Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë janë gjymtuar nga një peshkaqen, i cili u shfaq në plazhin e Oak Island, në Karolinën e Veriut.
Ngjarja ndodhi të dielë, ndërsa peshkaqeni i sulmoi dy të rinjtë me një diferencë kohore prej 90 minutash.
Viktima e parë, një vajzë 12-vjeçare ka humbur një pjesë të krahut nga sulmi, ndërsa ka pësuar dhe dëmtim të indeve në këmbë.
Ndërkohë viktima e dytë, një djalë 16-vjeçar ka humbur krahun.
Ka qenë ora 04:12 kur është dhënë alarmi i parë sos, për ti shkuar në ndihmë vajzës së sulmuar nga peshkaqeni.
“Njerëzit filluan të bërtisnin: “Vraponi! Nxirreni nga uji!Unë pashë dikë ta nxjerrë këtë vajzë nga uji dhe njerëz të tjerë u mblodhën rreth saj për ta ndihmuar. Ishte shumë e tmerrshme, gjendje ankthi pasi vajza kishte shumë gjakderdhje dhe njerëzit ishin munduar me mjete rrethanore për të ndaluar gjakderdhjen” tregon një dëshmitare.
Incidenti i dytë është raportuar në orën 05:30 të së dielës.
Autoritetet vendore po patrullojnë me helikopter nga ajri për të identifikuar vizitorin e padëshiruar që vuri në panik pushuesit.
Prania e peshkaqenëve është e panjohur për atë zonë. Një banor i vjetër kujton vizitën e fundit të një peshkaqeni para 36 viteve.
kur dö të mësoni të shkruan io njerëz??
“peshkaqeni copëton dy të rinj”!
coptuar nuk është e barabart me kafshuar!!
coptuar do të thotë të bërë copa copa dhe për pasojë vdekjen e personit,gjësë së gjallë!!kafshuar do të thotë një a më shumë herë,por dhe që nuk ka sjellë vdekjen e personit!!
Mire qe e korigjuat titullin, po menyra se si e shkruani oren, i bie qe ata te kene qene ne plazh ne mengjes heret, pa dale dielli, gje qe me duket e pallogjikshme. Po me gazetare si puna juaj, cdo gje eshte e mundur. Perpiquni te shkruani qarte o tranguj, se i bete njerezit corap. Keni bere dhe shkolle te larte per letersi. Hajt, shendet.