Kryeministri Edi Rama ka bërë vlerësimet maksimale në homazhet në nder të efektivit të vrarë një ditë më parë në Lazarat.
“Ibrahimi sot do të varroset si dëshmor në kohë paqeje. Jemi sot këtu që ta nderojmë atë, edhe pse nderimi ynë nuk mund t’i kthejë atij të ardhmen që ia morën. Jeta e tij ndaloi për shkak të detyrës, ndaj ne jemi këtu për ata që sakrifikojnë jetën e tyre për një vend më të sigurt”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, të gjithë njerëzit e mbledhur sot në këto homazhe ndodhen përpara një heroi, “provë e gjallë e një vlere të paçmuar, që duhet të na kujtojë se paqja nuk është dhuratë e zotit, por përkushtim dhe sakrificë i njerëzve që nuk i njohim”.
“Ndaj përulem me ndjenjën më të thellë të respektit përpara prindërve dhe familjes së Ibrahim Bashës”, ka thënë Rama.
“Unë nuk e kam njohur Ibrahimin, as ju që jeni të pranishëm këtu nuk e keni njohur. Ne nuk dimë asgjë për Ibrahimin. Nuk dimë as si u ndje kur iku të luftonte jashtë atdheut, Ne nuk e njohim dhe nuk kemi për ta njohur ndonjëhërë, por erdhem për ta nderuar. Prania jonë është një kujtim për rrugën e tij të re. Fjalët tona nuk mund ta zbusin zemrën e bërë gur të familjes së tij. E ardhmje dhe endrra e tij kanë mbaruar.
Duke nderuar këtë njeri që nuk na lidhe asgjë nuk ulemi para një të vdekur, por përpara një simboli të sakrificës. Trupi që kemi përara është shëmbëlltyra e një ideali.
Ai ishte në anën e cdo familje shqiptare. Ju familja e Ibrahimit i mësuat vlerën e nderit të respektit dhe të detyrës. Mëund të duket e kotë cdo frymëmarrje teksa djali juaj nuk merr frymë. Mos e troturoni veten me kujtime që ju la. Mendoni sesa shumë familje shqiptare janë mirë falë sakrificave të dajlit tuaj”, vijoi ai.
Lu: Në emër të SHBA, mirënjohje Ibrahim Bashës
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke folur në homazhet në nder të efektivit Ibrahim Basha, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij në misionet paqeruajtëse.
“Ne nderojmë kontributin e nëntetar Ibrahim Bashës në Irak e Afganistan. Ai ka marrë medalje për shërbimin e ofruar në këto misione të rrezikshme”, ka thënë Lu.
Në emër të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe shqiptarëve.
Meta: Shteti të reagojë me forcën e drejtësisë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se, Ibrahim Basha e kreu me nder detyrën e tij, ndaj meriton nderim dhe mirënjohje të përhershme.
“Ti dhe kolegët e tu na keni bërë krenarë me kontributin tuaj. Fatkeqësisht, terrorizmi goditi në mënyrë të pabesë. Eshtë detyra jonë, e shtetit dhe shoqerisë, të vendosim drejtësi”, ka thënë Meta.
Ai ka shtuar se, “kjo sakrificë sublime duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe një drejtësi të fortë”.
Po mzoti kryeminister!
Vetem kur vriten ushtaraket ju kujtoheni per ata!
Jane me dhjetra familje ish policesh te vrare qe jetojne ne mjerim e ju heshtni!
Keni 2 vjet qe HESHTNI per ligjet kriminale te perpiluara nga Sali Berisha per ne ish ushtaraket dhe qe nuk po i shfyqizoni,ndonese jane ne kundershtim me KUSHTETUTEN!!!
Si duket jeni bere pale me ish te perndjekurit per te ndrequr imazhin tend te dikurshem ashtu sic beri ish komunisti(sot FASHIST) Sali Berisha per 25 vjet!!!JE DEMAGOG,zoti kryeminister!
JEPU TE DREJTE ISH USHTARAKEVE qe i keni lene ne mjerim ndonese ligji ua jep kete te drejte,por mazhorancat ne fuqi dhe Gjykatat e PADREJTESISE,nuk duan t’ua japin!!!
Ky nuk eshte shtet i se drejtes,por i PADREJTESISE!
Mos u habisni qe shqiptaret akoma me shume duan te ikin nga ky vend,qe per fajin tuaj DUKET I HUAJ!!!
Po zoti kryeminister!
Vetem kur vriten ushtaraket ju kujtoheni per ata!
Jane me dhjetra familje ish policesh te vrare qe jetojne ne mjerim e ju heshtni!
Keni 2 vjet qe HESHTNI per ligjet kriminale te perpiluara nga Sali Berisha per ne ish ushtaraket dhe qe nuk po i shfuqizoni,ndonese jane ne kundershtim me KUSHTETUTEN!!!
Si duket je bere pale me ish te perndjekurit per te ndrequr imazhin tend te dikurshem ashtu sic beri ish komunisti(sot FASHIST) Sali Berisha per 25 vjet!!!
-JE DEMAGOG,zoti kryeminister!
JEPU TE DREJTE ISH USHTARAKEVE qe i keni lene ne mjerim ndonese ligji ua jep kete te drejte,por mazhorancat ne fuqi dhe Gjykatat e PADREJTESISE,nuk duan t’ua japin!!!
Ky nuk eshte shtet i se drejtes,por ……i PADREJTESISE!
Mos u habisni qe shqiptaret akoma me shume duan te ikin nga ky vend i MALLKUAR,qe per fajin tuaj NA DUKET GJITHMONE E ME I HUAJ!!!
Eshte e vertete qe paqja nuk eshte dhurate e zotit por perkushtim e sakrifice e njerezve te thjeshte qe bejne detyren deri ne vetmohim . Por eshte po kaq e vertete qe edhe varferia , mjerimi ,pasiguria ,krimi nuk eshte dhurate e zotit por pasoje e keqqeverisjes ,papergjegjshmerise makuterise te Edit , Ilirit ,Saliut , Fatosit e gjithe kelysheve te tyre qe kane drejtuar kete vend Ndaj dhe fjla e Edit sot ,sado e zbukuruar artistikisht ,e stilistikisht ishte nje shembull i shkelqyer i hipokrizise dhe i cinizmit te politikaneve tane qe shqiptaret i konsiderojne si dele apo si kafshe pune.
Hipokrizi e ndyre nga nje klase politike e korruptuar deri ne qelize!
Njerezit e ndershem te shtetit vriten si qen nga bastardet qe i ushqen
kjo politike e ndyre, qe na vjedh e pastaj na vret.
nuk kane faj sala meta rama me shoke se jane keta qe ikin per dhjam qeni qe pastrojne mutin qe lene prapa politikanet, dhe pastaj kane surrat e shkojne edhe ne varrim.
Per 7 oficeret e Reneas qe I hoqen nga puna Rama , Tahiti dhe ambassada Americane nuk folen I falenderuan per punen qe bene ne Lazarat per asgjesimin e droges dhe marrjen e biletes per kanidate ne ne bashkimin evropian dhe I flaken ne rruge duke I lene ne dore te. Krimit , dhe me e keqa se genjyen dhe myfitin e Tiranes se nur moren normat pa pike turpi ky Eshte respekti qe kane keta te degjeneruat pa dallim partie per repartin e Reneas, ishte ,Eshte si mos me keq Shiko armatimin(Kallash) ,turp kur kriminelat ka spajper.Kur vdes keta te nderojne Dhe te respertojne se Kure je gjalle ta nxijne jeten te shtrydhine mire dhe te flakin ne meste te rruges ,dhe hethin poshte cdo sakifrice qe ke ber ti dhe familja Jote .ngushllime familjes se Ibrahim Bashes dhe SA te rroni ta kujtoni se vetem ju si familje e dini SA Eshte DH imja,Zoti I dhente shendet familjes suaj,Une qe po shkruaj kam pasur vllane qe ka punuar ME repartin e Reneas dhe flaken ne rruge me preteksin (Per arsye Pune ) .Me Rrespekte nga Anglia Familjes se Ibrahim Bashes.