Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, thotë në një intervistë për TemA TV, se rezultati që ka arritur, është shumë i mirë, po të kihen parasysh vështirësitë e garës.
Ai shprehet se lëvizja që identifikohet me të, shumë shpejt mund të kthehet në një parti politike, që synon të rrëzojë modelin politik actual në Shqipëri, që bazohet te klientelizmi dhe korrupsioni.
Duke folur për PD-në, Bojaxhi thotë se përgjegjësi kryesor për humbjen është kryetari i partisë.
Nga Luljeta Progni
Ju keni mbyllur një garë me dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, mazhorancën dhe opozitën, një betejë shumë e fortë pasi u përballët me dy parti me një ushtri të madhe stafesh elektorale bashkangjitur tyre edhe financa të mëdha, për të cilat ju keni folur gjatë fushatës. Në fund të kësaj beteje, jeni të kënaqur me rezultatin që morët në 21 qershor?
Është një rezultat shumë i mirë. Natyrisht pritshmëritë dhe dëshirat e të gjithëve ne ishin më të mira, por ne ishim realiste për vështirësinë e sfidës që i kishim hyrë. Ne konkuruam me dy grupet më të mëdha politike në vend, në një garë ku ne patëm burime minimale financiare e njerëzore dhe fare pak kohë. Mbështetja që morëm na jep shpresë dhe besim për të vazhduar përpjekjen tonë për ndryshimin e politikës. Unë jam i vetëdijshëm së votat për mua nuk ishin thjesht vota për mua, por para së gjithash vota në mbështetje të parimeve dhe qëndrimeve që ne bajtëm, veçanërisht ato në kundër politikës së korruptuar dhe klientelizmit.
Jeni akuzuar në fushatë kryesisht nga opozita, se po dëmtonit fitoren e fitoren e saj në garën tuaj si i pavarur. Në fakt nga cili krah i politikës morët më shumë vota, të majtët apo të djathtët votuan për ju?
Mentaliteti i votave që i përkasin njërës apo tjetërës parti është mentalitet përçmues ndaj qytetarëve. Botëkuptimi se ne kemi hyrë në garë për t’i prishur punë njërës apo tjetërës palë tregon egoizmin e partive që mendojnë se qytetarët janë dele që ata i kanë në vathat e tyre, ku duhet të kthehen duke i numëruar çdo katër vjet. Por votat nuk janë të partive. Ato janë të qytetarëve të cilët me vulnetin e tyre të lirë mund të votojnë për kë të duan. Prandaj përgjigjja ime për pyetjen tuaj është e thjeshtë: ne kemi marrë votat e qytetarëve të Tiranës. Ne nuk e dimë nëse qytetarët që na votuan kanë bindje politike të majta, të djathta, apo të qendrës. Ne thjesht dimë që qytetarët që na votuan besojnë tek mesazhi që ne dhamë, madje jo jo vetëm besojnë, por kanë pasur edhe kurajon të hedhin votën në mbështetje të këtij mesazhi. Fakti që partitë kryesore u morën me ne gjatë fushatës duke përphapur idenë se kandidimi im apo vetë grupimi Ne Tirana ishte “problem” më i madh i gjithë shoqërisë, tregon që këto parti e shohin si kërcënim çdo alterantivë të re që i ofrohet shoqërisë. Për to shqetësim është kërcënimi i pushtetit të tyre dhe jo korrupsioni, klientelizmi dhe patronazhi politik.
Ju keni marë vota që kanë refuzuar dy palët, cilat janë hapat e mëtejshme për të rritur numrin e qytetarëve të cilët besojnë tek ju? A keni ju një strategji për të tërhequr këtë pjesë të votuesve gri në Shqipëri të cilët vazhdojnë të jenë të inatosur me dy forcat politike ?
Ne nuk kemi marrë vetëm vota proteste, por kemi marë vota të qytetarëve që duan një alternativë ndryshe. Problemet që ne artikuluam në Tiranë janë në thelb ato probleme që ka në të gjithë Shqipërinë. Kështu që ne do të vazhdojmë të përcjellim të njëjtin mesazh në të gjithë Shqipërinë. Ne besojmë se numri i qytetarve të cilët nuk na dhanë votën por ishin moralisht e shpirtërisht me ne është shumë më i madh sesa i qytetarëve që na votuan. Ne jemi të bindur që në të ardhmen do të gjejmë mbështetje më të madhe. Qyetatarët po vetëdijësohen se me votën e tyre mund të fillojë ndryshimi në Shqipëri. Të gjitha institucionet politike në Shqipëri, ekzekutive apo legjislative, janë të kapura dhe tashmë vetëm me votë mund të fillojmë dnryshimin dhe të largojmë këtë të keqe që na ka pllakosur.
Është vënë re që në rezultatet e votimit të 21 qershorit ju nuk keni marë vota në zonat rurale, ju munguat atje në fushatë. Ndoshta për shkak të kohës së kufizuar, terreni i zgjeruar në Tiranë dhe ky ka qënë një problem edhe për kandidatët e tjerë. A është vetëm kjo arsyeja juaj pse ju munguat në këto takime apo ka edhe të tjera që justifikojnë këtë rezultat të dobët në fshatrat e Tiranës?
Ne nuk patëm mundësi të përcillnim mesazhin tonë në këto zona. Koha e pakët që patëm, burimet e kufixuara por veçanërisht kufizimi që na bënë shumë media na e bënë të vështirë komunikimin me qyetetarët që banojnë në zonat rurale të Tiranës së madhe. Për shkak të kufizimeve tona ne u detyruam që të bënim fushatë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kontakteve një më një me qytetarët. Në të ardhmen do të duhet të bëjmë një punë më të mirë për të përçuar idetë tona tek qytetarët e zonave rurale të cilët vuajnë aq sa çdo qytetar tjetër i Shqipërisë nga korrupsioni, klientelizmi dhe nga patronazhi i partive politike.
Kush është pjesa tjetër e grupit “Ne Tirana”?
Janë me qindra qytetarë. Të ghitha janë njerëz aktivë, nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, grup-mosha të ndryshme dhe bindje ideologjike të ndryshme. Ajo që na bashkon dhe që ne jemi të qartë e të vetëdojshëm është se nëse ne nuk ndyshojmë këtë sistem korrupsioni, klientelizmi dhe patronazhi çdo diskutim tjetër nuk ka vlerë.
Grupimi juaj do të ketë një bosht ideologjik, do të jetë majtas apo djathtas ?
Sikurse e thashë ne jemi bashkuar me njëri-tjetrin mbi bazën e një sërë parimesh shoqërore dhe morale të cilat janë themeli i çdo shoqërie demokratike mdoerne. Ne natyrisht do të kemi një sërë parimesh dhe një program politik për të ardhmen. Më i rëndësishme sesa etiketimi i tyre në të majta apo të djathta është reflektimi në to i shkaqeve të prapambetjes sonë demokratike dhe ekonomike. Ne do të propozojmë një sërë zgjidhjesh për këto problem dhe do t’ua lëmë komentatorëve politikë për të diskutuar në nivelin doktrinar apo ideolohjik. Për mua personalisht futja në kanalet ideologjike 25 vjet nuk na ka sjellë asgjë të mirë, përkundrazi është përdorur nga sharlantizmi politik për të na mbajtur në errësirë dhe për të na mbajtur të verbër.
A do të ketë një betejë politike ndaj mazhorancës për keq qeverisje dhe nëse po, kjo betejë do të nisë shpejt ?
Sikurse edhe gjatë fushatës ne do të vzhdojmë të jemi një zë i kthjellët dhe parimor opozitar, për të cilën që Shqipëria ke nevojë të jetë.
Keni qënë anëtar në forumet e larta drejtuese të PD-së. Kjo parti pësoi në këto zgjedhje, humbjen më të thellë në 25 vite, është një situatë dëshpëruese madje edhe më e thellë se ajo e vitit 1997 Çfarë ka ndodhur me PD-në Zoti Bojaxhji? Partisë Demokratike do të duhet të ishte jo vetëm një zë i fuqishëm moral, një zë në mbrojtje të vlerave dhe parimeve demokratike dhe integritetit në qeverisje. Në fakt ajo vazhdoi të njejtën mënyrë të të bërit politkë dhe dëshmoi të njejtin dakordësi me klinetllizmin dhe korupsionin. Fushata e saj kudo qe jo realiste dhe e përqëndruar në problem teknike duke anashkaluar problemet e vërteta politike që janë burimi gjendjes së keqe ku ndodhet shoqëria jonë.
A ka ndikuar roli i ish- kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha apo është vetëm dështimi i kryetarit Lulzim Basha, si e keni lexuar këtë humbje të PD-së ?
Mendoj është qartazi një dështim politik i kësaj partie. Udhëheqësi i kësaj partie mban përgjegjësinë kryesore. Nëse duan ta rishpërndajnë përgjegjësinë brenda individëve brenda një grupimi politik, ajo është diçka që i takon kësaj partie. Nga dështimi politik, kryetari duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore.
Ka pasur zëra kryesisht analistë që konstatojnë se nëse do të ishit kandidat i mbështetur nga PD-ja, do ta kishit fituar Tiranën?
E kam dëgjuar shumë herë gjatë fushatës këtë gjë, edhe qytetarët ma thonë që nëse do ishe kandidat i ndonjë partie të madhe do kishe fituar betejën për bashkinë e Tiranës. Objektivi parësor nuk ka qënë kurrë që të fitohet bashkia e Tiranës me çdo kosto. Objektivi parësor ka qënë që ne të tregojmë qartë dhe ti artikulojmë qytetarve të Tiranës që nuk është e rëndësishme kush e fiton bashkinë por çfarë përfaqëson kandidati për bashkinë e kryeqytetit. Nëse kandidati përfaqëson luftën ndaj korrupsionit, klientelizmit dhe patronazhit, atëherë të gjithë qyetetarët e Tiranës pavarsisht bindjeve ideologjikeve duhet të jenë të kënaqur dhe të lumtur dhe ta shohin me shpresë të ardhmen e qytetit. Nëse kandidati që fiton bashkinë e kryeqytetit përfaqëson korrupsionin, klientelizmin sic ka qënë gjatë këtyre 25 viteve ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar për fatin e qytetit tonë.
LSI është afruar shumë me PD-në në këto zgjehdje ku dhe pati një rezultat shumë të mirë megjithse drejtuesit e kësaj partie janë akuzuar nga opozita por edhe nga shumë analistë, për korrupsion blerje votash etj…?
Do të ishte shumë e thjeshtë që nëse e kthejmë këtë bisedë sikur LSI-ja është e keqja e vetme e këtij vendi dhe nëse ne do ta largonim këtë të keqe do të regullohet Shqipëria. Ne me këto mendime kemi shkuar në 2005-n se po të hiqnim zotin Nano nga qeverisja Shqipëria do të rregullohej dhe nuk ndodhi; po ashtu në 2013 duhet të hiqnim Berishën dhe po të hiqnim Berishën, Shqipëria do të regullohej dhe nuk ndodhi. Nuk do të thotë që nëse ne eleminojmë pasojat apo qoftë edhe eksponentët kryesorë të një dukurie të keqe kjo zgjidh automatikisht problemin, sepse ne e kemi provuar disa herë në të kaluarën dhe nuk ka funksionuar. Është e vërtetë që LSI-ja sot përfaqëson këtë lloj korrupsioni dhe klientelizmi në mënyrën më brutale, më efiçente dhe më të drejtpërdrejtë në aspektin e një strukture politike, por e vërteta është që në këtë lloj modeli janë përfshirë dhe dy partitë e mëdha. LSI është prodhim i këtyre dy partive. Ajo thjesht këtë lloj modeli korrupsioni dhe klientelizmi e ka çuar në një nivel më “efiçent”, më të mirëstrukturuar. Kjo nuk do të thotë që ky problem nuk ekziston tek dy partitë e mëdha, është një problem më i thellë dhe është i bazuar tek këto dy parti. Ose këto dy parti duhet të vetëriformohen, që duket qartazi që nuk mund të ndodh, ose qytetarët e Shqipërisë duhet të ndëshkojnë me votë dhe të votojnë me votë alternativat e reja që e sulmojnë këtë lloj fenomeni. Nuk zgjidhen problemet e këtij vendi duke votuar për të njëjtat parti që na kanë qeverisur deri sot. Problemet e këtij vendi zgjidhen duke votuar alternativat e reja të cilat qartazi kanë një qëndrim kundër ndaj këtyre partive ekzistuese, të cilat i kanë shkaktuar këto probleme dhe nuk mund ti zgjidhin më.
Kur do jetë e institucionalizuar “Ne Tirana” në një parti politike?
Ne jemi duke u marë ende me fushatën që sapo kaluam. Jemi duke diskutuar mbi përvojën që kaluam, mbi arritjet dhe të metat që patëm. Kemi ende punë për të mbyllur për këtë proces elektoral në mënyrë që para se të fillojmë gjërat e reja të kemi të qartë se cilat janë problemet që duhet të trajtojmë. ato çështeje që na shqetësojnë në jetën tona të përditshme. Nga ana tjetër ne kemi nevojë që të diskutojmë, ndajmë mendimet e vizionin tone me njëri-tjetrin pasi çdo hap në të ardhmen do të jetë hap i përbashkët i të gjithë atyre që janē pjesë apo mbështetës së ne Tirana.
kush i mban mend tezat dhe proklamimet e fillimit te kreshnik spahiut,vegles se plakut mere.ta kujtije pak,edhe mbasi ka votu kte qe do ndryshoje politiken shqiptare,hihi,ky i ndershmi i virtyttshmi gj.b.un s kam pa nonji pordhitikan te ndershem.per parim gjithmone i kam besu politikaneve mbas mandatit te vet
Tirana u la ne meshire te fatit. Ne qytet mungojne edhe gjerat me minimale. Mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, hapsirat e gjelberta, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, afer Lanes nuk kalohet pasi mban ere te padurueshme. Nuk eshte kjo Tirana qe meritojne qytetaret e saj prandaj edhe Basha mori kete ndeshkim ne Tirane.
Gabim i rende te krahasosh sharlatanin Kreshnik, me mendjekthjelltin Gjergj Bojaxhi. Lexoni se cfare thote. Ju pelqejene apo jo? A jane te verteta,, a jane keto shqetesimi yne? Une mendoj se po, por qe te shpetojme prej tyre duhen votuar si alternativa.. Ne te gjithe themi se Shqiperia ka shume probleme. Vec atyre qe jane objektive, te tjerat at qe kane lidhje me korrupsionin, krimin, nepotizmin dhe pandeshkueshmerine kush i solli? Ne i dime, atehere pse i votojme ata, dhe nese i votojme pra nuk duhet edhe te ankohemi. Ketu nuk eshte problemi te sulmojme apo mbrojme disa emra politikanesh, por frymen dhe vepren e tyre. A kane qene dhe jane nanoizmi, berishizmi, metizmi, nardnokizmi, medizmi, lesizmi, cekaizmi etj izma si keto keqja e Shqiperise. Nese po dhe une them po, atehere pse i druhemi alternativave te reja. Une as e njoh dhe as e di se sa mund te beje Bojaxhiu. Deri sa ka qene zgjedhur ne forumet drejtuese te PD, pra dikushi duhet te kete qene, por duke i njohur nga brenda e njohu me mire ate dhe mendon bashke me perkrahesit e tij, qe te ndryshoje realitetin politik ne vend. Por kjo, e deshiruar nga te gjithe ne QYTETARET ketij vendi, duhet mbeshtetur dhe duhet votuar. Jam i sigurt qe per pak kohe, ky grupim dhe te tjere qe mund te dalin do jene shprese, perndryshe do mbetemi ne kete llum. Eshte ceshtje e ndergjegjes se elektoratit kjo, se po qe se shkojme pas mashtruesve per nje cope pune, cope karrige, t’i shpetojme drejtesise,, apo per 50.000 leke atehere te mos ndihemi. Mire i kemi keta qe kemi, por vec mos te ankohemi me, se u beme si grate llafazane te lagjeve, qe marrin ne goje gjithe diten boten. Shqiperia do te ndryshoje nese do te ndryshoje mentaliteti i zgjedhesve, rruge tjeter s’ka. Te votohen idealistet, atdhetaret, te ndershmit, te pakorruptueshmit, QYTETARET dhe jo xhelalistet (si fryme), vetem atehere do te shihet drite jeshile ne fund te tunelit te tranzivcionit postkomunist. Parate e Bojaxhiut e te tjetereve qe mendojne si ai, sipas atyre qe thote ne intervisten e mesiperme, duhet te jene VOTA. Se parate i kane te korruptuarit te te gjitha niveleve, por ata realisht ( si numer) jane ne minorance, por vetem se ne i votojme duken se jane ‘maxhoranca’ qeverisese, e kujtdo grupimi qofte. Per mua, epitetet te djathte e te majte, jane nje artifice katoviciane, e cila luhet me mjeshteri nga trashegimia komuniste. Orwell ka thene: kur diktaturat bien ato do te luftojne te mbeten ne pushtet permes brezit te dyte dhe te trete te juntes diktatoriale, ne rastin tone te asaj enveristo-ramiziste, pavaresisht se si cirren nga mengjesi ne darke per 25 vjet, se jane antikomuniste, demokrate etj. Ne doni t’i besoni mos u lodhni shume te vrisni mendjen. Votojni sa te mundni ata do te keni prape mbi krye, me vilat, parate ne banka brenda e jashte vendit, me maqina, dashnore e sahate qindra mijra eurosh, me prona e cfare t’ju doje zemra. Amani, lutjuni qe t’i gezojne ato, por qe te ndodhe kjo, votojini! Nderkohe shikoni enderra qe do te jetoni pa taksa, qe cdo gje qe do bleni nuk do ta paguani, qe do t’ju legalizohen jo vtetem ato qe keni zaptuar por dhe ato qe do te vazhdoni ta beni me tej. Por mos u ankoni kur te zgjoheni per sistemin e drejtesise, hipotekat, shendetesine, korrupsionin ne cdo zyre ku do te trokisni etj nevoja jetike. Kurre nuk do te ndodhe mrekullia, por do te vije normaliteti..
Me votat e cameve e leket e rames mbetesh ushtar i perkohshem i pushtetit, o bojaxhi!
Neritan sejamini, ose personi nderlidhes i partise se ardhshme me “donatoret”, ka qene perfaqesuesi i fazllicit ne gjithe aferat e veta ketu – edhe per blerjen e energjise nga serbet me cmime te larta perpara, gjate e pas bojaxhiut ne kesh!
Te jete koincidence valle?? Me keto personazhe jo vetem qe nuk jeni te besueshem por zhvishni pa nisur misionin tuaj kryesor qe na qenka lufta ndaj korrupsionit e viheni ne rrjesht me gjithe kukullat e tjera partiçka te krijuara per pazare te nendheshme.
Ne që themi që Saliu është i keq nuk do të thotë që muti i Saliut është i mirë
Lulzim Basha krytari formal i PD-se ne kater vite ne krye te Tiranes nuk beri thuajse asgje per qytetin. Premtimet e tij teksa mori kete post ishin te shumta duke filluar nga Trami te kartat e studentit, nga krijimi i hapsirave te gjelberta tek hapja e qendrave rinore, nga hipotekat tek Terminali multimodal. Adnje nga keto premtime nuk i realizoi. E si mundet qytetaret shqiptare ti besojne Lulit?
Shume sakte Gjergj, mentaliteti i votes qe i perkasin njeres apo tjetres parti eshte teper percmues ndaj qytetareve.
Shikoni neper emisione neper TV-leshe, ku analistet si akademike katundi sorrosallin fjalet neper goje kuturu, dhe tregojne se ne kete bashki apo ne kete qender votimi e majta duhet te kishte kaq dhe e djathta kaq vota, Fix Fare sikur te ishin delet e vathes.
GJERGJI DO KISHTE SHUME E SHUME VOTA SIKUR SHQIPTARET TE MOS ISHIN KAQ FUKARENJ.
Nje miku im “profesor” i mjeri- me tha :”Gjergji nuk fiton kot t’ja japim voten DHE TA çOJME DEM, me mire po ja japim ketij … tjetri… sepse meqe kane edhe qeverine mund te na bejne ndonje gje per Tiranen”??!!
Te perfundojne ato qe nisen me pazare te pista bashke me lulin e saliut dhe moniken e likes, betonizimet e Tiranes ??!! e sqarova, por tundi koken me shprese dhe optimizem se keta dhane fjalen dhe do e mbajne,
Por, nuk e dhane fjalen edhe ne 2013 se do te conin te gjithe kriminelet, te korruptuarit mafiozet… para drejtesise dhe nuk e bene?
Eshte shume e veshtire kur profesori mendje pupel arsyeton ne kete menyre cfare do te beje fukarai qe genjehet me nje thes me miell?
Gjergji te duhet shume pune por une jam optimist(e)
mesila, komentin e ke ashtu si emrin qe ke vene, palmaxhie,
Shpresoj qe populli ti pergjigjet nje zeri te gjitha kritikat qe ngren Bojaxhiu , per partite me se te korruptuar ne kete vend .Bojaxhiun e shoh si te vetmen alternative ,sot per sot, per te shpetuar Shqiperine .Faktet qe ngre Bojaxhiu ,per aktoret politik qe po qeverisin sot, jane teper bindese .Koha do te flasi per keto, jo me gjate se ne 2017 ku qeveria Rama &Meta nuk do ti kete mbetur asgje tjeter ,pervec se premtimeve boshe .
Gjergj Bojaxhi eshte e vetmja alternative e shqiptarve sot per sot. Ne besojme tek ju Gjergj , tek figura jote morale ,tek itegriteti juaj. Ju i perkisni te ardhmes se ketij vendi.
Gjergj ,pavaresisht nga numri i votave qe ju moret ne Tirane, gjeja me rendesishme qe ju fituat ishte se moret certifikaten e nje politikani me itegritet, me moral dhe i pakorruptuar. Gjate gjithe fushates asnje nga forcat e tjera politike nuk nxorri asnje fakt kunder jush megjithse juve i akuzuat ata drejtperdrejt dhe me fakte te pamohushme.Dhe kjo besoj eshte shume e rendesishme per ty ne te ardhmen,. Shqiptaret tani do te kene nje force politike qe do te drejtohet nga nje personalitet qe ka fituar me qendrimin e tij moral dhe qytetar. Dhe kjo eshte ajo qe i duhet Shqiperise sot.
Ne 21 Qershor qytetaret qe votuan per Gjergj Bojaxhine treguan se vajten qe te bejne nje zgjedhje per qytetin e tyre, ndersa pjesa tjeter vajti per votime….
bojaxhi beri transparetn financimin e fushates nga vinin te ardhurat, integritetin e tregoi me fakte jo me fjale boshe partish. bojaxhiu dhe partia qe pritet te krijoje ai jam i sigurte do ti sulen si peshkaqen ktyre partive dallavere
Durimi sjell fitimin !!!! Besoj nuk eshte e larget dita kur Bojaxhiu te triumfoi mbi te gjithe keta sharlatane .
Ujqerve ,hineve te politikes tone .Eshte duke i ardhur fundi dhe fjaleve te bukura ,marramendes qe perdorin ata ne vend te veprave . Do te filloi perseri dhe nje fushate tjeter e lavazhit te trurit, por nuk do te kete shume efekt
pasi populli eshte i ngopur dhe tej ngopur me retorika boshe ,qe jane vrastare per vete popullin .
ik o gjergj o mashtrus
te pakten ktyre te tjerve u dihet surrati i poshter qe kane, po ti daku je shume i fshehur…Mos mashtro romantiket…
ketu behej fjale per kryetarin e bashkise se tiranes,qytetit tuaj zoterinj komentues,jo timit.dhe sa per dijeni,kush mban pak mend ndryshimet e ndodhura ne tr,ato erdhen vetem dhe vetem prej vullnetit politik,nqs prishet,rregullohet,ndertohet,drejtohet,shtremberohet,ngushtohet apo zgjerohet ka per te ndodhur vetem prej ketij te fundit.ky ish kandidati mos ka gje ne dore frymen e shenjte qe do beje ndonji ndryshim.ky eshte bere si maratona e forrest gump-it.ky rast ishte shanc unikal,qe shume vte e kuptuan kuptuar dhe e kapen ne ajer duke e votuar,per veten e tyre,per qytetin e tyre dhe jo per forrest gump-in e rruajtur.
Tili, deduksioni jot ka shume art dhe vertesi. Ky skuthi enderon pas dy vjeteve mandat Parlamenti, prandaj zhgaravitet nga TV nje TV per terhequr vemendjen e T-rex Rames qe te zere ndonje vend tek zorra e trashe e tij. Te kall krupen me djallezine e tij. Shyqyr zotit qe Metes nuk I hyn nje pune se ngeli tek trotuari I shtepise se tij si bushier veriu.
Une kam dy vjet qe jam kthyer ne Shqiperi dhe ajo qe ve re nga bisedat qe degjoj eshte qe njerzit e kane kthyer te ardhmen e tyre ne nje ndeshje futbolli. Njerzit votojne me inat kunder partise tjeter dhe as qe mendojne se ke Po votojne. Bojaxhi I hodhi pak drite kesaj metode te verber votimi dhe shpresoj qe shume me teper qytetare te zgjohen dhe te votojne me mend here tjeter.
fajtori kryesor i humbjes se p,d, eshte mielli i Fiqos,ai helmoi popullin dhe e beri ata te mos shikoje drejt te ardhmen,
E
kipi,i Z.Bojaxhi kur te behet publik do flas shume me shume se vet Gjergji…
Gjergji deri tani je në rrugë të mbarë. Trego karakter që të mos shfrytëzohesh nga ndërruesit e flamur e alla Gilmen Bakalli, Bamir Topi etj. Nëse bashkohesh me këtë kategori do jesh thjesht nr si 60 partitë shqiptare që nuk do të të gjejnë dot emrin populli në votime.
Ky po eshte kandidat i djathe, jo PD-istat e S-hales.