PartiaDemokratike pretendon për një incident elektoral në Paskuqan, ku një person mësohet se ka qëlluar edhe me armë zjarri.
Sipas degës së PD në Paskuqan personi që ka qëlluar me armë është një militant i majtë.
Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila pa dhanë shumë detaje bën me dije se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave.
Sipas policisë, personi që ka qëlluar me armë mësohet se është Liman Lika i cili është larguar me makinë.
Pas kësaj ngjarje policia e ka shpallur në kërkim Likën.