Mbi dy praktika te kundraligjshme që po zbatohen nga KQV

21 Qershor 2015, 14:52Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar me dy praktika të kundraligjshme që po zbatohen nga KQV, si vijon:

1.Në QV nr. 1691/1, tek Shkolla Nëntëvjecare “Ali Demi”, ZAZ nr. 31, Bashkia Tiranë, nga KQV nuk është administruar Vërejtja me shkrim e Vëzhgueses së KShH dhe është tentuar që ajo të nxirret jashtë nga QV edhe pse është konstatuar që një person ka votuar për dy zgjedhës të tjerë njëkohësisht, në kundërshtim me nenin 106, të Kodit Zgjedhor. Pengimi i Vëzhguesit për të kryer detyrën e tij është në kundërshtim me nenin 7, germa b), të Kodit Zgjedhor. Ky person nuk ka bërë Deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV, në kundërshtim me Nenin 108, Pika 3, të Kodit Zgjedhor

2-Në QV nr. 1883, 1883/1, 1910, 19101, 1911, 1911/1, 1912, 1912/1, 19122, 1914, 1914/1, 1915, 1915/1, 1916 dhe 1916/1 është konstatuar një praktikë e kundraligjshme. Pasi jepej Fleta e votimit Votuesit, Kryetari i KQV bërtistë me zë të lartë emrin, mbiemrin e votuesit si dhe nr rendor në listë. Pas Pyetjes tonë, na u tha se kjo bëhej me qëllim vënien në dijeni të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore  dhe se kështu ishin udhëzuar nga KQZ. Kjo praktikë është në kundërshtim me nenet 105 dhe 106, të KZ lidhur me paraqitjen e zgjedhësit në QV si dhe procedurën e votimit

3-Në QV nr. 1883/1 është konstatuar se dhoma e fshehtë e votimit është vendosur në mënyrë të tillë që mund të dallohej nga hyrja në QV shënimi në Fletën e Votimit, duke cënuar fshehtësinë e votës, në kundërshtim në kundërshtim me Pikën 1, të Nenit 109, të KZ.

KShH e gjykon të nevojshme të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organin më të lartë shtetëror  për administrimin e zgjedhjeve, me qëllim të ndërhyjë për parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të  mësipërme.

 

1 komente në “Mbi dy praktika te kundraligjshme që po zbatohen nga KQV”

  1. koli says:

    kqz te veproi qe mos te kete probleme te tilla. megjithate eshte per tu pare se si po dalin keto informacione dhe se kush po i jep sepse me gjasa eshte pd qe po dizinformon institucione te ndryshme per keto gjera. humbja ne zgjedhje nuk do jet justifikim qe te perbaltet procesi i cili eshte duke u zhvilluar shume mire deri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje