Terroristi nga Lushnja u arrestua duke ngrënë syfyrin. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri

1 Korrik 2015, 11:51Kronika TEMA

Baki Çoku  40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit.

Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali.

Familjarët e tij thanë se Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin e tij që ndodhet në Siri prej shtatorit të vitit të kaluar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri.

Baki Çoku kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Italia.

Prokuroria italiane ka lëshuar urdhërarreste për 10 persona, të cilët po përgatiteshin të niseshin drejt Sirisë, për t’iu bashkuar grupeve terroriste islamike.

Mes tyre janë 5 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 kanadez.

Operacioni i koduar në shqip “Martesa” u zhvillua në disa qytete italiane si Milano, Bergamo e Groseto.

5 komente në “Terroristi nga Lushnja u arrestua duke ngrënë syfyrin. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri”

  1. salem says:

    Me ate syfyr-qyfyr,tja zinin ne fyt me nje cpo litar qenit .
    Keta plehra po na turperojne si shtet,prandaj edhe qente e isis na llogarisin si te tyret.

  2. dinjiteti says:

    SI shum liri kan keta plehra,futini brenda dhe te dalin ku te plaken nga burgu,O TE APROVOHET FIGJI I VDEKJES,NUK KA RRUGE TJETER ME KETA MESJETARE…

  3. Tarras Zhapkoqi says:

    Uaaa! po keta jane demokrate te zjarrte dhe te perndjekur nga Enver Hoxha, qysh mund te arrestohen pinjojte e Avdi Cokut?

  4. Keshtu eshte kur lejohet turku dhe arabi te ndertoje xhami gjithandej, FOLE KRIMINELESH ISLAMIKE.

  5. josephina says:

    Terrorist nga Lushnja ??!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje