– Premtime të mbajtura, 342 banesa sociale për banorët e zonës në nevojë.
– Mirëqënie nëpërmjet nxitjes së zhvillimit ekonomik
– Kthimi i Durrësit në qytet turistik europian
Këto deklarata, Dako i ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e strehuar në banesat sociale të lagjes 17. Aktualisht janë shpërndarë 126 apartamente, 128 të tjera janë në proces dhe 88 banesa sociale të tjera do të ndërtohen në zonën e Shkozetit. Në këtë mënyrë janë 342 banesa sociale për ketegoritë e njerëzve në nevojë që përfitojnë nëpërmjet këtij programi strehimi.
“Përkrahje e vazhdueshme për njerëzit në nevojë të qytetit, mirëqënie nëpërmjet nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe kthimi i Durrësit në qytet turistik europian”, kanë qenë angazhimet e Kreut të Bashkisë së Durrësit gjatë takimit me banorët e lagjes 17 të qytetit.
Kjo lagje ka tashmë një infrastrukturë të rehabilituar, u shpreh kryebashkiaku Dako, duke theksuar gjithçka u mundësua falë përkushtimit dhe vëmendjes që Bashkia i ka kushtuar kësaj zone, nëpërmjet rikonstruksionit të lulishtes kryesore dhe rrugëve dytësore të kësaj zone.
“Këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e jetesës së banorëve të kësaj lagjeje,” tha më tej kryebashkiaku i qytetit bregdetar, i cili u zotua para banorëve se “në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar do të rikonstruktohet rruga që lidh lagjen 17-të me autostradën”.
Sfida kryesore për katër vitet e ardhshme, vuri më tej në dukje Dako, është puna dhe përpjekjet për nxitjen e “zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e nivelit të jetësës për banorët e kësaj zone, me qëllim kthimin e Durrësit në qendër kryesore turistike më parametra europianë.”
Dako ka bere nje pune te mire per Durresin, duke ditur qe eshte edhe qytet aq dinamik, me aq prurje qofte gjate sezonit turistik, ashtu edhe te studenteve dhe marredhenieve tregtare.
Nje gje qe eshte per tu vleresuar, eshte integrimi i zonave informale me pjesen tjeter te qytetit dhe kjo eshte nje arritje qe ne pak qytete ka ndodhur.
Ky eshte drejtuesi qe i duhet Durresit, njeriu i punes dhe i fjaleve te paketa, jo si ajo kandidatja tjeter, qe vetem llafe ka dhe fustane pafund. Populli thote, shihi punen tjetrit, jo gunen.
Durresi ka shume te ardhur sidomos nga veriu, qe nuk kane pasur asnje strehe, dhe banesat sociale do te ishin nje ndihme e madhe per te lehtesuar jetesen e te ardhurve, na vjen mire qe Dako ka menduar edhe per kete pjese, jo vetem rruge e fasada pallatesh.
Po e te mos jet dako asaj shtriges qe ha burra nuk i jepet, ajo qe mu rregjistrua ne durres nje jave para kandidimit, eshte skandaloze nuk njeh asnje problem te atyre banorve kshuqe thirrini mendjes.
Dako eshte i duhuri per qytetin e Durresit, ka treguar me punene e bere ne 8 vite ne ate qytet se eshte nnjeri i perkushtuar dhe eshte shume e rendesishme qe ne ti vleresojme dhe vota jone te shkoje per kandidatin e duhur.
dako do e fitoje perseri durresin qytetaret durrsak jane te ndergjegjshem per kandidatin e duhur dhe te zote qe kane ne keto zgjedhje
super lajm per familjet ne nevoje e meritojne edhe keto famije nje strehe bravo vangjush dakos per punen kaq te mire per angazhimin serioz te tij si kryetar bashkie duke i dhene zgjidhje ceshtjeve qe me te vertete meritojne vemendje dhe zgjidhje
Durresi po transformohet ne nje qytet te mirefillte dhe shume ndryshime qe jane bere ne shume lagje jane mese te verteta jo mashtrime dhe duhet te sherbejne si model per shume qytetet e tjera. Durrsi ne drejtimin duhur ne kryetar Vangjush Dakon.
ne durres po behen transformime qe duhet te merren shembull edhe nga kryetare te qyteteve te tjera per me shume qytete te pastra te bukura
Drejtimi i duhur per durresin si kryeqendra e dyte me e madhe pas tiranes. Punon cdo dite per durresin vangjush dako