Bejko: Nuk kam bërë asnjë deklaratë. Dhimbje për policin e vrarë dhe thirrje për maturi

24 Qershor 2015, 13:48Kronika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, thotë se nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth situatës dhe se gjithcka është vendosur në gojën e tij nga gazetarët.

Në një postim në Facebook, Bejko ngushëllon familjen e oficerit të vrarë dhe bën thirrje për maturi në zgjidhjen e situatës.

Sqaroj mediat dhe opinionin publik se nuk kam bërë asnjë deklaratë për ngjarjen e Lazaratit deri më tani. Për mua ky është një ekuacion me shumë të panjohura.

Gjithçka që thuhet duke përmendur emrin tim, është spekullim.

Unë komunikova vet me gazetaren dhe më kërkoi ndjesë. Tashmë duhet të dalë dhe ta pranojë publikisht që ka thënë diçka për të cilën nuk jam shprehur.

E vetmja gjë që mund të deklaroj në këto çaste është dhimbja e madhe që ndiej për humbjen e policit të vrarë z. Ibrahim Basha në mënyrë tragjike në Lazarat.

Zoti ju dhëntë forcë familjarëve për të përballuar dhimbjen e madhe për humbjen e jetës së njeriut të tyre të dashur.

Jam shumë i lumtur që dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është ngjarje shumë e rëndë !

Banorët e Lazaratit ta ruajnë qetësinë,mediat të mos implikojnë në këtë ngjarje të rëndë këdo që është banor i atij fshati.

Lipset që Policia e Shtetit ta administrojë me maturi e transparencë ngjarjen e atyshme.

Banorët të ruajnë qetësinë“, perfundon Bejko

12 komente në “Bejko: Nuk kam bërë asnjë deklaratë. Dhimbje për policin e vrarë dhe thirrje për maturi”

  1. antikamunist says:

    Duhet te rikthehet shoku enver qe tju sjelle ne rregull mor kriminele te pedes.

  2. kiu fiu says:

    Mereni kete plehren bashke saliserbin edhe dashon e alikove,rrasini brenda se keta e dine si eshte organizimi i banditeve ne Lazarat.
    Rrafshojeni kete fshat ters me tanke dhe napalm qe te bjere Shqiperia dhe shqipetaret ne qetesi.

  3. T says:

    Sa i bukur qe qeke shoku!Tamam demokratiks.

  4. neandartali me Ph.D. ne Copy&Paste dhe Google Translate dhe Master ne Internet Explorer says:

    Gazetarja duhet te humbase vendin e punes si dhe ti kercase brinjeve nje padi ligjore. Jemi te ngopur me gazetare copa mishi me dy sy pa kurrfar pergjegjesie per ato qe deklarojne, se leje me te pacipe.
    Sa per incidentin ne Lazarat, kontrollojani pak cel-in berishes se mos i ka derguar ndokujt ndonje sms me qellim destabilizimin e situates. Dhe eshte perpjekur te hape fjale per kete zoterine siper i cili e hedh poshte kategorikisht ate qe u tha ne emer te tij.

  5. eda says:

    cfare surrati….!!!!!!….

  6. astrit says:

    Ik ore plehre e Saliut.

  7. Palle dupi says:

    Po e quaj te mireqene deklarimin e dyte o Bejko! Por me kete rast, mendoj se ben mire te kerkosh llogari e madje ta padisesh gazetaren qe sipas teje e ka sajuar deklarimin e pare!

  8. Emigrant says:

    Ti maskara e do mu ne tulle ne lulen e ballit qe ben keto deklerata kur thua se ne Lazarat nuk ka arme me dhe qe fajeson policine Dikush te ka terhequr veshin dhe po kthen fjale Do te mbeteni si mos me keq me kete mbeshtetje qe kini do te katandiseni se OJF edhe ajo shoqata e Liri Berishes do jete me e madhe se partia juaj. Largojuni nga krimi dhe kriminelet se nuk ju beson me njeri.

  9. VFLP says:

    Lipset qe Policia e Shtetit me qetesi e maturi t’ju “shkapertheje” pragun e shtepise. P…rob.

  10. voica says:

    Pse nuk e thua me emer gazetaren?????!!!!!
    Kaq te zgjuar jane keta more, apo jemi ne debila….
    Po te shtenat e para pse filluan o 3 faqesh…

  11. genti says:

    C’echte ky legen qe u kerkon banoreve te nje fshati pocaqi te ruajne qetsine.Pse car u shkon ne mendje se mund te bejne ata.Do ishte mire ti bente thirrje qe te bashkpunojne per gjetjen sa me shpejt te krimineleve se keshtu duket sikur po I ben presion shtetit.
    Eshte pa dyshim dora e haleve te PD qe duhet te krijojne nje situate qe te prishet imazhi I zgjedhjeve.

  12. andromeda says:

    Kot lodhesh, askush si beson më deklaratat e juaja. Ju dini vetëm të gënjeni, zanati që dini të bëni më mirë nën udhëheqjen e lartmadhërisë së tij SB dhe marionetës LB që e ka gënjeshtrën sëmundje patologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje