Ja pse meshkujt i zë gjumi pas seksit

7 Qershor 2015, 16:23Lifestyle TEMA

Pas aksionit të zjarrtë në krevat, ai kthehet në anën tjetër dhe shumë shpejt thellohet në gjumë. Ju shtriheni pranë tij, me dëshirën për t’u përkëdhelur, por kot.

Studimet tregojnë se rreth 60 për qind e meshkujve, pas marrëdhënieve seksuale, flenë shumë shpejt. Nëse partneri juaj pas seksit nuk mund të bëjë asgjë përveç gjumit, atëherë konsiderojeni veten me fat. Megjithatë, pse ky fenomen është aq i shpeshtë?

Rraskapitja fizike
Një nga arsyet kryesore, pa dyshim, është rraskapitja fizike. Hulumtimet kanë treguar se pas aktit seksual bie niveli i sheqerit në gjak, ndërsa trupi kërkon pushim.

Relaks i plotë
Nuk bëhet fjalë gjithmonë për lodhjen fizike. Shumë meshkuj pas seksit ndihen aq të relaksuar, saqë gjumi u vjen vetvetiu. Sipas të dhënave, rreth 80 për qind e meshkujve pas seksit ndihen plotësisht të relaksuar, ndërsa kjo i shpie në gjumë.

Koktej hormonal
Pas aktit seksual prodhohet një numër i madh i hormoneve. Prolaktina është përgjegjës që mashkulli t’i harrojë të gjitha brengat, të ndihet i kënaqur dhe i qetë, rrjedhimisht të thellohet në gjumë. Ndërkaq, femrat, për shkak të koktejit hormonal, kanë nevojë për përkëdhelje dhe përqafime.

Më shumë muskuj
Meshkujt kanë masë më të madhe muskulore sesa femrat, ndërsa kjo do të thotë se gjatë marrëdhënies seksuale shpenzojnë më shumë energji dhe lodhen më shumë.

Rënie e interesit
Teksa femrat  pëlqejnë ngacmimet dhe përkëdheljet pas seksit, shumica e meshkujve preferojnë menynë kryesore. Pasi ai ta marrë atë që dëshiron, me kënaqësi bie në gjumë.

 

3 komente në “Ja pse meshkujt i zë gjumi pas seksit”

  1. Ardiani cuni Bexhetit says:

    Pranaj thot Berja me kruj pak sumen mas qejfit?

  2. qivaci nga spaci says:

    ore
    me krrujt sumen apo me ferku koken e karit

  3. Artikull koti, nga studimet qe jane bere , orari me i mire per te bere seks eshte nga ora 4 e 30 – 6 e 30 te mengjesit
    ku trupi i femnes dhe mashkullit kane pushuar dhe kur trupi
    eshte i c’lodhur kemi te bejme me ms

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje