Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të prezantimit të programit të tij për kryeqytetin, zhvilloi sot një takim me sportistë dhe atletë të kategorive të ndryshme, të cilëve iu foli për 10 pikat kontratës së tij për sportin.
Veliaj tha se Tirana ka nevojë për terrene dhe palestra të rehabilituara në shkolla, për më shumë hapësira sportive nëpër lagje, krijimin e mbi 90 ambienteve të reja sportive, dyfishimin e hapësirave sportive për çdo 100.000 banorë, si dhe mbështetje për të gjitha klubet dhe shoqatat sportive, veçanërisht partneritet më të ngushtë me ekipin e futbollit të Tiranës.
Duke theksuar se kryebashkiaku aktual nuk mbajti asnjë premtim nga premtimet e bëra në 2011, Veliaj tha se Tirana ka sot jo më shumë se 10 ambiente sportive publike për 100,000 banorë dhe gjatë administrimit të Lulzim Bashës buxheti i Bashkisë për zhvillimin e rinisë dhe sporteve ka qenë vetëm 1%.
“Në vitin e fundit shpenzuan vetëm 4% të 1%, pra 0.04 të gjithë buxhetit që ka Bashkia për sportin. Këta nuk shpenzojnë edhe ato para që kanë në buxhet”, tha Veliaj. Ai deklaroi se do të bëjë një audit se ku kanë shkuar paratë e Bashkisë për sportin.
Kontrata me 10 pika për sportin:
• Rehabilitim i terreneve dhe palestrave në gjitha shkollat e Tiranës.
• Hapësira sportive në lagjet e Tiranës, si dhe në çdo njësi administrimi rurale, të cilat do shërbejnë edhe si hapësira të integrimit të komunitetit;
• Partneritet i ngushtë me sportdashësit dhe ekipin e Tiranës;
• Mbështetje për të gjitha klubet dhe shoqatat sportive që ushtrojnë aktivitet në territorin e bashkisë, në bazë të kritereve të qarta, transparente dhe objektive.
• Në vitin e parë do të dyfishohet fondi për sportin në buxhetin e bashkisë. Deri në fund të mandatit do të trefishohet ky fond.
• Dyfishimin e hapësirave sportive për çdo 100,000 banorë, brenda vitit të parë, duke aktivizuar ambientet e shkollat si qendra komunitare dhe duke i vënë ato plotësisht në shërbim të sportit.
• Krijimin e minimumi 90 ambienteve të reja sportive në hapësirat e lira brenda pallateve.
• Në fund të mandatit, krijimin e 40 ambienteve sportive për çdo 100,000 banorë.
• Kalendar me aktivitete publike sportive masive, në bashkëpunim me Universitetin e Sportit.
• Rikonstruksion i të gjitha ambienteve sportive në pronësi të Bashkisë.
ju z.veliaj keni 2 vite ne qeverisje dhe ne keto dy vite ministria juaj ka patur 1/3 e buxhetit dhe mbaheni mend vetem per nje gje falcitet ne cdo dalje. keshtu qe kryeqytetit nuk i duhen njerz per fasad.
aman vetem te fitojme e tja nisesh nga puna se nuk op durojm e dot me , basha me shqupin e ka mendjen te dali te brockullisi e te mos e vej ujun ne zjarr se cpo behet me tiranen me kryqendren e vendit
kemi nevoje qe te fitohen zgjedhjet e qe tirana te nisi te punoje , eshte kthyer nen je qytet si i dores se dyte e ta mendosh qe ketu eshte fokusuar nje popullesi shume e madhe dhe po trajtohet ti mos me keq nga nje kryetar bashkie qe vetem i tille nuk eshte
Ca nuk po duron dot ti, se na habise, te vjedhesh, te pervetesosh fonde???
Na e shpifet me keto komente fallco. Po premtoni henen. Ai qe nuk genjen, 5 gjera premton dhe i mban.
Mbani njehere premtimet e fushates elektorale qe s’keni mbajt asnje. Dhe mos te guxoje njeri te permendi 21 Janarin.
T’iu vije turp sa here e perdorni, se ne dore e keni te beni drejtesi po nuk doni.
Po te donit Sala do ishte ne burg tani. Ndersa ai palaco Rama del ne tribune me gardistin e 21 Janarit qe eshte bere edhe kryetar i PS!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Rikthe klubin e Tiranes aty Ku I takon. Kryebashkiaku aktual nuk ka bere asgje per sportin, shpresojme te mos na zhgenjesh.
pavarsisht planit te emergjences qe do besh sepse,duhet te behet sepse keta dite e nate nuk bene asgje,por dhe syt dhe ambicja kryesore duhet te jete dhe sporti.kemi shume nevoje per ambjente sportive sepse tashme shihet nga te gjithe si e shkuar koha mkur mund te kishe nje terren sportiv tendin dhe mund tu stervisje.
pervec planit dhe pikave ekipi i tiranes duhet te kthehet ne piedestalin ku ishte,sepse asgje nuk kane bere.ose te pakten ata si bashki ta jepnin per privatizimin dhe mos ta lenin ne ate faze.
duhet bere dicka qe te rikthehet serish akademia e futboolit apo nxjerrja e ekipeve zinxhir sic ka patur tirana ,se kto 4 vjet ai mir qe nuk beri ekipe zin xhir te rinjsh por as per ekipin e madh nuk beeri gje.
normale qe sporit do kete vuajtje pasi basha nuk beri asgje per askend.
te mos besh asgj kjo ishte filozofia e bashes.i deshtuar ne cdo fu8she administrimi te bashkise
Me erion veliajn ne krye te bashkise se tiranes , me bne fund do te tregohet seriozitet dhe ne kete fushe , se me lulin ne krye vetem perralla degjuan te gjithe. tirana ka nevoja imediate per ti dhene prioritet sportit e aktivitetve lidhur me te
po shyqyr mo lla qe do bohet dicka dhe per partizonin e dinamon se gjithmone tirona tirona. duhet qe fondet te nahen ne mnyre te barabarte . , pelqeve shume si fole per kete teme te top story dje
ne nje qyetet si tirana qe ja ka vite qe fle e askush nuk kujdeset ti jap nje dore e spunto aktiviteve sportive. me kete kontrtae qe zoti veliaj premton mua me jep shprese qe do kete nje rizgjim po rizgjim i dukshem e ne kete fushe
program e kontrate qe nese realizohet do te jete nje arritje shume e madhe dhe me perfitim nagte gjithe shtresat , sepse eshte shume e nevojshme qe te mund te beht i muindur rikthimi i palestrave apo te rehabilitohen terren sportive ne ambjentet e shkollave duke bere te mundur keshtu nje jete me te shendetshme per te gjithe femijet e jo vetem
nese punon me te njetin seriozitetqe ounove ne bashki tregon te njetin impenjim , jam shume i sigurt e besimplote qe do ti rikthesh tiranes fytyren e munguar se eshte katandisur si mos me keq . eshte harruar fjala sport dhe aktivitet fizik
Per mjedisin, rekreacionin dhe sidomos PARKUN E LIQENIT do te na thuash ndonje gje????????
Pjesa e njerezve qe nuk luftojne per standart minimal jetese, pra shtresa e mesme, do ta ndaje aprovimin per ty, nga qendrimi qe do mbash ne lidhje me permiresimin e cilesise se jeteses se tyre, pra ajrit, gjelberimit, parqeve dhe sidomos Parkut te Liqenit qe nga planet e Bashes pritet te betonizohet.
Diferenca me Bashen do te jete Parku.
Te gjithe ju komentuesit pro Veliajt shifni endrra me sy hapur duke degjuar genjeshtrat e panumerta te tij.
Pse nuk e vini pak trurin ne pune dhe ti beni nje pyetje Erjon rrugacit se sa para kushtojne kushtojne gjitha keto qe do besh dhe ku do ti gjesh keto para !?