PS: Asnjë kandidat i ASHE me rekorde kriminale, as brenda dhe as jashtë vendit

18 Qershor 2015, 19:43Politika TEMA

Partia Socialiste nëpërmjet një deklarate për mediat ka theksuar se nga verifikimet e saj, asnjë prej kandidatëve të ASHE nuk rezulton me rekorde kriminale as brenda dhe as jashtë vendit.

“Duke marre shkas nga disa shkrime të ditëve të fundit në media, ku hidhen dyshime mbi pastërtinë e figurës së dy kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Partia Socialiste thekson se:

Pas ngritjes së një grupi pune të Partisë Socialiste, është kryer verifikimi i figurës për secilin prej kandidatëve të ASHE.

Ky proces verifikimi është kryer duke kërkuar informacion pranë institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Në përfundim të procesit të verifikimit nuk ka rezultuar asnjë kandidat me rekorde kriminale, as në Shqipëri e as jashtë Shqipërie.
Në çdo demokraci, fajësia e qytetarit vendoset nga Gjykata. Në çdo demokraci, çdo qytetar është i pafajshëm deri në momentin që një gjykatë, bazuar në prova dhe fakte, vendos ta fajësojë atë përmes një vendimi të formës së prerë.
Deri më sot, në median e shkruar dhe elektronike, kanë qarkulluar fjalë dhe hamendësi për precedentë penale të kandidateve të shumicës apo të opozitës. Por deri më sot, në asnjë media të shkruar apo elektronike, nuk është publikuar asnjë vendim i vetëm që ngarkon ndonjë kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane me precedentë penalë.
Për sa kohë jetojmë në demokraci, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara; për sa kohë jemi zotuar për të respektuar pikë për pikë Kushtetutën e Republikës, është mirë që akuzat publike të shoqërohen me fakte dhe prova. Në të kundërt, ato mbeten thjesht dhe vetëm thashetheme.
Partia Socialiste mbështet fort dhe hapur çdo nismë që ndalon personat me precedentë penalë të zgjidhen apo emërohen në pozicione drejtuese të shtetit shqiptar. Madje, Partia Socialiste është duke punuar për të depozituar pranë Parlamentit të Shqipërisë edhe një nisme ligjore që mbështet këtë parim”, thuhet në deklaratën e PS-së. 

5 komente në “PS: Asnjë kandidat i ASHE me rekorde kriminale, as brenda dhe as jashtë vendit”

  1. Durres says:

    Sipas ketij parimi nuk kemi as gjyqtare te korruptur (si thote Rama)
    Sepse ne cdo demokraci fajesia vendoset nga gjykata me nje vendim te formes se prere. Por qytetaret e dine dhe i njohin mire si kto kandidate si dhe gjyqtaret e politikanet plot pasuri te vjedhur.

    Komplimente Partise Socialiste per deklaraten. Jeni per tju qare hallin

    1. deti says:

      shqupi i ka te gjithe kandidatet me rekorde kriminale dhe jo thjesht te ndaluar nga policia se keta kujtojne qe po te ndaloje policia je kriminel,dhe kur denohesh nga gjykata je shume ne rregull.dhe keta thone qe ne e larguam.ai ishte denuar te mos shkelte ne asnje vend te europes,ai sduhet te ishte pjes hic e strukturave te pd.turp per shqupin qe perseri tallet me popullin.

    2. plaku says:

      kjo eshte filozofia e shqupit qe dhe ata kandidate qe ka,i ka te gjithe te zhytur me llum gjer ne fyt.ps ka ngritur madje dhe nje komision per te hetuar per kete ceshtje,dhe pd qe e di qe ai eshte denuar qe mos te shkele ne asnje vend te europes dhe madje madje e vuri dhe ke listat e zgjedhsve.

  2. te mjeret says:

    po normale qe asnje nuk eshte me rekorde kriminale ,pasi e tha dhe rama dje qe ka ngirtur nje grup te posacem.pra te nderrosh ermin per dokumenta keta e quajne krim dhe te denohesh qe te mos shkelesh ne asnje vend te europes,madje madje dhe e vejne si kanidature.por ai duhej te hiqej fare nga listat madje dhe si anetar i pd.

    1. publiku says:

      ps nuk ka asnje kandidat me rekodre kriminale.madje i ka cuar 3 variante pd se si mund ta bejen dekriminalizimin e strukturave te partive por pd si gjtihmon qe asnjeher nuk punon serjozisht per njerzit i ka shkuar me letra bakalli dhe keshtu duam ne.ne menyren me te gjate dhe me te veshtire te mundshme.kurse pd i ka qe nga kryetari e te gjithe me radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje