Meta vlerëson fushatën e Kosovës: Solli një standard të ri, politika të qytetërohet

23 Qershor 2015, 15:05Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kandidimin në zgjedhjet e 21 qershorit të doktor Halim Kosovës, duke e konsideruar fushatën e tij një risi pozitive.

“Sjellja e doktor Kosovës sjell një standard të ri dhe politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës është një risi pozitive”, thuhet në një mesazh të kreut të Kuvendit, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI).

Halim Kosova ishte kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës. Megjithëse kanë mbetur dhe pak kuti për të përmbyllur procesin e numërimit në Tiranë ai është humbës në këto zgjedhje në garën me kandidatin e majtë, Erjon Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje