Dako takim me biznesin fason: Ky është mandati i njerëzve në nevojë

15 Qershor 2015, 11:24Politika TEMA

Kandidati socialist Vangjush Dako në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka zhvilluar një takim në një nga bizneset e mëdha fason që operon në qytetin bregdetar. Në bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e punësuara në këtë biznes Vangjush Dako ka deklaruar se mandati që nis pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të jetë mandati që do të ketë në fokus njerëzit dhe shtresat në nevojë.

Ai ka shtuar se me ngritjen e qendrave sociale, shtimin e të ardhurave për këto qendra, krijimin e shërbimeve lehtësuese ndaj personave që do të vijnë në këto qendra, ne u ofrojmë shërbimin e duhur shtresave në nevojë. “Të moshuarit pa mbështetje, gratë e dhunuara, fëmijët jetimë do të jenë fokusi i punës tonë të përditshme, pasi si një shtresë me probleme të shumta ato kanë nevojë për mbështejen tonë”. –tha Dako.

Vangjush Dako ka shtuar se familjet në nevojë do të përfitojnë rritje me trefish të fondit në mbështetje të tyre.

“Ne kemi marrë masa për rritjen e fondit që do të jetë për familjet në nevojë dhe ky fond do të jetë tre herë më i madh, në mënyrë që këto familje të kenë për nevojat e tyre tre herë më shumë fonde se sa kishin më parë. Jemi të ndërgjegjshëm se shumë nga këto familje nuk e përballojnë dot jetesën në kushtet në të cilat jetojnë, prandaj kemi menduar që ndihma ndaj tyre të jetë më e lartë dhe më saktë tre herë më e lartë se më parë”, -shtoi Dako.

Kandidati i Aleancës për Shqiëpërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se: “aktualisht përballemi me plagën e varfërisë dhe papunësisë dhe për të luftuar këtë gjë duhet të mendojmë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Këtë gjë do ta arrijmë me projektet e përbashkëta që kemi me qeverinë Rama. Një nga këto projekte është zona e lirë ekonomike në Spitallë, ku në një sipërfaqe 480 hekatrë do të ndërtohet një platformë gjigande nga një kompani e huaj, e cila do të ngrejë infrastrukurën për të të prodhuar dhe shitur produkte të ndryshme për tregun e Evropës Perëndimore. Kjo gjë do të bëjë që të hapen mijëra vende pune dhe pas kësaj nuk do të ketë më të papunë në Durrës”, –përfundoi fjalën e tij Vangjush Dako.

5 komente në “Dako takim me biznesin fason: Ky është mandati i njerëzve në nevojë”

  1. enea says:

    bravo dako te uroj fitore, je me i miri

    1. Elma says:

      Durresi ka nevoje per me shume investime se ne 6 vite kur qeveria qendrore e saliut nuk financonte asnje projekt ne ate qytet kane pasur ndikimin e tyre, por tani ne 2 vite ai qytet ka ndryshuar rrenjesisht dhe ne 4 vitet e ardhshme investimet do te vijojne ne ofrimin e me shume sherbimeve ndaj komunitetit.

      1. speranca says:

        Durresi per vete karakteristikat si qytet turistik, portit qe ka, migrimit te brendshem, eshte nje qytet ne dinamike dhe veshtire per tu menaxhuar, por Dako duket se ia ka dale mire te integroje te ardhurit me qytetaret e Durresit dhe te ofroje sherbime pa diferencime, si psh me ish-keneten dhe qytetin e Durresit. Prandaj e meriton edhe nje mandat tjeter, per te vijuar me reformat ne bashkepunim me qeverine.

  2. elona says:

    Une besoj se jane te gjitha arsyet per te gjykuar drejt dhe per te pare nje te vertete te thjeshte qe ne keto vite Vangjush Dako ka treguar se eshte njeriu I duhur per te vazhduar ne drejtimin e duhur. Dhe kjo gje do te ndodhi vetem me punen e palodhshme qe ka bere dhe po ben Vangjush Dako.

  3. Mandi says:

    Dako sa bukur ja ke kthyer pergjigjen atyre analisteve te opinionit saqe sdinin ku te kapeshin se faktet e tua slejn hapsire qe te kapet njeri me ty. Ne durresaket jemi krenar qe te kemi sepse je lider dhe polikan i zoti , me vizion per nje Durres sa me te zhvilluar. Fitore e padiskutua e zotit Dako sepse edhe te PD do votojne per te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje