Basha-Vucic: Koha për të lënë pas të kaluarën, vizioni ynë drejt BE

27 Maj 2015, 21:27Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha priti në një takim kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç  dhe delegacionin  që e shoqëron.

Sipas një njoftimi zyrtar, Basha shprehu angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur zgjerimin dhe forcimin  e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mundësive për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe serbë.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë dallime politike kur vjen fjala tek dëshira për të patur marrëdhënie sa më normale bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë të cilat do të jenë një impuls zhvillimi për dy vendet”, theksoi Basha.

Sipas tij, bashkëpunimi  kërkon vullnet të dyanshëm ndërsa shprehu bindjen se është koha për të lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar të ardhmen.  Kjo është sfida e brezit të ri të politikanëve në të dy vendet dhe mbarë rajonin.

Vizioni ynë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike,  është  integrimi europian i të gjitha vendeve të Ballkanit dhe këtu duhet të orientohen energjitë tona për të çuar përpara projektin final të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ne duhet të punojmë me përkushtim për hartimin dhe realizimin e projekteve  të përbashkëta infrastrukturore dhe ekonomike”, theksoi Basha, duke mirëpritur angazhimin  për të avancuar projektin e nisur 6 vite më parë nga ministrat e brendshëm asokohe Basha dhe Daçiç për të hequr pengesat kufitare, dhe për të mundësuar levizjen e lirë mes dy vendeve.

Kjo do ta bënte  më të lehtë shkëmbimin e mallrave, njerëzve dhe kapitalit  dhe do të shërbente për rritjen e investimeve dhe punësimin e qytetarëve në të dy vendet.

Basha mirëpriti edhe angazhimin e kryeministrit Vuçiç për projektin e autostradës Durrës- Kukës-Prishtinë- Merdare- Nish.

Për ne  Kosova e pavarur është një realitet që nuk drejtohet kundër serbëve dhe Serbisë tha Basha, por një zgjidhje përfundimtare  e krizës së shkaktuar në rajon pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka nxitur intensifikimin e këtij dialogu në funksion të zgjidhjeve dhe lehtësirave të prekshme për qytetarët e dy vendeve.  Unë shpresoj që dita kur lidershipi serb të njohë pavarësinë e Kosovës të mos jetë e largët theksoi z. Basha  pasi ky është interesi më i mirë për të dy vendet dhe rruga e vetme për të garantuar paqe, siguri,  mirëqënie  dhe zhvillim për të gjithë  rajonin.

Duke u ndalur tek situata në Luginën e Preshevës,  Basha i kërkoi  kryeministrit Vuçiç një vëmendje më të madhe  nga ana e qeverisë serbe  si përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të  kësaj zone por dhe rritjes së shanseve për punësim dhe arsimim.

Basha  kërkoi nga kryeministri serb  zbatimin e marrëveshjes  për tekstet  shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

10 komente në “Basha-Vucic: Koha për të lënë pas të kaluarën, vizioni ynë drejt BE”

  1. Nard says:

    O Bashe a ja dorezove Serbit raportin perfundimtar per ushtaret e UCK?

  2. albaniafirst says:

    Jo keq Basha. Duket ne unison me Ramen ne te gjitha pikat. Bravo!
    Politikaneve te rinj si ka hije te llomotisin si gore. Koha e Nanos dhe e Berishes ka mbaruar. Urime Basha dhe Rama

  3. Hustler says:

    Kush te pjerdh ty or Lyl… Ti je nje hiç…

  4. Cecua says:

    Car do qe te thuash ti Basha,asgje nuk te ngjit as ke shqiptaret as tek te huajt,ta kane pire lengun te gjithe,mbasi e dine mire qe te terheq per hunde sali efendiu. Ti je vec nje kukull e SHQUPit.

  5. visi says:

    E habitshme,c’malle te madh paskan pasur te gjithe politikanet e Shqiperise per serbet.U radhiten te gjithe te prisnin Vuqiq_ in thuase eshte kryetari ShBA se e jo i Serbise,nje vendi te deshmuar per armiqesi ndaj shqiptareve,megjithese ne mes te Tiranes tha se Kosova eshte Serbi.Perveq Rames si homologu i tij te tjeret s’kishin asnje arsye per ta prisnin.Vrtete kete s’di si ta shpjegoj,ndoshta ndnjenja e inferioritetit,ndoshta…..s’di,me duket krejtesisht e pavend.

  6. ismeti says:

    ah takimi i miqve te vjeter

  7. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    King eshte ky serbi alamet djali

  8. mirel says:

    Vazhdoni bizneset e lena pergjysem, po e rregullon Ramiu me Vucic.
    Faslliun e kena ne tirane, o kasolle qe na mblodhe

  9. tfgs says:

    Pune korakesh serb….

  10. tr says:

    Lulka eshte nje orator shume i mire ,qendrim korrekt ,besoj se Serbet duhet te mesojne nga Inisiativat e Shqipetareve dhe toleranca qe ne kemi si komb .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje