Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, përmes një deklarate ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe votuesit për mbështetjen.
“Sot, dua të falenderoj nga zemra mijëra qytetarë të Tiranës që na mbështetën në nismën tonë. Në sajë të votës tuaj ne thyem monopolin që partitë kanë mbi politikën tonë: pa mbështetje nga biznese klienteliste, pa para të fshehta, pa pronësi mediash, pa pazare politike.
Thjesht me ndershmëri, vendosmëri dhe transparencë. Nga komunikimi në këto pak ditë fushatë jemi të bindur se numri i atyre që ishin shpirtërisht me ne është edhe më i madh.
Në një kohë të shkurtër ne treguam se me këmbëngulje dhe kurajo qytetare, gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë.
Përmes një grupi qytetarësh aktivë, përmes një lufte të përditshme, përmes një pasioni të jashtëzakonshëm për t’i bërë gjërat me ndershmëri dhe integritet, ne arritëm jo pa vështirësi të komunikojmë me mijëra qytetarë që kuptojnë se partitë politike ndërtuan një sistem për klientet e tyre dhe jo për qytetarët.
Ne tashmë jemi me mijëra. Votat që qytetarët dhanë për ne janë shumë të rëndësishme. Këto vota na japin nxitjen, vendosmërinë dhe detyrën për ta vazhduar përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve për çdo padrejtësi apo abuzim ndaj tyre.
Se fundmi dua të përgëzoj fituesin por edhe të gjithë kandidatët e kësaj gare”, tha Bojaxhi..
Bravo Gjergj. Treguat qe Tirana ka me mijera intelektuale dhe njerez te ndershem qe ju besojne.
Treguat qe jo te gjithe duan te zene vend pune permes partive por permes nje konkurimi te ndershem.
Treguat qe nuk duhet te jesh militant apo funksionar partiak te ngresh zerin dhe se ne kemi nevoje per drejtesi.
Se fundmi treguat se as nuk bete lojen e askujt sic ju akuzuan sepse dihej qe e majta ishte 95.000 vota perpara dhe kryesisht votat qe moret nuk ishin te askujt. Ishin thjeshte te asaj shumice te heshtur qe ulerijne kunder padrejtesive. Ti fole me zerin e tyre. Te faleminderit ty dhe intelektualeve qe ke perreth.
Indrit, ke folur shume bukur. S’i shtohet asnje presje asaj qe ke thene. Modeli i Gjergjit eshte e vetmja shprese qe mbetet ne kete vend.
Kam bindjen e plote ,qe keto mijra do te vijne duke u shtuar ,ne qindramija ,dhe deri ne milion qytetare ,pasi
do te binden, kush me heret, kush me vone, per kete nisme qe eshte e vetmja alternative, per qytetaret e Shqiperise .
I uroj Gjergj Bojaxhiut suksese te metejshme !!!!
Shko me shpejt merri leket se shume vone e mora vesh se ty kishe qene byt.qire.
Gjergj ti ishe me i miri. Faleminderit qe na dhe mundesine per te votuar per veten tone jo per partite, qe e shkaterruan kete vend.Ne presim prej teje, ti je e vetmja mundesi reale e qytetarve te ketij vendi.
U lumte qytetareve qe arriten te shikonin ate qe perfaqeson dhe nuk u ndikuan nga balta qe u hodh nga te gjithe mediat dhe laptopistet kudo ku ishin. Urime Gjergji.
Ata që të votuan nuk e din çfarë plehu je , ti ishe më llumi i gjithë kandidatve jo vetëm të Tiranës po gjithë Shqipëris, je njëhsoj si Said Dollapi ke ushqyer me tendera krimin e organizuar.
Tili,per mua ata qe e votuan bojaxhi-kusarin jane e njejta prerje me te;qe e kuptojne mire se nuk mund te gjellisin me Shqiperine me kararin brekedhjere te nahijes kusaro-bandite shqup-se dhe qe jane ne kerkim te nje karari me dhjaks kuserimi.
TUNG.
Ky esht kokra legenit te PD qe do formoje partine e re te klyshit dhe armikut S.B.