VIDEO interesante/ Çfarë i ndodh zemrës kur propozoni martesë!

8 Qershor 2015, 13:59Lifestyle TEMA

Një video e postuar në youtube nga revista GOOD tregon se çfarë pëson zemra e dikujt gjatë një propozimi.

Mes momenteve të shumta, që ‘ta nxjerrin zemrën nga kraharori” edhe “kërkesa” ndaj partnerit për të kaluar jetën bashkë ka një efekt të tillë.

Përmes vizualizimit të të dhënave në video  tregohet sesi rreh zemra e njeriut para dhe pas propozimit.

Rasti i paraqitur tregon rrahjet e  zemrës së një të riu gjatë propozimit për martesë të së dashurës së tij në Romë.

Propozuesi, ishte veshur me një rrip  që monitoronte rrahjet e zemrës, i cili i maste sto për minutë.

Më pas, është krijuar ky grafik i mrekullueshëm, i cili është  në Reddit në dhjetor 2014./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje