Agjencia e lajmeve “INA” shkruan sot se Sasho Mijallkov, shefi i shërbimit sekret maqedonas sipas dyshimeve të shërbimeve serbe të sigurisë, ka pasur rol aktiv në organizimin e “sulmit terrorist” në Kumanovë.
Njeri që shpesh vizitonte Beogradin, ku për dy ditë i linte deri në 5,000 euro me një mikeshë të tij të afërt.
Mijallkov tash e një dekadë konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Maqedoni, i cili mban lidhje me politikanët dhe kriminelët më me ndikim nga Shqipëria dhe rajoni.
Qëllim i sulmit ishte shkaktimi i incidentit ndëretnik, i cili do ta mbronte qeverinë e Gruevskit nga sulmet e opozitës maqedonase, e cila për 17 maj bënte përgatitje të organizojë mitingun e rrëzimit të pushtetit.
Por, gjërat dolën nga kontrolli dhe “incidenti ndëretnik” i planifikuar u shndërrua në “sulm terrorist”, tha për gazetën serbe Blic një burim i mirinformuar nga shërbimet sekrete serbe, transmeton “Lajmi.net”.
Sipas këtyre dyshimeve, Mijallkov vihet në lidhje direkte me organizatorin e sulmit, Mirsad Ndrecaj, i quajtur Komandanti NATO.
Mijallkov ka rrejt të zhvilluar biznesi në Çeki dhe Sllovaki, thotë ky burim.
“Ka biznes të zhvilluar në Sllovaki dhe Çeki. Po ashtu, është nën vëzhgim nga ana e shërbimeve sekrete të huaja, të cilat me të madhe po përgatiten ta dëshmojnë kapitalin e tij të përfituar në mënyrë të dyshimtë”, tha ky burim.
“Ai është mysafir i shpeshtë edhe në Beograd, ku ka një mikeshë të afërt, për të cilën për dy ditë shpenzon deri në 5,000 euro. Fal lidhjeve, Mijallkov në Serbi hyn pa regjistrim në kalimin kufitar”, shkruan agjencia “INA”.
Ky artikull flet per lidhjet e dyshimta me Shqiperine apo per shefin e sherbimit sekret ……?
Po pra…ku jane “drite-hijet dhe lidhjet me Shqiperine”?!
Duhet te fantazojme me demek
Hajde gazetar hajde
Kam nje Hipoteze!
Gazetari eshte Serb
Kush ka info te shkruaj
Gjithmone e me shume behem viktime ne gazeten TemA
me keta tituj te llojit:
” Drite-hijet e sherbimeve sekrete ne Shqiperi”.
Por le ta them fuqishem :
“Une e hap gazeten TemA vetem per editorialin e z. Mero Baze.
Pjesa tjeter e gazetes…eshte me te ardhur keq…vetem tituj
qe te fusin ne gracke. “
Pika gazetes, gazetareve si dhe neve qe rrime dhe ju lexojme.
Mero,
a e lexon gazeten tende, gazetaret parazite po te marrin ne qafe. Nuk eshte hera e pare qe ka tituj te medhenj dhe asgje brenda ne artikull. Amerikanet thone: If you fool me once, shame on you, if you fool me twice, shame on me”. E pershtatur Shqip, per ato qe dine gjuhe te tjera e jo anglisht, “nqs me genjen nje here, turp per ty, nqs me genjen per here te dyte, turp per mua.”
Duhet zbulluar sa ma par me kend ne shqipri ka lidhje ky sllavo qetnik ky kriminel maqedonas ,qe aq i pasur qenka .
Te dihet lidhjet e ti me ish APO tashi qeveritar shqiptar pse te vuajn shqiptaret nga njerzit e interesit ku mbi te gjitha shesin edhe prapanicen e vet.
Vall duhet shqipria dhe shqiptaret te vuajn nga kjo lloj mafije ne ket demokraci te brishet,jo koha tregon se shqiptarve ju duhen njerz te perkushtuar shqiptarisht qe mbi gjitha kann interesat kombtare,harroj qe nje pjes e bashkombasve jan nen pushtime te po te njejtve armiq siq jan ne Lugin,ne ish r,maqedone ne Iliriden ton, ne mal te zi, dhe qamet ne qameri qe sjan pak gjithsej.Pra qeveritaret tan duhet ti qelin syt dhe poqe se mendojn te lanëemer per te mirë si paraardhsit tanë APO si tradhtaret qe kann len emer andej dhe kendej ne trevat shqiptare,qe nga Hamza Kastrioti e kendej.
E si u katandisem keshtu po tallin trapin me ne shqiptaret edhe bytha e maqedonesve. Dikur sherbimet tona sekrete tallnin trapin me KGB dhe CIA-n bashke. Nejse mire na e bejne kur gjejne.
Po skuptoj keta plehra shqiptare qe i vene mbrapa se kuptoj kete….eshte ne loje shqiperia e keta bien ne kurth….Pisa …plehra