Qazim Sejdini fitues me diferencë të thellë në Elbasan. PD në kuotat më të ulëta historike

3 Qershor 2015, 22:00Politika TEMA
Qazim Sejdini fitues me diferencë të thellë në Elbasan. PD

PR Marketing dhe Ora News publikojnë sot në Tonight Ilva Tare sondazhin e dytë për qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sondazhi është kryer bazuar regjistrimit të popullsisë sipas censusit të vitit 2011. Marzhi i gabimit është ±3.2%. Numri i të pyeturve është 1000 në Elbasan, 1002 në Durrës dhe 1001 në Tiranë. Sondazhi është kryer nga data 28 maj deri më 1 qershor

ELBASANI

Bashkia e Elbasanit u përfshi për herë të parë në këtë sondazh pasi nuk ishte në sondazhin e parë të 13 majit. Kandidatët në këtë qytet janë Qazim Sejdini për Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe Ardian Turku për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet. Për herë të parë në këtë sondazh është përfshirë dhe pyetja për besuaeshmërinë e liderëve politikë të forcave kryesore dhe në Elbasan, Kryeministri Rama ka besimin e 57% të qytetarëve. Kjo është një shifër e mirë për Kryeministrin edhe pas reformave të qeverisë së tij, të cilat edhe vetë i ka pranuar si të dhimbshme.

Lideri i dytë me besimin më të madh është Ilir Meta me 44.5% të qytetarëve. Kreu i LSI vjen me një performancë në rritje për çdo zgjedhje që zhvillohen në SHqipëri. Nuk ka një përqindje të kënaqshme lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka marrë pëlqimin e 30% të qytetarëve elbasanas. Koha e tij në drejtimin e PD dhe opozitës është e shkurtër dhe megjithëse besueshmëria për të është jo sic do të donte ai vetë, koha për ta përmirësuar ekziston ende. Në këtë sondazh është përfshirë edhe lideri historik i të djathtës shqiptare, Sali Berisha, i cili duket se largimi nga skena kryesore politike, ka bërë që shqiptarët ta kenë ulur besimin tek ai. Gëzon 27.2% të besueshmërisë.

Qazim Sejdini do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot me një rezultat të thellë përballë alternativës së opozitës, ish deputetin Ardian Turku. Sejdini do të merrte 66% të votave të qytetarëve të Elbasanit, ndërsa Ardian Turku 34% të votave. Kjo është një diferencë e thellë në favor të së majtës dhe ndoshta është një rezultat që mund të shuajë edhe kritikat brenda së majtës që vinin kryesisht nga deputetë të këtij qarku. Një rezultat i keq ky për të djathtën e cila mbase duhet të bëjë më shumë për të rritur performancën e saj.

Koalicioni i majtë në Elbasan gëzon rreth 64.5% të elektoratit përballë 32% të koalicionit të djathtë. Gjithashtu edhe kjo diferencë është e konsiderueshme për dy koalicionet duke risjellë edhe njëherë në vëmendje rezultatin e Qershorit 2013. Bie në sy që të dy kandidatët marrin më shumë vota se koalicionet e tyre. Qazim Sejdini me 1.5% më shumë dhe Ardian Turku me 2% më shumë. Të pavendosur për të votuar janë 17,5%.

Pyetjes se kush do ti fitojë zgjedhjet në nivel kombetar, në sondazhin e Elvasanit të anketuarit I janë përgjigjur 57.7% koalicioni I majtë dhe 13.3% koalicioni I djathtë.

13 komente në “Qazim Sejdini fitues me diferencë të thellë në Elbasan. PD në kuotat më të ulëta historike”

  1. Lym Veliaj says:

    Te na rroje hajdi Qazim Sejdin Espinoza…

  2. Aleanca e qelbesirave says:

    Zgjedhjet nuk jane bere ende, dhe aleanca e qelbesirave na paguan per sondazhe fallco qe te na tregoj voten tone.

    Por nuk e ka kuptuar ende aleanca e qelbesirave te Rilindjes, se do te marre te gjatin ne keto zgjedhje lokale dhe po harxhojne parate tona kot, duke paguar per sondazhe te falsifikuara.

    Shihemi me 21 Qershor.

  3. Noli says:

    Suksese zotit Sejdini. Rezultat i pritshen dhe i merituar.

  4. Tili says:

    Turqit e Elbasanit duan Ilir Metën???????????

  5. Korabi says:

    Normal, se Lulja perballe Qazes ve nje karte te djegur ne Elbasan, nje ish kryetar Bashkie qe nuk mbahet mend per ndonje gje te mire.
    Sali Berisha nuk ka patur ndonje here mbeshtetje plebishitare, madje as ne 22 Mars 1992 (zgjedhjet lokale 3 muaj me vone treguan mbeshtetjen reale). Por te pakten tek ai 30% qe i mbeti besnik dhe i palekundur dhe ne ditet e tija me te keqia (1997) arrinte te mbante gjalle entuziazmin. Ndersa ky Lulja po e con PD-ne drejt vdekjes, po arrin rekorde negative ne perqindje elektorati. Shqiperia ka nevoje urgjente per nje opozite!!

  6. ladi says:

    Ne 21 qershor aleanca e majte do mbylli gojen e cdo skeptiku dhe mbi te gjitha te lulit qe flet per pakenaqesi masive dhe qe populli do flasi me vote. Po cdo bej pas 21 ?? Suksese qazimit e meriton perball nje ardiani qe as vet se di pse i ka hyr kesaj pune

  7. Z/Kallami says:

    Mirese ne komentatoret bejme gabime drejtshkrimore.Po dhe ju te gazetes nuk shguleni nga gabimet teper te pa faleshme.Dhe nuk asht gabim drejtshkrimore.Po gabim se nuk njihni dallimin ndermjet germave se si te shkruhet me te madhe.Asht njisoj te shkruani emrin Ndou = NDou,NDoci,RRoku.Pyetni Ndoc Rrokun se si e shkruen emrin dhe mbiemrin te mesoni prej Tije.
    Po pse Shqiperia e shkruani me te madhe me te dy germat e para SHqiperia.

  8. janine says:

    O tilo sille te tam ketej nga elbasani te mesoj turqishten

  9. petriti says:

    a mund te japim nje shifer per Qazim Sejdinin,mos mer me shume se 13000 vota se ngelet pa gje shuku Ardjan.

  10. Arbnor Drenaj says:

    Sondazhe te porosituara.Shqiperia ka marre fund.Te gjithe mediat jane turrur duke bere opoziten e opozites. Kjo nuk ndodh as ne Afrike

  11. Uji i ftohte says:

    Pra fiton Qazim Sejdini-Turku,cka ka ketu nga rrenjet tona?

  12. Nona says:

    Qazo mafiozi, spiuni, hajduti, intriganti nuk ka per te fituar me keto shifra e kete gje ai e di edhe vet.Pas cdo presioni qe I behet njerezve te thjeshte natyrisht qe ashtu do pergjigjen.Mjere ne kush na drejton

  13. azem says:

    skandal po eshte e vertete pd elbasan ka rene ne dore te aurel bylykbashit plehraxhiu qe eshte zene dhe ka mashtru gjithe fisin e vet dhe bleu votat me fasonerine qe ka bere per kryetar pd ku normal pjesa intelektuale dhe me reputacion te pd e kane braktisur ku ne listat e keshillit bashkiak futi besniket e vet qe elbasani i njeh dhe keto plehra nuk dalin te bejne fushate dhe do thojn se i bleu qazja po ky qazja eshte dhelper dhe ne fund ben kompromis sic beri me durim hushin ku fitoj me shume se 15 mije vota po q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje