Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në pallatin e sportit Asllan Rusi programin për vajzat dhe gratë. Kandidati për bashkinë e Tiranës , Erion Veliaj , kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë çmuar dhe ngritur lartë gratë punën e tyre. Kandidati Veliaj ka kritikuar rivalin e tij Kosova për mënyrën se si po i përdor gratë për barcaleta materniteti.
Ndrësa kryeministri Rama ka bërë sërish batutë me kandidatin Kosova. Ai iu bëri thirrje grave që përtej bindjeve politike të majta apo të djathta të zgjedhin Veliajn që të mos humbin një gjinekolog si Kosova.
“Sot, nëse ka një njeri me fat, ky është Erioni që ju ka juve. Erioni është kandidati ynë i përbashkët. Por ai përveç se është kandidati i përbashkët, është kandidati i të gjitha grave të dy forcave. Gratë demokrate them se do reflektojnë. Duke votuar për Erion Veliajn, do fitojnë dy gjera; do fitojnë një kryetar bashkie dhe nuk do humbasin një gjinekolog. Puna e një kryetar bashkie, është ajo e Erion Velija, ndërsa puna që është lënë bosh në maternitetit mund ta bëjë vetëm Halimi. Gratë demokratike, duke votuar Erionin, mbështesin Halimin. Burrat i marrin të keqen grave për aftësi dhe populli shqiptare që është mjaftueshmërisht i mençur, edhe pse konsiderohet një popull patriarkal, nuk e do më kot aq shumë Çajupin. Por, populli shqiptar rezulton të jetë në të njëjtën gjatësi vale me Margaret Theçer”, pohoi Rama.
Edhe Kryetari i Kuvendit është shprehur krenar për vendimin historik, siç e quajti ai përfaqësimin në kuota të barabarta të grave në këshillat bashkiakë.
Urime.. grate dhe vajzat mbeshtesin programin e erionit. Me shume perspektiva pas vendosjes se kuotave 50:50 ?
Ndersa uune them se duke votuar Halimin si kryebashkiak ,ne fitojme Erionin si shites fiqsh..:D
Jepini te bardhen ketij se iku fare..
Mos u merzisni popull, do kaloje dhe ky muaj e pastaj do i riktheheni papunesise se perditeshme. do shani saliun me ramen nga mengjesi ne darke e pasketaj do ju zere gjumi si qingja. Mos harroni, premtimet qe ju jane bere keto 25 vjet demokraci jane te njejtat, surreterit, ngjyrat dhe slloganet kane ndryshuar. Sa per femrat ne politike mos kujtoni se jane me te ndershme se burrat. korrupsioni sic nuk ka ngjyre nuk ka as gjini, mos kujtoni se burrat bejne korrupsion vetem nga vetja e tyre, jo, ata kane gra ne shtepi qe ju bejne bexhi bexhi tek veshi per gruan e filanit qe bleu cante 1 mije euro, qe gruaja e filanit ka vene foto ne fb kur ishte me pushime ne hawai, qe filania ka blere makine te re etj etj. nqs burrat kenaqen me 10 leke korrupsion grate e kane oreksin 100 fish pasi dhe shpenzimet e qejfit i kane 100 fish. keshtu qe mos u entuziazmoni shume per kete ndarjen gjinore 50/50. do ishte mire qe te pakten raporti i te ndreshmeve me te korruptuarit te ishte 50/50.
Sa nga te pranishmit kuptuan kush eshte Margaret??
Or Edvin, a nuk e merr vesh qe je bere si Ver Llapa qemoti? Ver Llapa qiste llapen se ate kishte, ti qit banalitete nga goja se i tille je. Mjaft or torollak, je bere bajat e nai veshtirose me keq se Saliu. Keshtu si ben ti heret a vone kemi per ta pasur peshqesh Salen perseri, apo keshtu jeni marre vesh ju e beni me rradhe, nje here ta hipa, nje here ma hipe.
Ah edhe ky paska rreshqit nga trute e kokes. Me thuaj me ke rri te te them cili je. Te gjithe qente nje surrat kane. Ketu nuk ka per te humbur njeri pervec jush zoti Rama. Fitoren Pd-ja e ka te sigurt me Kosoven. Eshte pikerisht njeriu qe kemi pritur per Tiranen e madhe.