Çiljeta: Unë jam brenda demokrate, por po bëj punë time

15 Qershor 2015, 17:12Lifestyle TEMA

Pas aludimeve se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ‘tradhtuar’ Partinë Demokratike, me Lëvizjen Socialiste për Integrim, artisja deklaron të kundërtën.

Çiljeta shprehet se nuk e ngatërron kurrë profesionin e këngëtares me bindjet politike.

Unë punoj si këngëtare, jam artiste me profesion.

 Jam ftuar nga LSI për të kënduar dhe përtej bindjeve të mia politike, bëj punën time si këngëtare.

Në radhë të parë kam vendosur profesionin dhe më pas vjen politika.

Tjetër gjë është t’ia japësh votën një partie dhe tjetër gjë është të bësh punën tënde.

Nuk ka lidhje tradhtia, pasi votën unë ia jap kujt të dua.

Nuk mund të ngatërrohet simpatia për një parti dhe profesioni.

Unë nuk punoj dhe as nuk jam e angazhuar në asnjë institucion që i përket PD-së”, tregon për “Java News” këngëtarja.

Çiljeta shuan zërat lidhur me bindjet e saj të djathta dhe ajo vazhdon të qëndrojë ‘besnike’ ndaj PD-së dhe ish-liderit të saj, Sali Berisha.

Vazhdoj të jem dashamirëse dhe do vazhdoj të kem simpati për PD-në.

Nuk jam e angazhuar më në Partinë Demokratike, jo për shkakun tim.

Dashamirësinë për forcën e djathtë politike unë e kam brenda vetes, nuk e ngatërroj me profesionin”, shprehet ajo.

7 komente në “Çiljeta: Unë jam brenda demokrate, por po bëj punë time”

  1. antikamunist says:

    Sala keto kengetaret qe merrte nga forumi rinor i pedes i kishte goxha dhipa.Fushatat e sales do i mbajme mend per vjedhjet e votave dhe per dhipat e mira qe kendonin.

  2. plaku says:

    Ke te drejte. Rregjisori i madh gjerman Brecht ka thene : ” Ne fillim vjen barku dhe pastaj morali.” Une, ashtu si ti, jam pragamatist dhe jo nje moralist i mjere.

  3. salem says:

    Qe e ke brenda e dine te gjithe,po si i ndihmon ti PD_istat.(vetem demokrat s’jane pd_ista po)

  4. antikamunist says:

    Miku im plak ,bertoldi ,ka pas kene si ne.Para dhipit bonte pompa pa duar.

  5. gdp says:

    Çfarë aludime thoni, more majmunër trubizele, që u aludofshi njëherë e mirë!
    Nuk ju mjaftojnë fjalët në shqip: pandehma, hamendësime?!
    Një rrotë kari me komplekse dhe dije të cunguara hedh në sheshin e fshatit shqiptar një huazim, dhe dalin papagajtë e pështirë dhe e riprodhojnë kudo.

  6. ilir says:

    Kjo se perzien bindjen politike me profesionin po a beson DOKTORI?
    A e pranon meSala si demokrate?

  7. turkogrekongrenes says:

    Ska me qofte (leke) ke Sala prandaj eshte hedhur nga Sheik Ilir El Skrapari kjo shurra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje