ujembledhesi i masnkurise “nuk mund” te furnizonte as kavajen me uje dhe kavaja kishte vetem 1 or uje ne dite(nqs deshuiron dikush ta vertetoje mundet dhe masnkuria ka aq uje saqe mund te furnizoje komplet jugun me uje per 5 vjet rrjesht ku mos ket asnje furnizues tjeter ne jug.)Drejtor i KESH-it (2007-2009) ku ne ate kohe keshi ka arketimet me te uleta te historise se saj si KESH dhe kur fillooi ne amse epidemia mos te paguajme dritat.kjo na qenka menaxhimi i duhur per tironen?

    4. Lilua says:

      Gjergji: separi;Nuk vjene Pranvera me nje Lule!
      sedyti;Po shohim qartazi se edhe ju po shetisni
      neper ate “Bulevard”Politik sikunder pak kohe me pare.
      Sot,po pretendoni te sillni nje klime ndryshe nen te
      njejtit Qiell! U cudita kur mesoj prej jush se
      Biznesmenet i konsideroni si “Re te Zeza!”pavaresisht se
      prej tyre bjene vetem Shira te begate!
      Per te mos bere lojra fjalesh ju pyes: Me ke ju do punoni?
      Me cilet ju do zbatoni projektet tuaja? Atehere perse
      mendoni se ndryshimin do ta sjellesh ne lufte me ta?
      A e di ti se ata jane Fabrika te punesimit dhe Motorra te
      zhvillimit? A e dini ju se shume prej tyre jane edhe si anetare
      neper Keshillat Bashkiake dhe me te cilet ju do tu jepni
      zgjidhje mjafte nga ekuacionet qe parashikojne hallet e Popullit?
      Me tej thua se edhe nese nuk fitoj do i meshoje projekteve te mija
      ne Politike!Bukur,sa ketu duhej te niste puna juaj.
      si zgjedhja me e mire.Keshtu nuk do konsumoshe Energjite kur e di se
      duken qe jane te humbura.
      Kesisoj: A jeni ne gjendje te ngrini nje Godine te re midis
      atyre korpusve te lashte dhe Kioskave te panumurta ku tregtohet
      e njejta politike? Mendoj se ketu do ta kini shansin tuaj,pasi
      Bashkite kerkojne Rrjete shume te madh dhe ju mendoni se mund ta
      kapni me nje Grep!…
      sidoqe fola,ndjej sinqerisht respekt per ju.tung

  2. Çimi, shoku i Melaminit says:

    URIME!

  3. Sulme te ksaj natyre, nuk jane deklarata te nji kandidati potencial,
    ato akuza mbi E.R apo berishen ,(te cilit i sherbeu ne pushtetin e tij)
    i ngjajn me shume nji deshperimi ,nji frustrimi e te pashpresi ,nji deklarate kapitullimi per garen e kryetarit te bashkise .
    Akuzat te tilla ,(alla i ngjajn shkolles idiote te baltosjes berishjane)
    dhe s’kan asgje te perbashket me nji vizion te ri qytetari ,
    i cili pretendon te lere pas e shkeputet nga ajo politike ,
    ndarjesh,armiqesish ,denigrimi,baltosje , polarizimi ne politike e shoqerin shqiptare .

    (Ajo batuta e Filmit Shqiptare ,duket ala sot mjaft aktuale , “Ha nji lug Corb ne tasin e injorances ,e vjell tere jeten ).
    Eshte me burrerore per kte kandidat te terhiqet nga Gara .
    Si qytetqare e individ e kam par GJ.Bojaxhin si me te pershtateshmin per kryetar Bashkie ne Tirane ,por kjo qe demostron ,duket se dicka nuk shkon me te .

    1. Andos says:

      Bojaxhiu eshte zgjatim i Partise Demokratike, pavaresisht kritikave qe ai ka shprehur here pas here ndaj ketij subjekti politik. Te drejtosh qytetin nuk eshte njesoj si te menaxhosh KESH-in i cili ne te vertete u keqmenaxhua.

  4. Tani says:

    E lexova me vemendje intervisten e Z. Boajaxhi,me eshte mbushur mendja top te shkoj te votoj per nje njeri si Gjergj Bojaxhi.KY GRUPI Ne Tirana me duket si shprese per kete vend.

  5. Vali says:

    Kisha vendosur te mos votoja po dalja e kandidatit te pavarur Gjergj Bojaxhi, me ka bere optimiste dhe sa here e shoh ne televizor me mbushet mendja gjithmone dhe me shume se ky eshte njeriu i duhur per Tiranen.

  6. Rona says:

    Me vjen mire qe Gjergj Bojaxhi po ju tregon vendin te dy partive qe na kane ardhur ne maje te hundes.Ne si familje tani e dime se per ke do votojme, dhe do te mumdohemi me gjithe shpirt te kontribuojme per tju mbushur mendjen te gjithe miqve te tane per te votuar Gjergj Bojaxhiun.

  7. Teuta says:

    Shume mire e ka thene Gjergj Bojaxhi Tirana eshte peng i biznezmeneve qe kane kapur Partite, po jo vetem partite po dhe mediat vizive shtypin shkruar, dhe duan te kontrollojne cdo skute te jetes tone. Kjo eshte e padurueshme, dhe nuk mund te tolerohet me nga qytetaret e Tiranes.

    1. the Punisher says:

      Une kisha vendosur qe voten time t´ja jepja Bojaxhiut, por kur po lexoj Tanin, Valin, Ronen,Teuten…komente te blera, atehere mendoj aha edhe ky Bojaxhiu i njejti mut si te tjeret qenka. Me mire nuk po votoj fare.

  8. Harroje says:

    Njeri fallco mos i besoni.
    O Gjergj ti ke punuar ne nje sektor qe e le si varr zbuluar kur ike dhe tani ne venke nje kullare dhe na thua se do te ndertoj kryequtetin.
    E kush e ha kete. Background eshte very import per te bere karriere.

  9. Gerti says:

    Nga i keni mesuar keto faktet se Gjergji ka deshtuar me KESHin more? Ua thote Fuga ketyre komentuesve?

    Ne 2009 furnizimi me energji per 24 ore dhe rregullimi i arketimeve te KESH ishte nje nga kartat me te forta qe PD perdorte ne debatet televizive. Pa fund i permendnin te Opinioni ata deputet e PD. Dhe PS nuk ua kundershtoi asnjehere. Ishte ky sukses qe e beri Berishen ti lutej dhe njehere ne 2010 per te marre INUKun.

    Mesoni ore faktet para se te flisni kot. Ka punuar ne institucione financiare tjetri, ka karriere profesionale te vertete, jo si Erjoni qe eshte llapazan i pazarit te ri me nje CV qe as roje nate nuk e merr.

  10. Uji i ftohte says:

    Edhe ketij futja pordhen.

  11. Qytetari says:

    Eshte paradoks qe Gjergji intervisten ja jep nje biznesmeni prane pushtetit dhe partive. I ankohet Y Rakipit per betonizimin e Tiranes!

  12. Bravo says:

    Une kam firmosur per kandidatin Gjergj Bojaxhi.
    Nuk kam votuar qe ne 1996, dhe besoja se nuk do ta beja me. Por pas kaq vitesh ndjej qe Gjergji me perfaqeson, ndjej qe me eshte ndezur shpresa, nuk jam me asnje parti, paguaj te gjitha detyrimet e mia ndaj shtetit dhe perdite me duhet te luftoj per ecur ne trotuar, per te shtyre karrocen, per te hapur rruge mes plehrave, per te gjetur nje hapesire te gjelber ku mund te luaj me femijet e mi. Jam kaq i lodhur nga kjo lufte kaq absurde, ku perdite ndjehem i poshteruar, i neperkembur, i fyer nga pushteti. Une do votoj per Gjergjin.

  13. Patosi says:

    O “Qytetari”, u intervistua ne kanalin TV ku eshte gazetar Y.Rakipi.
    Kuptohet se ka shume persona te lidhur pazgjidhshem me Partite PS dhe PD. Megjithese shume prej tyre e kane pesuar prej te Dyjave, prape nuk heqin dore. Eshte pune e tyre. Por harrojne te mjeret qe jane femijet, e ardhmja qe e ka pesuar dhe po e peson nga mbeshtetja qorazi qe u bejne.

  14. ilirjan says:

    Hajde gjergji o tu mbyllte goja me mut,se dija qe qenke nje laro si gjithe te tjeret.Po te kujtoj vetem nje aspekt te vogel si Lanen e tiranes e nuk po hy ne hollesira te teperta..ah po se harova dhe saranden qe e betonoj sali shpellari dhe tani si gjendet filli…e cte te them e te tregoj me, gjergj qe me thua per saliun eshte shembelltyre per shqiperine …me duket se je ulur te karigja e gjinit dhe ta ka fute saliu gishti dhe tani vjell tere jeten….ne fund do te thote saliu se vete deshe une te paralajmerova ,por ty te erdhi mire o debil se une ja kam fut te gjtheve e spo ta fus ty???mire e thua sali shembell-letyra e gjithe shqipetareve kudo qe jetojne.Vetem burgu per Sali berishen trdhetarin e popullit shqipetar mund tja vendosi perseri dinjitetin shqipetareve anembane.

    1. Gerti says:

      Po ti pret qe Gjergji te dale kandidat e te thote te vazhdojme me ate qe beri Rama?!!! Po qenke debil ti.

  15. Sapa says:

    Per votuesin shqiptar do ishte zgjidhja me e mire ky Bojaxhiu,Arsyeja :te leme aftesite e tija ama te pakten nuk i perket asnje partie politike ku do merrte urdhera.Megjithse nga njera ane nuk do ti jepnin as fondet e duhura as ndihmen e duhur qe te mos kishte sukses.Perkundrazi do ta pengonin ku te mundnin mjafton ti benin keq biles edhe ne kurriz te popullit.

  16. Halit o xhan ! says:

    Po o Bojaxhi,,ja prit se do ta marresh edhe ti nje dore boje ..Po me te kuqe ama.

  17. Sh says:

    Bravo Bojaxhi .Nje popull me mend ,pasi eshte djegur shume ,duhet te nxjerri mesime dhe mos te vazhdoje te shpresoj ne hava .O sot o kurre eshte koha per ti dhene nje mesim te mire klasave politike . Votat duhet te shkojne tek nje qytetar i thjeshte ,qe mendon per popullin.

  18. melamini says:

    Nje gje s’ kuptoj PSE te ja marre ne mbrojtje aleanca e majteCimi po me thote ne telefon se shtrohesh ne. dreka Pune me aleancen e majte.

  19. melamini says:

    Nje gje s’ kuptoj PSE te ja marre ne mbrojtje aleanca e majteCimi po me thote ne telefon se shtrohesh ne. dreka Pune me aleancen e majte.

  20. fad says:

    Se kuptoj nga kush financohet ky bojaxhiu ose gelqerja, ne marim 10 litra karburant dhe per 1 dite zhduket, po ky mor vlla nga I gjen parat, ndersa per pjesen tjeter ne pjesmarrje ne qeveri,; cfare beri ky gelqerja me pagesat e dritave, cfare ivestimesh beri ne rrjet, apo paret I ivestimeve icoj ke xhepi dhe tani ben fushat.

  21. Bojaxhinjte e Tiranes says:

    Gjergji nje gje ta dish mire njerezit s’kane per te zgjedhur fytyra te vjetra qe veshin maske hipokrizie dhe thone do sjellim politika te reja.
    Nuk behet Tirana as me Iva Ticon qe merte rrogen te Ruli i Saliut dhe s’dinte as kur paguhet taksat. Doli te fliste te Opinioni i Sandrit dhe s’tha gjys llafi per Veliaj mqs e ka zene shok aty ne studio, po donte me nxi Kosoven per te cilin as vete RAma sthote dot gjysem llafi te keq! HAsimja ngjan si idealist por inatin e ka me Cilin pse ai ka ec kaq shume ne jete. Irena Margariti qershia mbi torte ajo nuk eshte shoqeri civile sic e shet grupi i bojaxhiut qe bojatisin me boje roze. Ajo eshte nje fetare katolike qe dhe aty eshte afruar per fonde si gjysma e “fetareve” ne shqiperi. Edhe ne interviste e tha qarte qe ma dhjeu veliaj dhe nga inati jam ketu…keta jane ca njerez makute e pa asje lloj kontributi mbeldhur bashke e na bejne moralin e priftis dhe hoxhes beni si them une mos beni si bej une,,, Ne tirana mund te ndryshoje shume bukur emrin ne Per inat te vjerres do fle me mullixhiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje