Zbardhet takimi Meta-Vucic: Vizita në Tiranë, moment historik

27 Maj 2015, 17:19Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e vlerësoi vizitën e Kryeministrit serb Aleksander Vučić në Tiranë si një moment historik për ecurinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila konfirmon trendin pozitiv të shkëmbimeve dypalëshe, i cili duhet materializuar në një angazhim edhe më konkret për avancimin e projekteve të përbashkëta në rajon.

Meta vuri në dukje se dy parlamentet reciproke kanë nisur një bashkëpunim i cili do të forcohet edhe më tej në mbështetje të axhendës ndërqeveritare për rritjen e shkëmbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjaë takimit me Kryeparlamentarin, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vučić shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë të një kryeministri serb në Tiranë si dhe mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë që ka gjetur në vendin tonë.

Kryeministri Vučić nënvizoi se duke patur parasysh që marrëdhëniet mes popullit serb dhe atij shqiptar janë kyçe në rajon, detyra e politikanëve të të dy vendeve është ndërtimi i mirëbesimit reciprok, me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në një stad tjetër.

Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi mes nesh i shërben forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, tha Meta.

Në këtë kuadër u vlerësuan përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale, veçanërisht në drejtim të ndërlidhjes infrastrukturore, energjitike dhe inkurajimit të investimeve reciproke.

Meta u shpreh në përfundim se të dy vendet duhet të maksimizojnë energjitë e tyre në mbështetje të perspektivës së përbashkët evropiane, duke patur parasysh se heqja e barrierave dhe axhenda e integrimit evropian janë në funksion të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomiko-social të të gjithë qytetarëve të rajonit tonë.

1 komente në “Zbardhet takimi Meta-Vucic: Vizita në Tiranë, moment historik”

  1. mario says:

    Thiz iz ë mirakëll of fridom!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje