Veliaj: Ai që s'bëri asnjë punë në 4 vjet, s'mund të bëjë asgjë në muajin e fundit

18 Maj 2015, 13:47Politika TEMA

Kandidati i Aleancës për Shqiopërinë Europiane në Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ishte në Njësinë numër 4 ku ka dëgjuar një sërë ankesash nga banorët e kësaj zone.

Ndër shqetësimet kryesore të banorëve ishin rrugët e pashtruara, plehra të cilat nuk mblidhen rregullisht, mungesa e gjelbërimit, trotuareve, stolat dhe mos shpërndarja e banesave sociale pavarësisht se ato janë tashmë gati prej kohësh.

Rrugët e lagjes janë problem, të pashtruara, si gurore, që këtu deri te rruga lart. Mund të ketë nja 3-4 vjet që nuk është vënë dorë fare në lagjen tonë. Kanë ardhur ta shohin veç për vota”, thotë një qytetare, banore e zonës.

Rrugën ‘Njazi Meka’ e kanë bërë pa gjelbërim, pa trotuare, pa stola. Nuk ka kurrkund. Nëse duam të ulemi diku, duhet të shkojmë detyrimisht në klub”, ka shprehur shqetësimin e saj një tjetër banore, ndërkohë që shqetësimi për mungesën e mbledhjes së plehrave apo lënia përgjysëm e punimeve në rrugë është i vazhdueshëm për banorët e kësaj njësie e jo vetëm.

Kandidati Veliaj u përgjigj se ai që s’di të bëjë punë, s’ka për të bërë punë as këto 30 ditë që kanë mbetur”.

Ndërsa shqetësimit të qytetarëve për mos shpërndarjen e banesave sociale, Veliaj iu përgjigj: “ky kishte 4 vjet për të shpërndarë banesat sociale. Pse s’jua dha? Kujt i ka dalë emri për banesa sociale, në mbledhjen tonë të parë ne do t’i shpërndajmë”. 

7 komente në “Veliaj: Ai që s’bëri asnjë punë në 4 vjet, s’mund të bëjë asgjë në muajin e fundit”

  1. cimi says:

    ai qe sbenasgj kujtohet ne kohe fushate

    1. mira says:

      po luli eshte i degjeneruar po si gjithmone e kane tradite kta shkojne bejne gjera 1 muaj para fushate

    2. klodi says:

      perqendrimin qe po ben erioni ne kete fushate e me programe e pika te hartuara me se miri,, veshtire se halim kosova mund ti imaginoje e jo me ti prezantoj

  2. adi says:

    O erion, o manipulues mos u tall me inteligjencen e popullit o deficent

  3. ami says:

    nuk mund te bej asgje as per nje mua e as per nje dite sepse nuk ka qen e nuk do jet nje njeri qe do ja vlej per tiranen.. luli eshte i degjeneruar e cmund te presesh nga ai.

  4. Flavia says:

    Ore shyqyr qe dole ti kandidat per Tiranen me aman o shpetimtari jone. Shko mer burre mos genje veten kot me keto inskenime qe ben se nuk e terheq dot popullin pas vetes jo.

  5. blerina says:

    Po ca thu me aman, he mos u tall. I ke hyr I ri kesaj historie o Eri te ka konsomu aq shum pushteti saqe as nena qe ke ne ship dhe te dha leket per dasem nuk te beson me. Gjths suksese se pa gje sdo ngelesh do e kapesh dicka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje