Nga Marsida T. Najdeni
Teorikisht evropianët i dhanë botës lojërat olimpike, teknikisht në Baku të Azerbaxhanit sivjet është edicioni i parë i Lojërave Evropiane Olimpike. Për ne shqiptarët ky edicion ka dhe vlera të tjera duke qenë se për herë të parë pamë Kosovën si shtet i pavarur në gara olimpike. E po për herë të parë plot 8-të shtete të ndryshme kanë atletë shqiptarë, të cilët aderojnë në nivele të larta sportive.
Ne shqiptarët kemi një lidhje shpirtërore mjaft të madhe me flamurin në çdo aspekt sport, art, politikë etj. Prandaj nuk e mohoj se kur pashë në ekran të shkruar Kosova dhe vashën tonë Kelmendin u emocionova. Do doja shumë të kishte në duar një flamur tjetër, por duhet ta pranojmë flamurin siç pranojmë shtetin e ri. Nuk e di… mbase në një të ardhme mbasi ta kenë rrënjosur shtetin e tyre mirë, me referendum popullorë mund ta ndrrojnë?! I bie t’ja ndrrojmë dhe emrin ashtu. Eh, ç’na ka gjet. Të kthejmë kokën mbrapa e mos të harrojmë se përjetuam një 1999 të mallkuar. Ballkani gjithmonë ka qenë vatër e një nacionalizmi të tepruar, ku shpesh shohim grupe njerëzish duke djegur flamurin e fqinjëve. Sepse kemi një nacionalizëm të “sëmurë” prandaj dhe jemi rrajoni më problematik i kontinentit të vjetër. Këtë dukuri në popujt e tjerë evropianë perendimorë nuk e vejmë re dhe aq shumë. E mirënjohura Nju Jork Tajms para disa kohësh shkruante se si gjermanët kanë problem të këndojnë himnin kombëtarë, apo të varin flamurin nëpër shtëpia a makina. Për arsye që dihen. Kjo gjë gjithsesi nuk i ka penguar të ndërtojnë shtetin më të fort në Evropë.
Me këto mendime të flamurit dhe shqiptarëve me dy shtete hyra në uebsitin zyrtarë http://www.baku2015.com ku nga 6 mijë atletë plot 57-të janë shqiptarë. Më mori pothuajse 5 orë të skanoja me sytë e lodhur emrat e 6 mijë atletëve, por besoj se nuk me ka shpëtuar asnjë shqiptarë. Nëse po, ju lutem shkrueni më poshtë. Nuk mund të rri pa përmend faktin se Shqipëria dhe Kosova bashk me atletët e tjerë jasht arrijnë të kapin numrin e Bosnjes me 57 atletë nën flamurin boshnjak. Pra jo me atletët boshnjak që aderojnë me shtete të ndryshme. Fakt ky që të pezmaton. Kur mendon se Mali i Zi me një popullsi prej 666 mijë banorë ka 53 atletë asnjë nga ato shqiptarë dhe ne me dy shtete (plus emigrantët) nuk arrimë të kapim 133 atletët që ka Serbia nën flamurin e vet. Vallë ne shqiptarët nuk e duam atletikën? Apo dy shtetet tona nuk angazhohen në zhvillimin e atletikës në vend? Shtetet fqinje me etnicitet të lart autoktonë shqiptarë si Maqedonia e Mali Zi nuk u krijojnë hapësira? Vende si Greqia e Italia me një numër shumë të madh emigrantësh nuk dinë apo nuk duan t’i integrojnë? Ec e gjeja përgjigjen këtyre pyetjeve duke ju referuar statistikave. Megjithatë mendoj se përgjigja e pyetjeve më lart do t’ishte “pak nga të gjitha.”
Po ju prezantoj me 57 atletët shqiptarë të 8-të shteteve të ndryshme. Klikoni fotot me rradhë, nga vet vakti historik e kam fillu prej Kosovës.
Nuk e kuptojme pse duhet t’i krijohet hapesire per brockullat e saj ne kete gazete;
Nje pseudo-intelektualeje turko-maqedonase, qe e mbush jeten e saj vetem me urrejtje patologjike e prej inferioreje per Shqiptaret autoktone te Jugut.
Ma mir se ca leshko anonima neper internet ajo po ban. Ty po ta kalon, boll t’ja kqyresh faqen Geg e Toskë qe ka ne FB. Aq sa di aq dhe i fal dashuri vendit te vet. Sikur te banim te gjithe nga pak nga aq sa dinim…Por ti e shan pse ke frik me nxjerr emrin e vertete duket qarte se kush asht inferiori. Ik ha naji tas tarator se i pari i shkrueses qe shan o derdimen ka hap shkollen e pare Shqipe ne Diber te Madhe.
Mjer ti o Andis qe i drejtohesh vetes ne numer shumes. Te keshilloj te gjesh ndonje pune sesa merresh me gjera ordinere neper internet. Ne ke nevoje te shash njeri e te shfrysh hormonet shko tek faqja e Parlamentit ke me c’merresh. Perndryshe fillo fol ne vet te pare, e lei njerezit e ndershem rehat.
Ketu jan gjith atletet sepse gazeta ka nxjerr pak foto.
https://mtn150.wordpress.com/2015/06/15/tete-shtete-ne-baku-2015-ku-aderojne-shqiptaret/
Zonja Najdeni vjen nga nje familje patriotike dibrane, nga Dibra Madhe. Qytetare den babaden. Ti Andis eshte mire te tregosh origjinen tende. Mos fyeni ato patriote e qytetare qe u bene njerez juve, Tiranen e gjithe Shqiperine. M e lakmite, keqdashjet e shpifjet e shume prej jush po sundoni kete vend.Antishqiptarizmi po sundon. Sebia nuk eshte gje. Te keqen e kemi brenda.Gjeje ku eshte. Bej analiza.
Kam bindjen se se paku me Kosoven shume shpejt do te kemi nje flamur.
Dashuria e shqiptareve ne Ksoove per flamurin kuq e zi eshte e pashuar,per fat te mire.Per kete nuk ka nevoje per fakte se I dine te gjithe
E njoh Marsiden rrenje e dhemballe. Eshte nje patriote deri e semure do thoja. Ben donacione nga xhepi i saj studentor per shoqata te ndryshme ne Shqiperi sic eshte mbrojtia e kafsheve, familjeve te varfra fshatare etj. Eshte krenare qe eshte shqiptare dhe mundohet shume per vendin e vet. Shume shqiptare ka ndihmuar personalisht ne emigracion duke ja hap dhe deren e shtepise. Marsida te tregon histori per familjen e saj dhe deri ne 10 breza. Te tregon histori per ster gjyshin e nendajes se saj. Ta degjosh mahnitesh. Kjo tregon si eshte rritur ajo. Familja e saj Najdeni ka hap shkollen e pare Shqipe ne Diber te Madhe. Flamuri i pare i ngrejt per Pavarsine e Dibres ka qen nga dera e Marsides. Packa se ajo ndjehet tironse, origjinen e larget kurre s’e mohon. Familja e saj me shume se 100 vjet qe jeton ne Tirane. Eshte rritur tek familja e mamase, per shkak se ka ndjek shkollen prane gjysherve e kusherijve. Fisi Tufina eshte nje nga familjet me te nderurara te kryeqytetit. Kur ster ster gjyshi i Marsides udhetonte ne Londer per te blere mekanizmen e pare te Sahatit te Tiranes keto pseudo anuonimet e internetit nuk dine historite e tyre as tek gjyshi i tyre. U fillon kalendari me 1944. E shajn Marsiden sepse ajo shan komunistet e kuq. Keshtu jane mesuar te sulmojne ato me genjeshtra. E sa per dijenine tende Marsida ka 3 diploma Amerikane ne xhep. Pse merreni me njerezit qe duan te bejne dicka te mire? Pse ja preni hovin rinise? Mjaft me ju duruam juve me edukaten e bukur fort qe keni. Mjafton te lexosh artikullin me lart te kuptosh sa e “semure” eshte Marsida. Ka ndejt 5 ore duke pare 6 mij emra. Kur ja di shume mire sa probleme ka me prindrit e semure per te cilet kujdeset. Une s’do ta beja kurre. Kshuqe urte e mos na acaroni nga nervat. Njerez te pa edukate.
O andis o rrock boleje ma thuj nje shkrim te saj per urrejtje the ashtuquajturit “te jugut ” o byth*** duhet te duam te gjith ata qe jan shqiptare pa pasur parasysh nga jan ose ke shtet perfaqsojne .mir un nuk e kuptoj cfar qellimi ke ? Ti bashk me disa si tfgs na tregoni cfar qellimi keni ? Tja japim gjysmen e shqiperise greqise a do ju bohet zemra mal ? O raku ka ik koha kur kishim frik nga te gjith eshte 2015 edhe sduhet te kemi frik nga greqia apo cfardo shteti o gjakprishur.neqe e dashuro rrocken greke ik anej or vlla ke 100 % popull greke provo llojlloj rrockash
o sh marsida lojrat olympike botes ja dhane greket dhe jo evropjanet
Me termen a? Greket jan t’Afrikes nuk ke faj. Maratonomaku ka ken prej Angole. A thu s’e din bota pse del Greqia e para perhera ne ceremonite Olimpike…