INTERVISTA/ Rama: Agon Channel e shohin vetëm 0.001%, unë vetë se kam parë

16 Qershor 2015, 09:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen Beccheti në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Ai tha se nuk është goditur Agon Channel, por një biznes që dyshohet se ka pastruar para.

Babaramo:Rasti Becchetti, ju u shprehet nëpërmjet “Facebook” apo “Tëiter” në mos gabohem se ai ka pastruar para. Ndërkohë ky personazh pas kësaj deklarate tuaj ka hedhur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar ku kërkon dëmshpërblim prej 160 milion eurosh. Dhe pretendon se Gjykata dhe Prokuroria janë nën kontrollin tuaj. A mendoni se kjo deklaratë e juaja ishte e parakohshme e nxituar mund të kthehet në boomerang?

Rama: Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të parasë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi.

Babaramo:Në dosjen e prokurorisë nuk është e qartë, pastrim parash, evasion fiskal?

Rama:Unë nuk jam Prokurori. Di të them se e konsideroj një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik. Pastaj çfarë krimi ekonomik është ky, është një çështje që e vlerëson prokuroria dhe gjykata.

Babaramo:Zotëria në fjalë ka hequr një vijë paralele mes tij dhe Kodorkovskit nga njëra anë dhe jo e Putin nga ana tjetër. Ka një lloj simetrie?

Rama:Unë nuk kam dhënë asnjë lloj verdikti. Unë e kam konsideruar sukses një veprim hetimor të strukturave të shtetit.

Babaramo:Përse u godit 10 ditë para zgjedhjeve?

Rama:S’ka lidhje fare me zgjedhjet. Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal

Babaramo:Është folur dhe për dekriminalizimin e mediave. Rasti i Agon Channel…

Rama:Nuk ka një rast Agon Channel, nuk është godit Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik.

Babaramo:Do verifikohen dhe do hetohen gjithë mediat për financimin e tyre?

Rama:Nuk është hetuar media këtu. Është hetuar një aktivitet ekonomik tejet i dyshimtë i shtrirë si një oktapod në shumë elemente.

Përsa i përket përmendjes së emrit të Ajola Xoxës në këtë aferë, Rama i ka konsideruar si akuza të pabaza.

“Nuk e di se ku e gjeni ju atë nge të lexoni RD. Unë nuk lexoj as RD dhe as satelitët rreth PD. Unë nuk e kam atë nge” –tha ndër të tjera Rama.

15 komente në “INTERVISTA/ Rama: Agon Channel e shohin vetëm 0.001%, unë vetë se kam parë”

  1. dv says:

    Me thone te drejten o Rama:
    Une nuk e di nese ka kanalte tille
    televiziv.

    1. shikimi says:

      qeveria shqiptare deri me tani nuk ka favorizuar ose limituar asnje media audiovizuale shqiptare sic ndodhte rendomte ne kohen e qeverisjes se partise demokratike. ky aksion ishte nje aksion i prokurorise per nje biznes i cili qysh ne fillim ishte i dushuar per financimin e vet!

      1. i- says:

        dmth ti po thua qe bollino qe ka marr tndera nga mjekesia deri tek rruget me kalldre nuk quhe i favorizuar?? ku cdo ngjarje qe ndohd me policine eshte a1 tv qe i xhiron, nuk quhet favorizim?? ku mori 300 mij euro per fushaten e kancerit te gjirit nga qeveria, nuk quhet favorizim?

    2. marini says:

      agoni eshte nje tv qe vec nje njeri si saliu mund ta mbroji. aty nuk ka njeri qe nuk e shikon qe me ato invistime me ate audience te mos kishte qarkullim dhe pastrim parash te pista. perderisa edhe prokuroia e konfirmoi kete gje nuk ka dyshim qe vec sulm ndaj medias nuk kishte aty. kjo eshte e verteta e kesaj ceshtje, por meqe jemi ne fushate arritjet e qeverise duhet te sulmohen si gjithmone. pas zgjedhjeve nuk do flasi me njeri.

      1. olsi says:

        tashme keto akuza per sulm ndaj medias vec saliu i ben. po te ishte per te sulmu eshte klani i pari dhe rama asgje si ben madje i shkon fevziut cdo 2 muaj ne emision. agoni pa pike audience ben sikur ka nai gje rama me ate, ne fakt ka pune shteti me burimin e lekeve te atij pronarit te vet. llafet e kota jan thjesht per propagand fushate

        1. fati says:

          rama nuk po thote qe kishte protestues me arme, por po thote qe mbeshtet institucionet qe kan nje pune te veshtir kunder krimit. dhe ska sesi ky operacion te mos jet i perbashket me italin ku familja e ketij njeriu ishte e gjitha ne hetim per pastrim parash. tani keto jan fakte, nuk eshte fakt qe agoni po sulmohet si media. kjo eshte kot fare dhe vec pd e ben per fushate se dhe ajo se beson kete pune

  2. Gorriiii. says:

    Ne Shqiperine tone HETOHET per te n’dare lumin e parave ne drejtim te Hetuesit, Gjykatsit,Prokorerise, Politikes etj ku
    dhe po te shkojne po ne keta Istitucjone Shtetrore shumica ose 100% e ketyre personazheve qe bejne pjese ne Institucjonet qe permenda me siper jane SUPER’BOOSAA, SUPER
    MILJONARE ,MILJARDARE….!
    Ja nje Shembull i vertete para dy vjetesh qe i ndodhi nje Familje te njohur nga une:
    Djali i pesoje nje aksident automobilistik ku perplasi me vdekje nje te moshuar qe po kalonje nga nje tortuar ne tortuarin tjeter te rruges,ndalon per ti dhene ndihmen e pare
    me disa persona qe ndodheshin aty prane aksidentit por fatkeqesistema viktima kishte marre goditje dhe ne koken dmth
    vdekje e menjehere, Lajmerojet ndihmen e pare ,Policia, per pak minuta vijne dhe kostatojne vdekjen e te moshuarit,arrestohet shoferi nga Policia dhe cohet ne rajon
    per te tregua cfare ndodhi dhe i vendoset prangat sipas Ligjit,nder’kohe lajmeron Familjaret qe njihenhin pak dhe
    Familja e djalit kerkon falje per ate qe ndodhi dhe nqse eshte nevoja te ndihmoje ne menyre ekonomike,
    Familja e viktimes pranon ta fale te riun por nuk
    pranon ndihmen ekonomike dhe pasi falen Familjet,problemi per te riun eshte Drejtesia Shqiptare pasi po keta Istitucjone qe permend a me larte moren te riut afer 5 miljon Lek edhe pse i riu nuk beri 24 ore burg
    dhe po kjo shume parashe Shtetit as dhe nje qindarke nuk i shkon por njerez e korruptuar gjer ne palce qe na drejtojne Istitucjonet e Shtetit Shqiptare .

  3. ka ardh koha me shajt …hik mi politikane muti? ne vend te fjales kurve

  4. ligjero shoku enver ligjero bilbili maleve …..se sklleverit te vine pas

  5. interviste per gazeten zeri i popullit alias TEMA semes

  6. Eh mo pallosh na u shtare shume shpejt. Mjer vatani.

  7. Perkthyesi says:

    Vetem ditet e fundit e mesova qe paska nje kanal te tille televiziv! Sa prapa paskam mbetur!

  8. poeti says:

    NGA E KA MESUAR EDI RAMA SE AGON CHANNEL-IN SHQYPTARET NUK DUAN TA SHIKOJNE

    Sepse e VERTETA eshte fare ndryshe. Sapo del Fatos Lubonja ne ekran te gjitha shqyptaret e ndershem fikin TV servile te Rindjes Enveriste dhe i drejtojne syte e zgurdulluar per te mesuar sado pak nga e VERTETA e fshehur nga pushteti mafioz bolshevik i Edvinit dhe Likes.

    Persa i perket pastrimit te parave Edi Arstisti me pare t’i pergjigjet pyetjeve:

    ME CFARE PARASH JANE NDERTUAR PALLATET E SHEMTUARA PREJ BETONI?
    PO VILEN E TIJ NE KERRTHIZE TE DAJTIT ME CFARE PARASH E KA BERE EDVINI?
    PO DEPUTETET E TIJ KRIMINELE NE KUVEND SI FROKU DHE VELLEZERIT E TIJ?
    PO KOKAINA E NIPIT TE ENVERIT BRENDA ME CFARE PARASH U BLE?
    PO LIKE FLORIRI ME CFARE PARASH I KA VENE LEKAT E PASURISE SE TIJ FANTASTIKE?
    PO PASURITE DHE VJEDHJET MAKABER TE SALIUT PSE I KA LENE NE HARRESE?
    PO FULLAN KUSARI QE VODHI THESARIN E SHTETIT PSE ESHTE LENE I LIRE?
    PO?…..
    PO?…..
    PO?…..

    PO?

  9. Gerta says:

    Perpara ligjit te gjithe jemi te barabarte dhe kjo gje po tregohet me vepra. Mjaft lejuam shkeljen e ligjit dhe ti japim fund kohes kur e kerkonim te drejten me qiri.Besojme ne drejtesine tuaj ndaj dhe ju kemi votuar dhe do tju votojme perseri ne 21 qershor

  10. Patriot says:

    Uuuuuuu sa veshtrim i eger….!! Mos u shtrengo shume Rame se te shpeton ndonje gje dhe na ben hatane. Ti ke ke namin qe i mbush breket por sot je i pari vendit dhe sikur nuk te ka lezet. Behu Burre or bure !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje