Rexhep Qosja: Jo Gjykatës Speciale, shqiptarët s’duhet ta dënojnë vetveten

6 Qershor 2015, 14:23Rajoni TEMA

Akademiku i njohur Rexhep Qosja i bën apel politikës shqiptare në Kosovë të mos votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

 “Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen” thotë Qosja në një intervistë botuar sot në gazetën e Kosovës “Epoka e re”.

Rexhep Qosja: Për mua është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”

Duke folur në këtë intervistë edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Qosja ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike.

Duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.

Qosja komenton dhe ngjarjen në Kumanovë. Sipas tij është shkaktuar prej politikës nacionaliste të Nikolla Gruevskit dhe bën me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në.

Katër ngjarjet që do të ndikojnë në politikën e Kosovës dhe Shqipërisë 

Rexhep Qosja:  “Kohët e fundit politikën kosovare e kanë shënuar ato katër ngjarje -ndonjëra prej tyre e pritur e ndonjëra e papritur. Dhe këto katër ngjarje janë: 1. Sulmi blickrig i Qeverisë së tanishme të Maqedonisë ndaj lagjes shqiptare në Kumanovë, në të vërtetë ndaj kundërshtarëve të asaj qeverie, që ishin vendosur në atë lagje; 2. Dënimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe i disa pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; 3. Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatës së Veçantë për trajtimin dhe dënimin e krimeve eventuale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe 4. Kuvendi i Tetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin kryetar i kësaj partie u rizgjodh Isa Mustafa. Këto katër ngjarje jehuan, cila më shumë e cila më pak, në jetën kombëtare shqiptare në përgjithësi, kurse tri prej tyre patën dhe do të vazhdojnë të kenë jehonë edhe ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër ngjarje do të jenë me ndikim edhe në politikën e ardhshme të Kosovës e të Shqipërisë, por dy prej tyre edhe në politikën e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe, mund të jetë, ndaj Shqipërisë”

13 komente në “Rexhep Qosja: Jo Gjykatës Speciale, shqiptarët s’duhet ta dënojnë vetveten”

  1. Klimax says:

    Te denosh krimin, terrorizmin, korrupsionin do te thote denon vetveten????!!!! Vetem ne qoftese mendon se “ligjshmeria” tek shqiptaret duhet te funksionojne si nje fotokopjo e grupimit terrorist palestinez Hamas!

    1. Toni KS says:

      Qeni matuf Qosiq, gjithemone i gatshem te demtoj interesat e Kosoves shtet, per te kenaqur egon e tij te semure.

      1. GRAMENO says:

        TONI-ME MIRE TONOVIQ-nga i ati dhe e ema pjelle serbe ,kush je ti te ofendosh qosjen,njeri i semur psiqikisht,qosja gjithmon ka lufutuar ate pjese te politikes shqipetare qe ka ndihmuar serbin,si babi dhe mai juaj tonoviq,te kujtohet kur babi juaj i burogste shqipetaret ne kosove,vetum pse kishin te veshur nje veshje me shqiponje,vetum pse thonin kosova republik,coftin e ekzaltuar ne kuzhinat serbe,idiot matuf tipat e tille pak ka qen shka ka vrare UQKja,ka qen dashtur me llup tju kerkojne dhe tju pushkatojne,dhe na shkruan ktu shqip shqipefoles i perpunuar,hup se po ti sh…….kerdh….me far e fis,pjelle e shitur e flliqur UDBAsite

        1. Toni KS says:

          Je shume injorant per te marr nje pergjigje nga une. Marksizem-leninizmi ta paska ferguar ate pak tru qe ke.

          1. GRAMENO says:

            TONOVIQ Ideologji eshte dhe marksizmi,leninizmi,demprakcia jan ideologji,por qeshtja kombetare ska fare te bej me ideologji,ne disa aspekte enveri dhe pse ishte komunist ia kalon shum figurave politike qe jan sot,ti je te thashe injorant i vetevetes,se te jesh me serbin nuk qeshtje e menqur,por te ka gjeni nostaligjin dhe ste le te jesh i arsyeshem,une prej teje skam nevoje pergjegjeje,njerezit si ti i perpbuz,i urrej,njerezit si ti ne lufte plumbin ne balle ne paqe,burgim per tradheti,ne mos paqim shtet siq nuk kemi i injoror,se injorant jan.

            1. Toni KS says:

              Sa ma shume shkruan vetem tregon qe je idiot komplet. Sa per plumba nuk kane plumba veq marksist-leninistat qe vrasin pas shpine, ketu keni mu da te lagun. Bashkepunimi me serb ju shkon per mrekulli, besa edhe edhe me turq e arab. Kete e keni amanet nga baba juaj Qosiq, he ju dhevsha n’ta.

  2. Ana says:

    Me falni Z. Rexhep……..ose ju nuk i doni te miren popullit te kosoves,ose injoranca juaj nuk paska kufij dhe jeni njeri qe i perkisni epokes se mesjetes. Per shqiptaret kudo ndodhen, me e mira eshte kapja fort per dore dhe ndjekja pas e endrrave dhe deshirave te popujve te veriut te botes, pasi rrezultati eshte mireqenie, kulture,liri demokraci.
    Duket sikur ju beni tifozllek per mos integrimin e popullit te kosoves ne bashkesine nderkombetare. Amerika eshte nje koncept shpirteror dhe kapacitet njerezor. Ndaj kosova sduhet te kete frike nga hijet e te shkuares, e nese i duan te miren popullit te tyre le te votojne ligjin politikanet kosovar.
    E ardhmja e femijve te kosoves nuk mund te krahasohet me ditet e burgut te horrave qe qeverisin kosoven e qe mbajten ca pushk e na quhen heronj. Boll me heroizma,,,,,,,heronjte ngelin ne bronx.

  3. Sh says:

    Ndaj Shqiperise aspak ,por Kosova qe kur Mustafa eshte kryrminister ,po shkon per poshte dhe jo per lart .
    Shume e drejte ,nuk duhet te themelohet gjykate speciale . Keto jane punet e poshtra te antishqipetarit Mustaf.
    Uroj qe populli me voten e tij ta largoj.

  4. pjatalarsi says:

    PO, te gjithe te bashkuar si nje grusht i hekurt ti thyejme hundet imperialisto-revizionisteve te huaj, dhe kush i kundervihet politikes tone, eshte tradhetar dhe do meritoje plumbin ballit.

  5. edi says:

    a mor Qose islamiku, te bie ndesh me vlerat e tua islame idea e gjykates speciale.
    po ndergjegja e nje kombi te civiizuar kultivohet pikerisht kur gjykon vetveten me objktivitet, dhe kete gjykim e ngre ne institucion.

  6. Tili says:

    Nën petkun e një lufte patriotike u vendos qeverisja nga krimi i organizuar çlirimi erdhi nga NATO ti komunist thuaj çtë duash nuk do të pyesi njeri siç nuk të kan pyetur deri tani.

  7. Aria says:

    Me vjen keq,por nuk e kuptoni Profesorin.

  8. GRAMENO says:

    Te gjithe qe kritikojne profin,jan ose injorant,ose nuk njofin qeshten qe ai flet,ose jan argate te UDBes dhe salitu,por ka ktu edhe nostaligjik te UDBes si tonoviqi ks ,te tille ka akoma,UQKja ska pas mundesi ti pastroje se kta kan pas mbrojten e serbis,tash akoma kemi ligje te huaja,por kur it bejme te tonat do ti pastrojme me gaz helmues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje